22.5 C
Zürich
Mittwoch, September 16, 2026

Kush është Nexhmedin Spahiu?

Kush është Nexhmedin Spahiu: një politolog e profesor i mirëfilltë, apo një politolog e profesor Nastradin?

Xhevat Hasani 22.05.2025 

Nexhmedin Spahiu si indivd privat mund të takohet e të bisedoj sa të dojë me secilin individ serb, qoftë edhe duke pi me ta raki, ose edhe duke luajtur me ta „Zhikina Kollan!“ e famshme.

Por, mendoj se Nexhmedin Spahiu nuk ka të drejt të takohet si person privat (i paautorizuar) me pushtetarët e Beogradit, për  të zhvilluar me ta biseda me karakter politik lidhur me raportet   Ksosovë-Serbi.  Kosova e ka ekipin e vet të autorizuar për dialog me Serbinë, dhe nuk ka nevojë  që edhe Nexhmedin Spahiu t`i fut hundet  në këtë punë.

Ska dy javë që Spahiu u deklarua se nëse Shqipëria do ta sulmonte Kosovën,  ai do të luftone me armë në dorë kundër Shqipërisë! Por  edhe pse Serbia e ka kërcënuar dhe e kërëcon Kosovën çdo tre  muaj me agresion ushtarak, Spahiu në vend se të bëhet gati për  luftë me Serbinë, ai me 17 maj 2025 shkon e puthet me Ministrin  e jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriqin, në Beograd.

Unë nuk di se cili institucion i Kosovës është kompetent për  të gjykuar, nëse bisedimet e Spahiut me ministrin e jashtëm  të Serbës janë  legjitime dhe të pakontestueshme,  kjo për derisa  në Kosovë tani më që dy vite ekziston një e kip i autorizuar  për të bërë dialog me Serbinë, në krye të të cilit është  Zëvendës-Kryeministri Kosovës, Besnik Bislimi.

Nëse Spahiu këtë skandal do ta kaloj pa dhënë asnjë përgjegjësi, unë duke pasur parasysh mendësinë e tij, për mua të çoroditur, e lë të mundshme që ai sërish të shkoj në Beograd për të zhvilluar  bisedime me udhëqësitë e Serbisë, për „normalizimin“ e raporteve Kosovë-Serbi.

Mbase Spahiu në një të ardhme të afërt edhe do ta krijoj një ekip  tjetër të tij për të dialoguar me Serbinë. Dhe nëse kjo ndodh atëherë  do të kemi dy ekipe negociatore: njëri qeveritar në krye me Zëvendës- Kryeministrin e Kosovës, z. Besnik Bislimin e, tjetri joqeveritar në krye  me Nexhmedin Spahiun.

Nga ana tjetër janë janë dy figura publike politike (Lirim Mehmeti dhe  Azdren Shala), që nga Nexhmedin Spahiu kanë kërkuar që ai ta tregoj  diplomën e fakultetit të shkencave politike, të cilat thotë se i ka  kryer.

Por, Nexhmedin Spahiu deri më tani nuk e ka treguar diplomen  e fakultetit të shkencave politike, të cilin thotë se i  ka kryer, gjë që e ka bërë atë të dyshimt në mos ai  tanimë për më shumë  se 20-të vite, punon si profesor – ligjerues i shkencave politike  në Universitetin e  Prishtinës, pa i studiuar paraprakisht shkencat  politike!“

Unë nuk e di se cila gjykatë do të duhej që ta hetonte rastin Spahiu: nëse ai po jep mësim në lëmin e shkencave politike, duke pasur një diplomë e cila flet se ai i ka kryer shkencat politike,  apo ai po jep mësim në lëmin e shkëncave politike pa pasur  një diplomë se ai i ka kryer shkencat politike.

Mendoj se tani më pas shumë skandalëve që ka bërë Spahiu,  opinioni ka nevojë ta të dij se kush është në të vërtetë  Nexhmedin Spahiu?: Nëse ai është një politolog e profesor i mirëfilltë?,  apo është është një politolog e profesor – Nastradin! E Nastradin-profesora,  po flitet se ka shumë në Prishtinë!