13 C
Zürich
Donnerstag, September 17, 2026

Kritikë letrare për librin e Sylejman Dërmaku «Kur do të kuptosh», satira

Isa H. Dërmaku 

Kritikë letrare për librin e Sylejman Dërmaku «Kur do të kuptosh», satira

Të shkruash për profesorin e shquar, Sylejman Dërmaku, është sa nder aq edhe përgjegjësi e vërtetë, për faktin se kemi të bëjmë me njeriun e kuptimit më të mirë të fjalës, si dhe me njeriun e shquar të krijimtarisë së ti të gjithanshme letrare (publicistikë: editorile, komente, vështrime, intervista, reportazhin, udhëpërshkrimin, skicën etj.
Sylejmani, përveç që ka punuar si profesor, ka punar edhe si gazetar, ishte redaktor i shumë revistave, kryeredaktor i revistave arsimore pedagogjike e shoqërore «Shkëndija», duke ushtruar njëkohësisht edhe detyrën e zëvendësdrejtorit të Ndërmarrjes së Revitave «Rilindja».

Redaktor i resvistës «Teuta». Kryeredaktor i reviszës «Metalisti», redaktor i revistve «BAT» dhe «Ekonomia».

Ishte edhe redaktor në Radio Ferizaj.

Kryeredaktor i revistes letrare «Metafora», botim i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.
Sylejmani, është autor i «Kosovarja ‘90», «Në emër të popullit», «Dërmaku» (monografi), «Ta rrënojmë të vjetrën» (tregime satirike); «Fundshekulli» dhe «Fillim shekulli» (publicistikë, «Sa herë ta them» (trgime satirike), «Viti i acartë» (tregime), «Brenda Kopertinave» (vështrime për libra), «Si nuk po kupton» (tregime satirike), «Si të ta shpjegoj» (tregime satirike), «Në rrjedhë libri», «C’je ti jetë» dhe «Amnezi» (poezi), «Libra në pasqyrë» (refleksione letrare).

Është anëtar i kryesisë së Lidhje së Shkrimtarëve të Kosovës.

Satira*, nga Sylejman Dërmaku, ishte dhe po vazhdon të jetë, një ta themi «…përfaqësim artistik që kritikon fenomenet, ngjarjet ose kushtet shoqërore dhe politike me satira, me ironi…, por që të gjith me një zgjuarësi të thellë», aty edhe talljet e fuqishme dhe të mprehta, në raste specifike nuk përjashtohet as «ekzagjerimi» me qëllim të kjartë: për t’i luftuar me fuqinë e artit të gjitha ato që dëmtojnë interesat e përgjithëshme shoqërore dhe nacionale.

Autori, me kujdes dhe bazuar në racionalitetit krijues, vë në thumb të satirës, ironisë, sarkazmës edhe devijimet e panumërta politike, natyrisht këtu me ironi**, tallje… që kërkon një zgjaurësi tepër të thellë e të madhe krijuese.
Po, sepse, autori mrekullisht, përmes tyre shpreh publikisht vizionin shkencorë për nevojat absolute, dhe të gjithanshme të ndryshimit pozitiv në rrjedhat zhvillimore të shoqërisë shqiptare përgjithësisht, asaj të Kosovës veçnarisht.
Në të kundërtën, vë në shënjestër autori, nuk do të kemi atë rrjedhën me vazhdimësi progresive për secilin dhe të gjithë pa ato «mundësitë e barabarta» të praktikuara në jetën tonë të përditëshme.

Autori, me shumë të drejtë e mbështetë indirekt atë parimin të etikës Sartriane për ontolgjinë te puna e lirisë si domosdoshmëri e natyrshme, sepse në fund të fundit si thotë Sartri «njerëzit, janë të dënuar të jenë të lirë» 1, pra liri racionale njerëzore.
Sylejman Dërmaku, këto mjete retorike i ka përdorur me kohë, me mend dhe me shumë vend, dhe më shumë se aq, sespe ka vënë në shënjestër gabimet e qëllimshme të atyre që nuk do të duhej ta bënin atë zezonë…, natyrisht përmes këtyre mjeteve të artit krijues, ka shprehur mendimet kritike, kundër gjithë atyre veprimeve që i bëjnë bishtë të vërtetës duke bërë kamuflime me qëllim për t’i mbrojtur të kundërtat e të vërtetës.
Autorit, satira, ironia, tallja, sarkazma***…, asnjëherë nuk i kanë munguar kundër të gjithë atyre që e meritojnë të satirizohen, pra, të tallen e të fishkëllohen për punët e liga që bëjnë.

Ironi therrëse që përbuzin gjitha mashtrimet ordinere dhe jo vetëm, dhe përgjigjet ata i marin nga Autori përmes satirës, në fakt ironisë dhe aty si gjithnjë në ballë sarkazma, të cilat gjithësesi që duan aftësi të thellë e të lartë për t’u shprehur sa e si duhet në artin krijes.

Porosia e autorit Sylejman Dërmaku, përmes satirës dhe jo vetëm, është që koti të mos sillemi në atë «rrethin vicioz»2, apo arsyetimet krejtësisht të gabuara për dështimet dhe keqpërdorimet që vinë nga politikaj të pa parime cilësore me ato gjykimet e tyre mashtruese dhe të dhunshme…
Autori, si zakonisht gjatë gjithë veprës në fjalë dhe jo vetëm, sipas nevojës që ai e shehë, përdor artistikisht ironinë, ironi kjo që është dhe duhet të jetë e kapshme nga njerëzit që mendojnë me kokat e veta, pra nga gjitha ata e ato që mendojnë e veprojnë duke pas si bazë racionalitetin njerëzor.
Kjo, na tregon masëmiri se ironitë si të tilla, nuk janë gjithmonë asosh sokratiane, jo sepse te autori Sylejman Dërmaku, ironia vjen nga ndjenja racionalitetit dhe nga dituria e thellë shkencore, përmes së cilave aspak nuk e shënjestron politikën si arti i shkencës së vërtetë praktike, po shënjestron politikajt që politikën e shfrytëzojnë për interesa egoiste dhe të liga.

Duke lexuar me përqendrim shkencor librin e Sylejman Dërmakut, «Kur do të Kuptosh», satira, shënove disa mendime brilante, shtova disa citime dhe mendime origjinale, në mënyrë që më poshtë, të japim edhe kritikën tonë shkencore, për secilin mendim dhe të gjitha të maruna bashkarisht:
N
ë saje të analizës shkencore të librit, ne do përpiqemi profesionalisht të realizojmë kategorizimin e fragmenteve kryesore, qofshin ato nga të shënuara nga këndi satirik, nga këndi ironisë, sarkazëmes, alegorisë, deri te hipërbollat dhe jo vetëm.
Gjitha kjo, bazuar në arsyen e vërtetë vënë kundrejt çdo kategorizimi sado e shkurtër që është, mjafton të jetë e faktuar sa e si duhet sipas normave letrare dhe etiko-shkencore.
Ndoshta, nuk do të ndalemi gjërësisht në komentimet e të tjerëve, sespse ne po synojmë të japim vështrimin tonë kritikë origjinal të formës dhe përmbajtjes koncize për aq sa është e mundur në vështrime për tekstet me përmbajtje satirike dhe jo vetëm.
Praktikisht, Autori, ka përdorur satirën në mënyrë përgjithësuese, por këtu është e theksuar kryesihst satira politike, natyrisht gjetjet na tregojnë se nuk janë mbetur anash asnjë çast as ironia, as srakazma, alegoritë e deri te hipërbollat, kjo e fundit kryesisht për të dënuar korrupsionin, për ta dënuar hipokrizinë e politikajve, për ta dënuar tradhëtinë etike të një pjese të elitës politike në Dy Republikat Shqiptare, me theks të veçantë në Republikëne Kosovës.

Satira, dhe ta themi, ironia politike, vërtetë nisë me fillimin e veprës «Kur do të Kuptosh»: «Kam vendosur të jap një propozim/për udhëheqje të vendit tim/…/Kur po arrijnë në pozitë me pushtet / asnjë punë s’p e bëjnë për shtet/…/…s’kanë kohë për punë/secili nga ta thotë shteti jam unë.»
Autori, këte e jep duke pasur si bazë arsyen e mirëfilltë krijuese, sepse si i tillë, nuk mund të mos e denoncon publikisht arrogancën e politikakjve të pushtetetit dikur me atë formulimin që natyrisht pohon situatën duke e tallur. Këtu, ironia e cila buron nga kontrasti mes premtimit dhe realitetit në zbatimin praktik të premtimit.
Jo pak, na dalin edhe si komente të fuqishme nga arti i kritikës, që jo pakë, Autori, me vetëdije të plotë, e vendos aty atë tonin e ti të polemikës karakteristike me atë butësinë e ti shprehur me mençurin të thellë filozofike. Pastaj, shkon mëtej duke bërë përforcimin me shembujt konkret, ku asnjëherë nuk ju mungon karakterizimi historik dhe ai i sotmi, natyrisht pa i lënë anash ato referencat specifike që fuqisojnë argumentin shkencor.
«U shtira kinse nuk po e kptoja qortimin brenda pyetjes dhe i ktheva me humor: Me çfar orë e mat ti kohën që po konsideron se qenkam vonuar?»

Biseda mbi vonesën, si zakonsht aty qortimi dhe përgjigja ironike e thellë. Në dukje, ironi personale, në fakt është satirë shoqërore, dhe ate me plotë arsye, Sylejman Dëmaku, përdor me shumë zell e mençuri humorin për ta zbuluar plotësisht cinizmin e akuzuesit dhe aty edhe tërsinë e standardeve në meset e dy Republikave Shqiptare, Kosova veçanarisht. Kjo, sikur nuk mbetet me aq, sepse aty nuk mungon asnjë çast ai komenti kritik, përmes së cilit dialogu humanizon katërcipërisht Autorin, i cili përpiqet jo vetëm të e shpërndan tensionin e krijuar, ate e realizon shumë mirë me retorikën publike, pra krijuese. Me te, sikur përpiqet ta ndaloj arsyeshëm përsëritjen e nxitimeve që vinte nga përzonazhit që ka vënë para veti.

«Lëre humorin, po më akuzon për vonesë, e ti e di që unë i urrej vonesat. Parimi ose vlen për të gjithë, ose nuk është parim. Lej më, mos më ngre kodra pas bregut… Fjalët kallaballëk janë fukarallëk.»
Aurotri, Sylejman Dërmaku, këtu kategroizon qëllimin duke përdorur me vend e mend aforizmin3 jo vetëm polemik, që shumë filozof e quajnë edhe «parajsë të vërtetë të retorikës» së lartë.

Nuk ka si mos të jetë kjo ashtu si u tha, për faktin që arsyeton seclën përmbledhje, formulime këto që shkenca moderne i quan si normativ me standarta sa racionale aq morale.

«Politikani vetëm mediton e nuk punon, gjithnjë e përgjithçka shfryhet tek njerëzit e varfër.

Politikajt nuk «po tjerrin hollë», sepse për asgjë «kurrë nuk ju bëhet vonë». f.21
Nuk ka sihariq as sot e as nesër, nga ata «rrahin mendimet me thupër» f.25
Politikani që nuk ka përgjigje, vazhdimisht ngutet duke shtruar üpyetje pas pyetjes. f.26»

Ajo që në fakt pasqyron vetitë, pastaj «anët e lidhjet më thelbësore»4 të mundshme të fenomeneve respektivisht të «dukurive të realitetit objekriv»,5 thënë shkurt, të kategorisë për satirë kushtuar elitës iracionale, pse jo edhe alegoria sociale në këtë mes, plotësisht me arsye, Autori, bënë «akuzë» publike pra plotësisht të hapur ndaj shkelësve me dy këmbë të përgjegjësive të tyre duke e «transferuar» ato si të maskura me abstrakten dhe retorikat e tyre për t’i fshehur plotësisht efektet shumë negative pra shkatërrimtare në dëm të shoqërisë.

«Politikajt po ankohën se nuk ka punëtor, në fakt nuk po duan ta pranojnë se «nuk ka më skllevër.» f.28

Përmes realitetit, që aq bukur dhe plotësisht arsyeshëm na e thotë Autori, kur na tregon fenomenet përmes sarkazmës socialo-ekonomike, duke ngritur zërin përmes artit të së shkruarit, të cilin e shnëdrron gati në apel moral për të ndalur fajsimin ndaj rinisë shqiptare, fajsim ky që iracionalisht dhe gati për secilën ditë po vjne nga mentaliteti i një pjese të elitës së degraduar politike dhe ekonomike.
Mprehtësia e Autorit, që përmes këtyre narracioneve akademike, gjithësesi me tone kritike dhe krejtësisht me të drejtë, ka bërë jetësisht të qëndrueshëme thirrjet e mençura se çka nuk duhet të bëjnë ata që duan të mbeten të përgjegjëshëm në puntë e tyre elitare politike dhe jo vetëm.

Imazhet, ta themi, tejet vullgare, që sikur imitojnë UNMIK të OKB-në, disa politikaj «leckamana» që enden me «xhipa të zinjë si futa…», kurrë pa mbaruar as edhe një punë të mbarë.

Dhe, nuk fshihet fare mllefi racionl i Autorit, kur përmes hiperbolës satirike, shkruan
«Hani, pini dhe rrëmbeni / mbushni xhepe, mbushni arka / të pa brekë ju gjeti dreka / milioner ju gjeti darka!(citohet Ali Asllani) f.32
Me dinitetin më të lartë njerëzor e krijues, autori Sylejman Dërmaku, pra krejtësisht racionalisht godet me fuqinë e pendës së artë, teprimit e atyre që jo vetëm kur thekësojnë ditë e natë por edhe praktikojnë vazhdimisht duke mohuar çdo pjesë të moralit vetëm e evetëm që të pasurohën brenda natës një pjesë elitare politike në Dy Republikat Shqiptare, me theks, në Kosovën tonë të stërvuajtur e të shtypër nga okupatorja Jugosllavi, që në fakt Jugosllavia ishte vetëm Serbi e zgjëruar dhe krejtësisht kriminale, pra gjencidbërëse ndaj kombit shqiptar.

Kjo shkelje e moralitetit nga ata që do të duhej ta fuqizonin deri ligje nacionale të parekshme, ka efekt të fuqishëm dhe ate më shumë se vetëm emocional, po sepse këto veprime të tyre rrezikojnë dhe dobësojnë kredibilitetin e asaj që është fituar me shumë mundi, me shumë vuajtje, me shumë gjak, pra dëmtohet Republika. 
Në fakt, kjo na del nga analiza e thellë dhe shkencore, natyrisht pa te, rrjedhën e ngjarjeve dhe rrethanat nuk mund të kuptohen drejtë e mirë, nëse sedo pak ato shkëputen artificialisht nga konteksti jo vetëm në politikë.
Asnjëherë gjatë historisë, mençuria nuk e pranon përjetësisht konfuzitetin, e atyre që ftojnë për çdo ditë kombin dhe ju thonë: «durimi është puna jonë (lexo: e juaja. ihd) e vetme. f.35, 

Ata thonë: durim edhe atëherë kur «Punojmë me durim për ta përçarë popullin, këtu kemi milionat…»

Kështu nisi e kështu ka dolë…, nuk po flasi për flamujt e Serbisë në Kosovë, shumë më shumë se sa ka në vet Serbinë, e ne si «lepuri në therrë», si këta gjygymat… Edhe kur Kosovën akoma e quajnë djep i Serbisë.
Autori me shumë të drejtë, apelon se: nuk është shaka as edhe një nga pesazhet rreth gjitha këtyre çështjeve jetike nacionale.
Askush, aq më pak shqiptarët janë kundër lirisë dhe të drejtave e minoriteteve me standardet më të larta Evropjane, kjo në fakt është edhe traditë nacionale shqiptare, për arsye se shqiptarët kurrë nuk dëshirojnë t’i shkelin të drejtat e as një minoriteti që jeton në Republikën e Kosovës, përkundrazi shqiptarët ato i konsiderojnë ligjërisht të drejta që duhet respektuar maksimalisht, bile deri në stadin e tolerancës edhe atëherë kur tentohet të keqpërdoren ato.

Këto, si shkruan Autori, nuk ishin dhe nuk janë vetëm retorikë patriotike, po janë realitet që jetësohet apo realizohet praktikisht për ç’do ditë, sepse shqiptarët kurrë nuk duan që askush në Republikën e Kosovës të ndjehet i lënë anash, për faktin se shqiptarët e dinë më mirë se gjithkush tjetër se çka do të thotë të jesh i shtypur si që ishim ne për më shumë se një shekull të okupur e të robëruar nga Otomania, e më pas, Serbia raciste dhe gjenocidbërëse e të gjitha ngjyrave politike, pra gjithmon antishqiptare.
Aspekti akedemik, pra shkencorë, gjithnjë përpiqet të bëjë balancimin racional mes mobilizimit emocional dhe burimeve të vërteta historike që kanë përjetuar shqiptarët, krejt kjo për të shmangur retorikën që nuk shkon me natyrën e një nga popujt më të vjetër të Evropës, pra populli tani kombi shqiptar.

Dhe: «ne me çaj «rusi» i zi si futa, lexojmë parullat gëzuar: 28 Nëntorin
Edhe nuk po kemi kohë, sepse kolonat janë tepër të gjata,
aty përpara ju kanë dalur të këndejve përpara ata të andejmtë, për mirëseardhje…
Duket, nuk është puna e veshve të shurdhër, po mendja ju ka pikas te xhepat…
Eh, demokracia sipas politikajve tanë është anarkia, kjo nuk është metaforë, se vërtetë u bënë «horë»…
Paradoksalja, ju dukej si bekim, po sepse tinzisht «zhvatnin donacionet që ofroheshin, me «mirësjellje» përmes gazetave tregoni përralla, kurse donacionet ishin «kurtalisur» në xhepat e tyre të pafund… Edhe kështu si ashtu, poziten e kemi paradosale, duket, siç e meritojmë.

Mund të quhet edhe tradhëti, fjala është te ajo treshja e famshme që po do të na shpikë një komb sipas përkatësisë rajonale-kosovarë. Mbase nuk kanë fajë ata, duhet të arsyetohen para padronëve, nga të cilët me siguri marrin jo këshilla po urdhëra…nga ata që na quanin «shiftari», e do si këta «du fol guhen e nones tem…» f.89, 97
Keqkuptimet e qëllimshme të demokracisë nga ata politikaj që betohen në tokë e qiell se «demokracia është anarki»,qëllimi i lig, puna e zhvatjeve…
Autori, mjeshtrisht dhe në mënyrë brilante, në shënimet sa po cituam më lartë, përdorë ironinë dhe jo vetëm, për të akuzuar pa dorëza korrupsionin që me gjasë duken edhe nga avioni. Por që nuk e shohin vetëm ata që i kanë mbyllur sytë qëllimisht.
Autori, krejtëszisht njerëzisht dhe artistikisht, pra arsyeshëm denoncon në vazhdimsi gjithë falsitetet edhe të disa ndërkombëtarëve donatorë dhe kthimi i tij në një apo formë tjetër në korrupsion.

Por, Autori, në këso rastesh është shumë i kujdesshëm, sepse nuk harron të thotë, për këso rastesh duhet parasëgjithash e mbi të gjitha dokumentim të rasteve të tilla, për të qenë ato të besueshme te organet e drejtësisë nacionale dhe ndërkombëtare.
Satirat politike, nuk janë vetëm akuazt konspirative e atyre që disi me «porosi duan ta krijonë një komb sipas përkatësisë rajonale».

Kërtu sikur banon arsyeja si kujdestare e domosdoshme, sepse askush nuk mund ta fshehë frikën nga manipulimi i identiteteve, sepse kjo në fakt nuk është vetëm retorikë e fuqishme krijuese që mund të shfaqë edhe supozime të ma të ndryshmet.
Analiza kritike e cila do saktësi shkencore, i ka parasysh këto rreziqe serioze, sepse bartësit e këtyre ideve janë krejtësisht me shfaqje publike dhe të përsëritura në vazhdimsi.
Kur jemi te: «Nëna vakive, po thot: Në kofsh malesh, merre vesh. Misioni djallit po vazhdon, leshi i «bangladeshit»… ka synime të errëta, politika i ka mbyllur sytë dhe nuk po e sheh që kanë mision djalli. f.110

Te gjitha referencat ironike, si puna «leshit…», autori me ironinë kulturore, jo krejtësisht groteske, bënë paraqitjet e fenomeneve ashtu si janë, pra realisht e pa i zmadhuar, dhe që të gjithave ju ka «dhënë kontraste të forta» edhe si figurime krijuese në artin e të shkruarit. Po, sepse asnjë rast, nuk e tejkalon pa e pasur aty edhe arsyen e krahasimeve jo serioze me të vetmin qëllim për ta bërë shumë qesharak objekin të cilin e ka në shënjestër penda e tij.

Natyrisht, qasjet e tilla, kanë efektshmëri të lartë stilistik, që janë shumë të dobishme për lexuesin e kujdesshëm, veçanarisht për studjeusit akademik pra shkencorë. Kjo shihet veçanarisht te analogjitë, të cilat janë vërtetë të fuqishme.
Diku edhe nuk ka si mos të na plasë zemra, veçanarisht te: «Stili ynë të themi jemi, por nuk jemi atdhetarë! Prototipi ynë më i mirë janë politikanët tanë: ata shtetin e stërshfrytëzojnë, por kurrë popullit nuk i ofrojnë gjë prej gjëje. f. 113
Populli racional me heshtje thërret zëshëm: a u gjëmohet këtyre?» f.119
Sinqerisht nuk po mund ta durojm më as durimin.
Nuk është këtu në pyetje vetëm ajo paranteca retorike, është më shumë se aq, është në fakt kulmi moral.

Arsyeja krijuese qartësisht ka bërë përmbledhjen e revoltës publike shqiptare jo vetëm në mënyrën patetike, por aty edhe ftesa, për një ta themi, mobilizim të ndjenjave për padrejtësitë që ju bëhen njerëzve nga ata që do të duhej t’i mbronin dhe ndihmonin.
Aurori, përmes satirës së thellë, na del edhe si kritik i fuqishëm dhe racional, veçanarisht aty ku fuqison emfazën (apo shprehësinë e theksuar emocionale në të shkruar për të vënë në dukje më shumë rëndësinë e tyre)6, tepër mirë ja del kur qartëson dhe si të tillë mbyll argumentin, por nuk mbetet vetëm aty, sepse po kërkon ndihmën e të gjitha fakteve të vërtetauara për qenë apeli veprues mbi bazat e kodit të arsyes, pra duke mos mbetur vetëm në kornizat emocionale.

Dhe, dikur bota duronte ata që thonin: për një «ushtar serb i vrasim 100» shqiptar, aq boshnjak, po aq edhe kroat, ai sot është president i shtetit gjenocidbërës ndaj shqiptarëve dhe quhet A. Vuçiq, e dikush-dikushi po puthet me te politikisht…
Dhe, ne si ne, akoma në hamendje, nuk po dim a duhet të krenohemi apo të turpërohemi me këso «historish» që po përsëriten në mos çdo ditë, me siguri për çdo natë në dritë të hënës…

«Vërtetë e çuditshme kjo puna e kapardisjes me personalitete… f.133
Mendësi jona. Me «urti», mbjellin përçarje, për pare… të tillë kanë hymn «gjarpërin që nuk më ha, ne t’i ha ata të tjertë të gjithë».
Po, edhe ta mund të jenë të «stafit të parë». Ata që dikur na shpallën të papërshtatshëm «moralo-politikisht»… f.143, 145
Kurse atdhetarët dhe heronjtë nacional, prej atyre që ishin dhe mbetën për Jugosllavinë, që në fakt Jugosllavi ishte vetëm Serbi e zgjëruar dhe kriminale e gjenocidbërëse, edhe sot po fyejnë e kërcnojnë liribërsit, duke i përbuzur e duke ju thënë: se ju që «keshe sollet lirinë për Kosovën, ishi dhe keni mbetur naiv. Sepse atëherë ju burgosum, ju torturuam, ju dëbuam, ju vramë dhe edhe sot e kësaa dite përsëri ne po i drejtojmë të gjitha institucionet e Kosovës ose vetë ose përmes fëmijëve tanë.
«Dhe, përsëri Heshtje varri».

Metafora të tilla aq të forta, natyrisht din dhe mund t’i formulojnë vetëm ata që kanë dituri të thella, si në këtë rast, autori, Sylejman Dërmaku.
Arsyet këto epike, që theksojnë katërcipërisht atë mungesën e përgjegjësisë para publikut të atyre që do të duhej t’i përfaqësonin ashtu si do të duhej.
Kjo papërgjegjësi publike, nuk ka si mos t’i dëmtoj keq institucionet, dhe popullin nga të cilët janë votuar për drejtimin e tyre dhe të vet institucioneve.
Kritikat e tilla tepër koncize pse jo edhe herë-herë tepër dramatike, lënë atë efektshmërinë e tyre në mbetjet e thjeshta emocionale, që në fakt analiza kritike edhe i thumbon ashtu si e meritojnë, prej nga dalin edhe sugjerimet alternativë që propozohen për zgjidhje me akte konkrete jo vetëm reformiste por edhe në zbatimin e pa ekuivoke të politikës si artë shkencor dhe të ligjeve pozitive të Kiushtetutës së Republikës së Kosovës.

Si përfundim
Koncizitei i gjithë kësaj mençurie që na jepet nga arti i të shkruarit nga Autori në librin e ti, na del si ta themi, ai zëri moral dhe efektin e apelit mobilizuese, duke përdorur gjuhën e gjallë, metaforën, aforizmin e mprehtë që godasinpjesën e elitës politike të korruptuar por edhe trashëgiminë historike. Ky kombinim me shkrimin epik, gjuhën popullore, referencat e shumta historike, janë dhe duhet të jenë të qartë për publikun tonë.
Autori, me kohë ju ka ikur dobësive që lidhen me gjeneralizime, sepse është mbështetur shumë mirë në burime të faktuara, pra të dokumentuara.
Autori, natyrsht nuk mbetet pa sugjerime konkrete, duke këmbëngulë për transparencë të plotë, arsye vepruese por, po i larguar plotësisht emocionet si vegël konkrete veprimi.
Libri, është kryesisht satirë poltike dhe jo vetëm, aty edhe elementë ironikë, sarkazmë, hipërbolë dhe jo vetëm, të cilat kryesisht godasin efektivisht elitën e korruptuar dhe, natyrshëm legjitimon revoltën jo të vogël nga populli, pa humbur fuqinë shkencore për faktin se nuk munngojnë provat. 
Kritika është e argumentueshme dhe besojmë shumë se do të jetë ndikuse që polikat tona të jenë sa më reale aq konkrete dhe të drejta dhe pa korrupsione.
Ky edhe ishte e është roli i satirës me theks të veçantë kritik, ku nuk mungon apeli për ringritje etike. Pra akte kritike me bazë etike.
Natyrisht, kur fjala dhe qëllimi janë të mira, pastërta e të drejta, rruga krijues e gjen vetë dritë e saj si libri, «Kur do të kuptosh». 
Autorit i dëshirojmë shëndet të mirë që të na dhuroi edhe shumë e shumë vlera të tilla me vlera epike.
Dardanë, 20.10.2025
________________
* Satira (ref. «Das Grosse Ilist. Lexikon von A-Z», D. 1996, f.755): (origjina gj. latisht); një poezi ose përfaqësim artistik, që kritikon fenomenet.) 
* Satirik (ref. »F.GJ.S.Sh.-II-», Prishtinë, 1989, f.1735): Satirë. Ironi e hidhur therrëse e fishkëlluese, qëndrim që shpreh një iron të tillë; Vepër letrare ose shkrim, që fishkullon me anë të ironisë së hidhur e therrëse dhe të sarkazmit të metat, veset e anët e tjera të dobëta të njerëzve a të shoqërisë; gjinia letrare që përfshin këto vepra, pra, tërësia e veprave satirike të një autori, si në kët rast, të autorit Sylejman Dërmaku. 
** Ironi (ref. «Das Grosse Ilist. Lexikon von A-Z», D. 1996, f.397): (origjina gji. greke); mjet retorik për të shprehur mendimin e vërtetë duke ekzagjeruar të kundërtën.
1. (cit. Zh.P. Sartrin, nga Didie Zhylia «Fjalori i Filozofisë», Tiranë, 1994, f.384)
*** Sarkazëma (ref. »F.GJ.S.Sh.-II-», Prishtinë, 19819, f. 1734)):Ironi therrëse dhe e hidhur, e shprehur me urrejtje dhe përbuzje. Fjalë këto që për t’u shprehur, duan zgjaurësi të madhe.)
2. Rrethi Vicioz (ref. Didie Zhylia «Fjalori i Filozofisë», Tiranë, 1994, f.382)
3. Aforizmi (ref. mençuri të mbrehta dhe shumë godit¨se)
4.5.Kategori  (Burimi: Encik.Lirë «Fjalë nga Fjalori Shqip»)
6. Emfazë (fgssh-I-, Prishtinë, 1989)