Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosova
Qeveria –Vlada-Government
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës – Ministarstvo Inostranih Poslova i Diaspore Ministry of Foreign Affairs and Diaspora
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih
K O N K U R S
për vend të lirë pune:
Pozita: Asistent/e Konsullor/e
Vendi i punës: Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih
Kohëzgjatja e kontratës: Një vit (me mundësi vazhdimi) me një periudhë provuese prej 3 muajsh;
Data e aplikimit: 8 Janar – 5 shkurt 2025
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Punon nën mbikëqyrjen e konsullit ose zyrtarit kryesor konsullor. Ofron mbështetje administrative të përgjithshme siç është përcaktuar në përshkrimin e vendit të punës më lartë, por duke shtuar edhe funksionet konsullore specifike të dhëna më poshtë:
- Përshëndetje për publikun dhe përcaktimi se çfarë shërbime kërkohen, si duhet të trajtohet kërkesa dhe ofron informata dhe formular përkatës për të proceduar veprimet konsullore;
- Mirëmbajtja e shënimeve të detajuara kompjuterike për të gjitha transaksionet konsullore, së bashku me të dhënat e sakta për aktivitetet e referuara në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ose agjencitë e tjera qeveritare për veprime pasuese;
- Shërbimi si arkëtar për të pranuar dhe llogaritur pagesat e publikut për shërbimet konsullore, dokumente dhe përkthimet konsullore;
- Mirëmbajtja e furnizimeve, vulave dhe pajisjeve konsullore në mënyrë të sigurt;
- Mirëmbajtja e të gjitha dosjeve dhe korrespondencës konsullore;
- Procedimi i korrespondencës konsullore dhe dërgimi i përgjigjeve rutinë lidhur me kërkesat e ndryshme;
- Kryen edhe detyrat dhe përgjegjësitë e telefonistit/es në konsullatë.
Kualifikimet, shkathtësitë, aftësitë dhe përvoja:
- Të ketë diplomën e shkollës së mesme;
- Të jetë shtetas/e i/e Republikës së Kosovës (me qëndrim të rregulluar në shtetin pranues) apo shtetas/e i/e shtetit pranues;
- Njohja e gjuhës gjermane(e obliguar), preferohet edhe njohja e gjuhës angleze, frënge ose italiane;
- Aftësia e dëshmuar për sistemimin dhe mirëmbajtjen e dokumentacionit, përcaktimin e zgjidhjeve të duhura;
- Të ketë shkathtësi të dëshmuara dhe efektive të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhën gjermane, kurse preferohet edhe njohja e gjuhës angleze, frënge ose italiane;
- Njohuri nga aspekti i ofrimit të shërbimeve konsullore;
- Të ketë shkathtësi të shkëlqyeshme të vet-organizimit, të jetë në gjendje që të krijojë përparësi në mënyrë efektive duke punuar në një ambient nën presion.

























