21.5 C
Zürich
Donnerstag, September 17, 2026

Ismail Qemali themelues i filatelisë shqiptare

 

Ai, po ashtu emitoi pullën e pare postare kushtuar Skënderbeut

 (24 Janar 1919- 24 Janar, apo: 106 vjet nga vdekja e patriotit Ismail Qemali)

 Nga Hysen S.Dizdari, studiues i filatelisë / Tiranë

Ismail Qemali lindi në Vlorë , Janar i844– vdiq në Peruxhia më 24 Janar 1919. Ishte veprimtar i çështjes kombëtare dhe themelues i shtetit shqiptar.

Ismail Qemali ishte ideatori i shpalljes së pavarësisë me 28 Nëntor 1912 dhe kryetari i këshillit të ministrave të Qeverisë së Përkohshme të Shqipërisë.

Me 24 Janar 1919, u nda nga jeta në Peruxhia, Itali.

Me 12 shkurt,1919 nën një ceremoni madhështore, trupi i tij, i vendosur mbi shtratin e topit dhe i mbështjellë me Flamurin Kombëtar, u shoqërua në Kaninë, ku u varros në oborrin e Teqesë, në varrezat e familjes Vlora.

Safa Vlora në kujtimet familjare të saj shkruan :

 «…Nëse masim madhështinë e një personaliteti politik me dashurinë e popullit të thjeshtë, duhet të pohojmë se asnjë nuk i afrohet Ismail Qemal Vlorës. Në ceremoninë e përmotshme… as fshatar as qytetar nuk qëndroi në shtëpi. Tërë faqet e maleve dhe brigjeve, që qëndronin gjatë udhëtimit, ishin mbushur me njerëz. Ishte një apotezë madhështore e të gjithë popullit, pa dallim, dhe një kurorë që Ai e fitoi me punën e tij të madhe në shërbim të vendit të tij, derisa dha frymën e fundit…,,

Qeveria e patriotit Ismail Qemali ka dhe një kontribut të madh edhe në themelimin e zhvillimin e filatelisë  shqiptare.

Ismail Qemali pas krijimit të shtetit pavarur shqiptare, me 28 Nëntor 1912,  ,krijoj, Ministrinë e postë- telegraf – telefonave, me ministër patriotin intelektualin elbasanas, Lef Nosi. Kjo ministri emetojë pullen e parë postare shqiptare ,me 5 Maj 1913, kështu kjo datë sot shënonë daten e themelimit të Filatelisë Shqiptare.

Me datën 1 Dhjetor 1913 emetoj  pullën e  parë postare shqiptare ,kushtuar Heroit tonë Kobëtarë , Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Emisioni i pullave kushtuar Skënderbeut nga qeveria e Ismail Qemalit ndodhi më 1 dhjetor 1913  

Pulla e parë  shqiptare me figurën e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut, u emetua me  datën 1 Dhjetor 1913, nga Qeveria e patriotit Ismail Qemali.

Ky emision ka  6 pulla, të cilat kanë të stampuar, portretin e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Ky portret sipas John Fipps në librin “Historia e pullës dhe postës në Shqipëri dhe  Epir,, f.121, thekson  ,,Sipas Schappach, thotë se modeli është bërë prej një piktori nga Praga  Hainez Kautch,,. Por John Fipps në librin e mësipërm thekson, që ky portret i Skënderbeut ka mundësi të jetë porosi e Qeverisë Shqiptare për medaljon, dhe me qene se ishte i gatshëm, u vendos në  emisionin e pullës  të emetuar me daten 1 Dhjetor  1913. Përzgjedhja e portretit të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, të stampuar në këtë seri, është bërë nga një njohës i mirë i historisë ,veprave dhe portretit të Skënderbeut. Zgjedhja e këtij portreti është bërë me mjeshtëri të madhe  profesionale. Ky portret  ka shumë mundësi  të jetë zgjedhur nga ministri i kohës të Postës Shqiptare, patrioti Lef Nosi.

Pamja e Skënderbeut paraqitet shumë fisnike në moshën mbi 60 vjeç, me mjekër të thinjur dhe mbi kokë ka të vendosur përkrenaren me dy brirë dhie  si simbol të mbretërisë së lashtë, ilire  të shqiptarëve. Prandaj  vlen të theksohet se ky portret paraqet tiparet e fytyrës origjinale të heroit tonë kombëtar, po të krahasohet me portrete të tjera të botuara në libra dhe albume në gjuhë të ndryshme për Skënderbeun, si dhe me portretin origjinal që ruhet ne galerinë Uffici Firence, Itali.Veҫoria tjetër e këtij emisioni është se sasia e përgjithshme e pullave të emetuara  sipas John Fipps është 2.950.000  (sipas disa studiuesve është  2.878.000 copë), një nga sasitë më të mëdha të botuara mbi 110 vjet të historisë të filatelisë shqiptare.

Por një sasi prej 250.000 copë pulla të kësaj serie u përdoren për kartolina të ndryshme  si me poshtë:

-150.000 copë për kartolina me vlerë 5 qind.

-100.000 copë për kartolina me vlerë 10 qind.

-50.000 copë për kartolina me përgjigje të paguar me vlerë 5 qind.

-50.000 copë për kartolina  me përgjigje të paguar me vlerë 10 qind.

Veçoria  themelore e këtij emisioni është se kjo seri me pullat u shtypë në Torino, Itali. Por ajo që bie në sy  është  cilësia e lartë e shtypit, e bazuar në standardin italian të pullës postare. Ky emision me pulla postare  ju bë dhuratë Qeverisë së re Shqiptare, nga Qeveria dhe populli  Italian.

Gjatë procesit të shtypit emri i Skënderbeut është shkruar me një gabim ortografik , në vend të emrit  “SKENDERBEU” është shkruar   “SKENDERBERGU”

Por një fakt tjetër, i cili  duhet të theksohet, është se  ky emision shënon pullën e parë shqiptare,  në të cilën u hoqën vlerat monetare  turke, dhe  u  zëvendësuan me  vlerën monetare shqiptare ,të bazuar tek sistemi freng si Qindarka dhe Franga.

Ky sistemi i ri monetar u bazuan tek sistemi monetar  francez, ku 1 Frang ishte i barabarte me 100 Qindarka.

Mirënjohje të përjetshme Qeverisë të patriotit, Ismail Qemali dhe Ministrit Postës –Telegrafë patriotit Lef Nosi që me gjithë se pati një jetë të shkurtër nga 28 Nëntor 1912 deri me 22 Janar 1914, themeloi Filatelin Shqiptare me 5 Maj 1913.

Por emetojë edhe 6 emisione me pulla postare nga më të bukurat dhe me të çmuarat e pullës postare shqiptare, të cilat janë  shumë të kërkuara nga studiuesit dhe koleksionistët e huaj dhe shqiptarë.