Ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, e cila po merret fuqishëm me trajtimin e cështjes së grave të dhunuara gjatë luftës, ka marrë pjesë në Debatin e Hapur për Dhunën Seksuale në Konflikt të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Neë York, ku edhe është miratuar Rezoluta 2467.
Jahjhaga, e cila në këtë takim u shoqërua nnga gra që lobbojnnë cdo ditë për trajtimin sa më të mirë të kësaj cështje në shoqërinë tonë, ka prezantuar gjendjen e të mbbijetuareve të grave të dhunuara në Kosovë. Por, ajo nuk paraqiti vetëm gjendjen e të mbijetuareve, por kërkoi që të merreshin seriozisht me rastet dhe të dënoheshin të gjithë ata që i kanë kryer ato, e që deri më tani nuk është dënuar asnjë dhe nuk është futur në burg.
Fakti që Kosova nuk është akoma anëtare e OKB-së, e ka vështirësuar procesin e dhënies së dënimeve për të gjithë kriminelët e luftës që i prenë ëndërrat vajzave dhe grave tona, por prezenca jonë në evente të tilla, po e përcon qartazi mesazhinn se ne duam drejtësi dhe nuk do të ndalemi deri sa ta gjejmë atë.

























