Zyra federale e shëndetit publik zviceran sot ka përditësuar listën e vendeve me rrezik të lartë të infektimeve me Covid 19.
Nga Mirishahe Limani Hiler
Ndër shtetet e reja që do të hyjnë në këtë listë është edhe Republika e Kosovës dhe Maqedonia e Veriut të cilat këtyre ditëve ballafaqohet me ngritje të numrit të të infektuarve në vend.
Masa e re futet në fuqi nga data 22 mars.
Pos masave që ishin në fuqi deri më tani për lëvizjen e udhëtareve nga këto shtete, shtohet edhe karantinimi pas hyrjes në Zvicër, thuhet ndër të tjera në faqen zyrtare të zyrës së lartpërmendur.
Shqipëria, Mali i Zi, Serbia e Sllovenia ishin tashmë në këtë listë. Nga shtetet e Ballkanit vetëm Bosnja dhe Kroacia për momentin, për Zvicrën, nuk bëjnë pjesë nder shtetet me rrezik të lartë të infektimeve me pandeminë e koronavirusit Covid-19.

























