20.6 C
Zürich
Samstag, September 19, 2026

Kazallveqi qyteza arbëreshe, që frymon shqip në simbole, rrugë e valle 

 

Në vazhdën e prezantimeve të katundeve arbëreshe, kësaj të hëne: qyteze arbëreshe Kazallveqi (it. Casalvecchio di Puglia) , me afro 2 mijë banorë në provincën e Foxhias (Foggia) nga e cila e ndajnë vetëm 44 kilometra.- Këtu isha për tri ditë rresht që nga 19 -21 Korrik 1019, si pjesëmarrës në manifestimin tradicional “Vëllazëria”, ku grupe të ndryshme arbëreshe demonstrojnë në skenë këngët dhe vallet e trashëguara nga të parët, me qëllim të forcimit të trashëgimisë etno- antropologjike të traditës dhe kulturës arbëreshe.    Teksti e fotot : Rexhep Rifati

Sa i përket Kazallveqit sipas të dhënave që arritëm të sigurojmë, ky u popullua nga shqiptarët midis shekullit të XV dhe XVI, të cilët i dërgoj si ushtarë në Itali nga Gjergj Kastrioti për të luftuar së bashku me Ferdinandin I të Aragonës kundër Xhovanit të Anzhuinëve, pretendues i Mbretërisë së Napolit. Ky është vetëm një episod nga periudha e Skënderbeut, ndërsa që sot Kazallveqi është një lokalitet tipik arbëresh, ku në çdo kënd e kupton se je në një mes tipik  arbëreshë jo vetëm në saje të gjuhës, por edhe simboleve, mbishkrimeve e toponimeve filluar nga hyrja në te e deri te bashkia, ku sheh krahas italishtes mbishkrimet edhe në shqip, por edhe flamurin tonë kombëtar edhe atë jo vetëm në rast festash.

 

Për tri ditë me radhë, sa isha në këtë katund arbëresh(ditë rresht që nga 19 -21 Korrik 1019) bashkë me SHKA “ Rapsha” nga Malësia e madhe afër Tuzit, isha i ftuar si mysafir nga kryetari këtushëm i bashkisë. Për ansamblin “Rapsha, kjo shënonte pjesëmarrjen e parë e një grupi nga Malësia e Madhe në këtë ngjarje të madhe kulturore arbëreshe

Këtu për tri ditë me radhë me qindra artistë arbëresh, të rreshtuar në disa grupe artistike, qoftë folklorike apo edhe të muzikës së lehtë, duke krijuar kështu jo vetëm një spektakël artistik por edhe duke lidhë shumë ura miqësie mids arbëreshëve vendas dhe shqiptarëve tjerë pjesëmarrës nga trojet etnike dhe mërgata.

Manifestimi me emërtimin “VËLLAZËRIA” ( apo it: «Festa della Fratellanza», ) për të tretin vit me radhë qe organizuar nën përkujdesën e bashkiakut të këtushëm, Noe Andriano, një kontribuues i madh arti e kulture, i cili pasi në njërën nga sheshet  prezantoi programin e manifestit i cili nuk ka karakter garues por tubues të grupeve të shumta artistike arbëreshe nga regjioni Foxhios, Kalabrisë, por edhe grupe artistike e përfaqësues institucionesh kulture edhe nga Shqipëria e mërgata.

Kësaj radhe ishte ftua për pjesëmarrje edhe SHKA “Rapsha” nga Malësia e Madhe afër Tuzit, që la një mbresë të jashtëzakonshme me paraqitjen shumë autoktone si me këngë e valle e në veçanti me kostume, ku printe xhubleta qindvjeçare, me të cilat ishin vesh vajzat nga Malësia , që bashkë me grupin e tyre dhe grupet arbëreshe pasi defiluan rrugëve të katundit shfaqen programe shumë mbresëlënëse në skenën e rregulluar në qendër në sheshin e fshatit, që për dy netë me radhë tuboi mbi njëmijë e sa artdashës.

Manifestimi kulturor “VËLLAZËRIA”, ishte jo vetëm një shprehje arti, ku u prezantua kultura tradicionale qindvjeçare që ruhet me përkushtime dashuri , qoftë përmes gjuhës, këngës valles e traditave shekullore, por edhe përmes një dashurie vëllazërore e afërsie njerëzore të përshkuar me shumë bujari, që këtë katund ku edhe më tej mbi të gjitha çmohet gjuha e të parëve bashkë me mikpritjen, çka u shpreh edhe në praktikë kur u organizuan darka kolektive të përgatitura nga gratë e burrat e këtushme edhe atë për qindra pjesëmarrës.

Derisa dy netët e para më 19 e 20 Korrik patën si objekt paraqitjen e grupeve artistike ditën e tretë më 21 Korrik u organizua një vizitë kolektive në qytetet e afërta ku u zhvillua manifestimi.

Manifestimi sivjetmë do të mbahet mend edhe për një pjesëmarrje të parë të një grupi artistik shqiptar nga Malësia e madhe, siç ishte rasti i “Rapshës” , e cila kishte përzgjedh një raportuar shumë të pëlqyer për vëllezërit arbëresh, dy grupe të të cilëve më parë kishin marrë pjesë në festivalin që organizojnë malësorët në afërsi të Tuzit.

Kësaj radhe, për herë të tretë të vizitës sime në Kalabri,  më shoqëruan kryetari i SHKA “Dardania” nga Winterthuri, Shefqet Cakolli dhe veprimtari Gjergj Prenkoçaj, që me veprimin e tij në Ohër , duke e nxjerr një flamur të madh shqiptar mbi kalanë  Ohrit bëri bujë të madhe, pasi për ketë veprim atdhetar iu ndalua hyrja në Maqedoninë Veriut për pesë vjet me radhë. Për krijimi  e komunikimeve mes  grupeve artistike arbëreshe dhe të tjera në trojet shqiptare merita u përket edhe dy kontribuueseve të veçantë, Pirro Qendro nga shoqata shqiptare në Bolonja prej nga edhe kishte sjell një flamur gjigant dhe Elida Jorgoni, nga shoqata “Foleja kombëtare shqiptare” me seli në Durrës.

Ky manifestim ishte edhe i një rëndësie të veçantë, sepse krijoi parakushte që shqiptarët e anëve të ndryshme të njihen e komunikojnë më për së afërmi me njëri tjetër e gjithashtu edhe të krijojnë ura komunikimi edhe në fusha të ndryshme të artit dhe kulturës.