13.7 C
Zürich
Freitag, September 18, 2026

Konkurs letrar për mërgatë “ AZEM SHKRELI“ 2019

Manifestimi ynë letrar tradicional sivjet shënon edhe njëzet e dy vjetorin e vdekjes se Shkrimtarit tonë të njohur Azem Shkreli. Do te flitet për jetën dhe veprimtarinë e Azem Shkrelit, do të konkurrohet me poezi kushtuar Azem Shkrelit qe do të shpërblehen nga një komision i zgjedhur aty për aty. Nga Juria e zgjedhur do të shpërblehen dy Libra më të mirë të botuar vitin e kaluar me poezi dhe prozë dhe qe kanë konkurruar për Konkursin letrar për mërgatë “Azem Shkreli” 2019. Do të kemi prezantimin e shkrimtarit dhe historianit Jusuf Buxhovit me tri vëllimet e fundit të Librit KOSOVA dhe ekspozitë të artit pamor nga artisti ynë nga Berlini; Ben Kamili. Praninë e tij e ka prononcuar edhe biznesmeni shqiptarë z. Lazim Destani, dhe Prof.Dr. i muzikës Bekim Ramadani nga Tetova. Do të ketë edhe të ftuar të tjerë nga shtetet tjera europiane dhe politikanë nga spektrat e ndryshme politike lokale dhe shtetërore gjermane.

Të pranishmit me disa pika muzikore do ti argëtojnë vëllezërit Kurtishi dhe nxënësit e shkollës shqipe me disa valle popullore shqiptare.

Për të ftuarit do të kemi edhe drekë imbis.

Manifestimi mbahet me datën 26. Maj. 2019 duke filluar nga ora 12:30.
Adresa: “Haus Ennepetal” Gasstraße -10, 58256 – E n n e p e t a l
Prania juaj në këtë manifestim letrar tradicional tani e trembëdhjetë vite do të na gëzoj pa masë.

Me shumë respekt
Në emër të LSHAKSH- në Gjermani
Pal Sokoli (Kryetar)
Mobil: +491774157694
dhe Familja Shkreli

Xhirollogaria e shoqatës:
Commerzbank Koblenz
IBAN: DE29570400440200406700
BIC:COBADEFFXXX
Paguani anëtarësinë dhe ndihmoni Lidhjen tonë.
PS: Do te mbahen edhe zgjedhjet e kryesisë së re.