Pak para Samitit të Berlinit, Iniciativa Evropiane e Stabilitetit (ESI), ka publikuar analizën e titulluar “Hipnotizuesi-Aleksandër Vuciq, John Bolton dhe kthimi në të kaluarën”, ku thuhet se BE-ja do të mbyllë urgjentisht kutinë e Pandorës për ndryshime të kufinjve në Ballkan.
Ky raport ndër tjerash sjellë në analizë të detajuar raportet tennsionuese të Prishtinës me Beogradinn dhe thotë të ketë qenë befasi suksesi i fundit i presidentit serb për ri-kthimin e idesë së ndryshimit të kufinjve. Por këtu nuk mbetet pa hyrë në faj as presidenti i Kosovës, i cili në Austri vitin e kaluar pati njoftuar për një shkëmbim të mundshëm territoresh, në mënyrë që të arrinin deri tek një normalizim i marrëdhënieve në mes të dyja palëve. Por, kujtojmë që kategorikisht kundër kësaj ideje, ishte kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila edhe e organizoi samitin e sotëm bashkë me presidentin francez, në mënyrë që ta bindë edhe atë në ndalimin e kësaj ideje të rrezikshme për stabilitetin në Ballan.
Mirëpo, sipas kësaj analize thuhet se BE-ja duhet të ndërpresë mundësitë për ndryshim të kufinjve dhe të fillojë të gjejë normalizim mes të dyja palëve, si psh duke filluar nga njohja e Kosovës nga ana e Serbisë.
Iniciativa Evropiane e Stabilitetit ESI u krijua në Sarajevë në qershor të vitit 1999 nga një grup i analistëve me përvojë të gjerë në rajon, si një platformë që merret me proceset politike në Evropën Juglindore dhe zgjerimin e BE-së, dhe sot operon në tre qendra – në Berlin, Bruksel dhe Stamboll.

























