“Natyrisht që ka etër që nuk i duan fëmijët e tyre, por nuk ka gjyshër që nuk i duan nipërit dhe mbesat e tyre”.(Viktor Hygo)
Para se të hymë me shpjegime shkencore, parë nga këndi i sociologjisë, psikologjisë, logjikës pra shkencës në tërsinë e saj, por edhe nga vet përditësia jetësore, bazuar në faktin se “përvoja është mësuesja e jetës”, po japim shpjegimin si e ka përkufizuar Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe -I-, dhe -II-”, botuar në Prishtinë, 1981; f. 636, 1081 dhe FGJSSH-II-, f.1266, sqarime që, mendojm ne, duhet përmirësuar në rastin e ndonjë ribotimi të Fjalorit të Ri të Gjuhës së Sotme Shqipe.
Tani, si shkraun për Gjyshërit, mbasat e Nipat, në FGJSSH (dy pjesë):
Gjyshëri apo tërësia e gjyshërve, gjyshërit; stërgjyshërit.
Gjyshe, Nëna e babait ose e nënës (Gjyshe nga babai dhe nëna). Gjyshe e nip e mbesë.
Gjyshe, emër me të cilin thërrasin me nderim një grua shumë të kaluar në moshë.
Ghyshi, ati i babait ose i nënës (Gjyshe nga babai dhe nëna). Gjysh e nip. Gjyshi dhe i ati. E ka gjysh. U bë gjysh i lindën nipa ose mbesa.
Emër, me të cilin thërrasin me nderim një burrë shumë të kaluar në moshë.
Parardhësit që kanë jetuar në kohë të mëparshme; të parët tanë, stërgjyshët.
Gjyshërit e stërgjyshërit tanë. (FGJSSH-I-, Prishtinë, 1981, f.636)
Mbesë, vajza e djalit a e vajzës; vajza e vëllait a e motrës. Ime mbesë. Mbesa me gjyshin (me gjyshen). Mbesa me dajën (me xhaxhanë). Me mbesa e me nipa. (FGJSSH-I-, Prishtinë, 1981, f.1081)
Nip, djali i djalit a i vajzës; djali i vëllait a i motrës. Gjyshja apo gjyshi me nipin apo mbesën. Daja (tezja) me nipin apo mbesën. Xhaxhai apo halla me nipin, mbesën. (FGJSSH-II-, Prishtinë, 1981, f.1266)
Ne, po përpiqemi të shpjegojm se si do të duhej të ishte, apo si duhet të jetë sot:
Duke bër analizat kritike, na del se teksti në fjalë realisht ka qasje shkencore, këtu kemi fjalën për bazimin në gjuhësinë normative dhe aty strukturën e fjalorëve shkencorë, pra akademike. Megjithate, ka vend që në disa pika kryesore, mund në fakt duhet të permirësohen ose të sqarohën shumë më mirë se vetëm aq sa shkruan në Fjaloin e Gjuhës së Sotme Shqipe.
Përse po shkruajm kështu si u shkrua?
Kjo, sepse përmbajtja dhe qartësia janë mirë në Fjalor, pastaj teksti ka një strukturë të mirë, por në realitet disa nga përkufizimet janë jo vetëm jo të plota por edhe formulimet janë bërë në mënyrë jo aq të rrjedhëshme sa e si duhet.
Po, sespe, disa nga fjalët mund dhe duhet të thjeshtësohen ose të bëhen më të sakta, pra më precize, konform rregullave bashkëkohore shkencore.
Natyrisht, pas gjithë kësaj, na duhet saktësia shkencore dhe në përdorimin e termave.
Të nisemi nga “Gjyshëri apo tërësia e gjyshërve”. Forma “gjyshëri” nuk është edhe aq e zakonshme në gjuhën e përditshme shqipe dhe në fakt jo rrallë mund të keqkuptohet.
Shumë më e natyrshme do të ishte “gjithë gjyshërit” ose “të gjithë praardhësit tanë të afërt”.
Te “Gjyshe nga babai dhe nëna”, ne mendojm se shumë më e saktë do të ishte “Gjyshe nga ana e e babait” dhe “Gjyshe nga ana e nënës”, gjithë kjo do të duhej të bëhe për të shmangur konfuzionet jo të pakta.
Po ashtu edhe te “Gjyshe e nip e mbesë”, fjali që gjithësesi duhet të riformulohet më mirë, si psh.: “Gjyshe e nipërve dhe e mbesave”, kjo i jep edhe kuptimin e plotë logjik.
Nuk duhet tejkaluar as “Gjyshi dhe i ati”– Shprehje kjo që mund të duket jo pak e paqartë. Prandaj, për ta qartësuar sa e si duhet, ne duhet që “i ati” t’i referohet babait të dikujt, për të hequr kuptimet përgjithësuese aty ku duhet sqarime të sakta.
Rrjedhimisht, na duhet mbi të gjitha, sintaksa (greq., në shqip: kordinimi; së bashku dhe rend; por edhe se sintaksa është grup rregullasve, parimeve që rregullojnë strukturën e fjalës në një gjuhë të caktuar) (ref. “Sintaksa”, wik.: “Encikl. lirë”) por edhe formulimi i duhur, pra shkencorë.
Ta zëmë te “U bë gjysh i lindën nipa ose mbesa”- Formulimi fjalisë nuk është gramatiksiht i saktë. Më me rrjedhshmëri logjike dhe jo vetëm do të ishte: “U bë Gjysh apo Gjyshe kur i lindën nipa e mbesa”.
Edhe te “Gjyshërit e stërgjëshërit tanë”-Ky togfjalësh është pak si i dalë mode, për arsye se do të ishte më mirë: “Stërgjyshërit dhe gjyshërit tanë”.
Te struktura dhe logjika e përkufizimeve, duhet kujdesi shtuar, për faktin se kur jemi ne aty për “nip” dhe “mbesë”,mendoj se është më mirë të ndahet shumë më qartë marrëdhënja e afërsisë familjar, bazuar edhe nga shpjegimet sociologjike, si te “Mbesa, vajza e djalit ose e vajzës”, në fakt kjo është e sakë. Kurse te “Vajza e vëllait a e motrës”– Kjo është domethënje tjeter e “mbesës”, prandaj mund të ishte shumë më mirë të ishte formuluar apo të formulohet në të ardhmën: “Mbesë quhet vajza e vëllait ose e motrës”.
Por, te “Nip, djali i dalit a i vajzës”– Është korrekte, por doemos duhet të ruhet e njëjta strukturë si te “mbesa”.
Natyrisht, shkenca ka alternativat e sakta për secilën dhe të gjitha, edhe për raste të tilla gjuhësore. Aryeja lejon që në jetën që ndryshon vazhdimisht, të lejohen edhe ndryshimet e përmirësuara për më të mirën, pra të jenë cilësisht më të mira.
Vesrsionet shkencore, në esencë, duhet të kenë saktësinë e përkufizimit.
Në këso rastesh, si te Gjyshe, Gjysh dhe Gjyshëri, si përkufzime më të mira janë:
Gjash-Ati i babës ose i nënës; Gjyshe-Nëna e babait ose e nënës; Gjyshëri-Tërësia e gjyshërve ose e përfaqësuesit e brezave të mëparshëm të familjes; Stërgjyshe, Stërgjysh-Gjyshërit e brezit të dytë paraardhës.
Te, Gjysh/e (si emër nderimi)– Është formë me përmbajtje respekti për një burrë apo grua të moshuar.
Dhe, Nip dhe Mbesë:
Nip-Djali i djalit ose i vajzës; djali i vëllait ose i motrës.
Mbesë-Vajza e djalit ose e vajzës; vajza e vëllait ose e motrës.
Sot dhe jo vetëm, shprehjet që përdoren zakonisht janë:
“Gjyshja me nipin”, “Gjyshja me mbesën”; “Xhaxhai me nipin”, “Halla me mbesën”; “Daja me nipin”, “Tezja me mbesën”.
Tani, studimi orjentohet në detaje të tjera, bazuar në kryesisht në shkencat që merren me temën.
I shënum këto, për sqarime shkencore, në mënyrë që të shkojm më tej, në detajet e sociologjisë, bazuar pra në Sociologji Bashkëkohore, ate të Familjes…, Psikologjinë…, për të arritur te qartësia e plotë dhe që ka atë rrjedhën e fortë pra të pakontestueshme logjike.
Tekst ky, shikuar realisht, ka një qasje shumë të mirë, sepse trajton rëndësinë e gjyshërve në jetën e nipërve dhe mbesave nga një perspektivë shumëdimensionale: emocionale, psikologjike, sociale dhe kulturore. Megjithatë, ai ka disa probleme në strukturë, koherencë dhe ate të ideve. Po, sepse disa fraza, që shpjeguam edhe më lartë, janë të pasakta gjuhësisht, ndërsa disa mendime mund të formulohen apo të riformulohën shumë më qartë dhe më fuqishëm.
Na duhën disa përmirësime të domosdoshme.
Si punë e parë, pas shpjegimeve të më parme është ajo që po e quajm, si një renditja e ideve sipas prioritetit.
Asnjë tekst studjues nuk duhet nxitimthi me apo pa ndiesi t’i përzien çështje emocionale, sociale, sociologjike familjare, historike, gjuhësore dhe psikologjike pa një ndarje të qartë. Pra, si kusht esencial, duhet një ndarje reale dhe shkencore.
Vazhdimin e shohim qartë, sepse, parimisht ne duhet të theksojm me vendosmëri racionale për rëndësinë e gjyshërve si figura kyçe për zhvillimin emocional të fëmijëve dhe jo vetëm.
Mendimi që u shënuam nuk e pamundëson as edhe një mundës që të flitet e punohet për ndryshimet gati historike në perceptimin e rolit në jetë të gjyshërve.
Gjitha këto ne kemi obligim t’i mbyllim kujdesshëm me një mesazh të fuqishëm mbi vazhdimësinë dhe vlerën shumë të madhe të gjyshërve në familje dhe shoqëri.
Po, për faktin se:
“Gjyshërit ishin dhe janë heronj të pazëvendësueshëm për të mbajtur të bashkuar familjen.”
“Besimi tyre, pra i gjyshërve, në përkushtimin të pa hile mesiguri që një ditë do t’ju shpërblehet me dashurinë e nipërve dhe mbesave. Kjo, për faktin që, pikërisht ashtu si natyra që ka fenomenet e saj të mahnitshme, ashtu edhe fëmijët kanë mrekullit të tyre: dashurinë e pakushtëzuar për gjyshërit.”
Sjellje këto, që theksohen zëshëm edhe në mendime të ndryshme, vlerësime këto të drejta, sepse praktika ka dëshmuar dhe po dëshmon se çdo gjeneratë po na sjellë vlera të reja edhe kur është në pyetje, vlerësimi sa dhe si duhet i gjysheve dhe gjyshërve të tyre.
Këso sijelljesh cilësore, vinë edhe nga fëmijët dhe të rinjtë që përjetojnë akoma apo që dikur kishin përjetuar një mënyrë tjetër të kujdesit tepër të veçantë e shumë njerëzor dhe të përkushtuar për mbesa dhe nipër, pra ata vletësojnë gjithmonë edhe të lexuarit me zë të lartë të tregimeve që ishin shumë të këndshme për ta atëhere dhe akoma e ndjejnë zërin e tyre edhe sot kur gjyshërit tashmë nuk janë fare në jetë.
Natyrisht, leximi me zë së bashku atëherë por edhe sot e kësaj dite ja ka dalur e po ja del mbarë të lidh, nxit shkëmbimin dhe inkurajon ata që të ecin të sigurt në jetë.
Gjitha këto, nuk kanë si mos mbetën të regjistruara në kujtimet dhe mendimet e nipërve dhe mbesave, kujtime këto që janë shumë më të përmbledhur dhe të fuqishëm, sepse janë skalitur dhe po vazhdojnë të skaliten edhe sit thellë ne mendjet e tyre.
Për t’i argumentuar këto që u shënuan dhe ato që do të shënohen, ne kujdesshëm do të ndihmohemi nga përdorimi shekncorë i referencave përmes citimeve nga autorët (ekspert) të ndryshëm si François Höpflinger, Capaul, M. Rikli dhe jo vetëm, mësime këto që ishin dhe janë shumë të dobishme, veçanarisht kur shpjegimet e tyre shoqërohen kujdesshëm edhe me mençuritë profesionale të këtyre sociologëve, psikologëve dhe jo vetëm.
Pra i tillë ishte dhe është sociologu zviceran F. Höpflinger, i cili shquhet për studimet shkecore i gjyshërve që, gjithnjë sipas tij, na del se sot ka ndryshuar nga një figurë autoritare dikur në një figurë më të butë dhe mbështetëse për nipërit dhe mbesat.
«Mosha dhe plakja sot, situatat e jetesës së të moshuarëve dhe të moshuarave, bazat gerontologike (gjerontologjia është fushë akademike ndërdisiplinare e cila merret me studimin e aspekteve shoqërore, kulturore, psikologjike…)(ref.wikp); «Mosha dhe familja në ndryshim, sociologjia familjes»; «Çështjet e brezave dhe marrëdhënjet në shoqërinë e sotme»; «Moshat e mesme» etj.
Në saje të verpave si këto, ne edhe kemi mundësi të thellohemi në analiza sociologjike dhe pssikologjike, për ta zbërthyer në kët tekst ku po shkruhet për rëndësinë e gjyshërve, thellim ky që është i domosdoshëm për studime të tilla të vlerave jetike, sepse së pari janë në pyetje vet fëmijët (lexo: mbesat dhe nipërit), prindërit e këtyre fëmijëve dhe, gjyshërit me të cilët krijojnë lidhje më të forta emocionale sesa me prindërit e tyre.
Si ndikon kjo në zhvillimin e tyre emocionale?
Pyetje kjo, që na obligon, për referenca të tjera sa sociologjike aq mës hyjmë në psikologjinë e zhvillimit, bazuar kryesisht në «Teorinë e lidhjes», sipas e John Bowlby (1907-1990), psikoanalist britanik i shquar, i cili ja ka dalur bindshëm të e pasuron analizën për gjyshërit dhe nipat e mbesat. Lidhja e një brezi me tjetrit, ishte ajo që trajtoj shumë çështje delikate, pra puna e famshme e ti ishte «Rreth sjelljeve të lidhjes së foshnjave me kujdestarët kryesor, apo si njihet teoria e lidhjes, së fëmijëve (edhe nipërve e mbesave me gyshërit) dhe jo vetëm». Kjo lidhje sipas ti, në fakt ishte hiq më pa se «Sjellje e lidhjes që ishte strategji evolucionare mbijetese për mbrojtjet e foshnjave nga grabitçarët», sepse, gjithnë sipas tij, «zhvillimi fillestar i lidhjes zhvillohet në shumë faza» (wik), duke u ndalur kryesisht në zhvillimin emocional dhe shëndetin mendor, kryesisht qëllimin e kishte për të nxitur ndjeshmërinë e fëmijëve në marrëdhënjet emocionale midis vetë fëmijëve dhe të rriturve, kryesisht me gjyshërit e tyre.
Studimet esenciale na udhëzojnë, se ky bashkveprim i kujdesshëm mes Gjyshërve dhe nipërve e mbesave, na sigurojnë në vazhdimsi cilësore, për faktin se parasëgjithash dhe mbi të gjitha: Gjyshërit: ishin dhe janë Ura lidhëse Emocionale midis Brezave. Për faktin se, Dashuria e Gjyshërve ndaj Mbesave dhe Nipërve ishte dhe mbtei Dashuri e Pakushte, pra si e tillë ishte dhe është: Një Pasuri pa Çmim, kjo sigurohej e sigurohet nga, Roli Madhor i Gjyshërve në Edukimin e Brezave të Rinj, po taman edukim, sepse Gjyshërit mbajnë me nder titullin e lartë, si mësues të tregimve (përrallave), përmes së cilva ju kanë mësuar e ju mësojnë edhe «evolucionin e figurës me vlera shumë të mëdha të gjyshërve» pra të atyre gjyshërëve që me të drejtë, sociologjia i konsideron «Gjyshërit, se ishin dhe janë: Trashëgimia e Butë e Familjes».
Sot, më shumë se kurrë më heret, Gjyshërit: janër bërë Ura Qendrore, apo Kryesore dhe Emocionale midis Brezave.
Gjyshërit nuk janë vetëm një pjesë e familjes, sepse ralisht ata janë gurët themeltarë të saj, pra edhe të Familjes Bashkëkohore. Pra, në një kohë ku ritmi i jetës është tepër i shpejtë, kohë kjo që prindërit tepër shpesh janë të zënë me angazhimet në punët profesionale të përditshme, në këso rrethanash, alternativa e pa zëvendësueshme mbeten kush tjetër pos gjyshërit, të cilët ofrojnë atë që është e absolutisht e pazëvendësueshme: kohën, durimin e pafund dhe një dashuri tepër të madhe dhe krejtësisht të pa kushte.
Sipas sociologjisë dhe të psikologjisë së zhvillimit…, fëmijët krijojnë lidhje më të ngushta me ata që i dëgjojnë me vëmendje dhe u ofrojnë një ndjenjë të qëndrueshme sigurie. Gjyshërit jo rrallë e përmbushin me përpikëri këtë rol, duke ofruar një formë tepër të veçantë të edukimit, të bazuar krejtësisht në përvojën e jetës dhe ndjeshmërinë emocionale.
Në kulturën tonë nacionale dhe ate në Dy Republikat Shqiptare dhe jo vetëm, gjyshërit janë parë gjithmonë si njerëz të urtë, të cilët ndihmojnë nipërit dhe mbesat të kuptojnë botën përmes tregimeve dhe përvojave të tyre, por edhe në saje të arsimimit që kanë ata. Sidoqoftë, jemi të ndërgjegjëshëm se ky rol ka ndryshuar dhe po ndryshom me kalimin e kohës. Po, se, dikur, gjyshërit ishin mësuesit kryesorë të fëmijëve, ndërsa sot ata janë shumë më shumë mbështetës emocionalë dhe burime të dashurisë pa kushte.
Ajo që duhet thënë sot është: megjithatë, një aspekt mbetet i pandryshuar: rëndësia e tyre, pra rëndësia e gjyshërve mbetet i pazëvendësueshëm. Këto, nuk po i themi sa për t’i thënë, por kjo na del si rezultat i Hulumtimeve Sociologjike, Psikologjike… që tregojnë se fëmijët që kalojnë kohë cilësore me gjyshërit e tyre kanë një zhvillim emocional më të qëndrueshëm, ndihen më të sigurt dhe janë më të aftë të ndërtojnë marrëdhënie të shëndetshme në të ardhmen. Kjo jo vetën që nuk është pak, po në fak është diçka më tepër se vetëm madhështore.
Nëse ka një të vërtetë universale, që ne duma ta quajm si e vërteta shkencore dhe, ajo është kjo: familja nuk përcaktohet vetëm nga gjaku, por edhe nga dashuria. Dhe askush kurrë nuk e mishëron këtë më mirë sesa gjyshërit, sepse nga ana emocionale dhe intelektuale janë pjesë më e dashur për nipërit dhe mbesat.
Përmes këtij teksti studiues ne po vazhdojm të tregojm qartë përmes shumë ideve, emocioneve…, sociologjisë, psikologjisë, etikës, logjikës dhe thellësisë filozofike mbi rolin e gjyshërve në jetën e nipërve dhe mbesave. Analizë që domosdoshmërisht, përmes fakteve konkrete na deatizon deri në fuqizim të më tejm të rolit jetik të gjëshërve për ta rritur efektin e tyre emocional, racional, etik, estetik dhe jo vetëm te mbest dhe nipërit e tyre.
Do të thoja se pikat kyqe të kësaj analize na e zbërthejnë përgjithshmin në rolin shumë të madh të gjyshërëve ndaj nipërve e mbesave.
Pak kush nga ne, nuk e ka pasur fatin të e përjtoj këtë ndjeshmëri që gdhendet në shpirt, zemër dhe mendje të secilit dhe të gjithëve, ndjeshmëri këto sa emocionale po aq racionale, që natyrisht kanë prekur deri në thellësi dhe prekin edhe sot e kësaj dite me shumë elegancë lidhjen e fuqishme mes brezave.
Kjo çështje, në shkencë dhe jo vetëm, ka sjellur gjatë gjithë historisë dhe sjel edhe sot një ta themi, larmishmëri mendimesh, duke nisur ga aspektet emocionale, arsyes humane, por pa e harruar sot edhe ndikimin maksimal të teknologjiasë së fjalëve të fundit.
Mendimet dhe përfundimet shkencore të ndryshëme rreth ndikimeve maksimale në raportin gjyshër-mbesa e nipër, nuk është përzierje e menimeve dhe ideve, por është beagati e orogjinaliteteve të më të ndryshmet, pra edhe ato alternative, me çka aspak nuk e dobëson raportin human, përkundrazi e fuqizon ate në stat të shkencës për familjen, kombin dhe njerëzimin.
Me këto që i shënova, nuk pretendojm për asnjë çast, se këto raporte janë ta themi idilike, pra ato edhe mund të ndryshojnë dhe të shkojnë vazhdimisht kah përsosja e tyre, veçanarisht sot, kur gjithçka ka ndryshuar dhe po ndryshon me shpejtësi të dritës.
Ndryshime këto, që konceptualisht, shfaqen si në forma ashtu edhe mënyra të ndryshme, por që puqen në rrjedhën shumë të qartë logjike në kohën supërmoderne. Kështu që kjo qasje bëhet akoma më më e fuqishme në aspektin shkencorë si të sociologjsë moderne ashtu edhe të psikologjisë dhe jo vetëm.
Natyrisht, rrjedha logjike, ka në esencë sa vlerësimet e shkëlqyera të këtyre raporteve (gjyshër-mbesa e nipër) po aq edhe këshilla për mundësitë që ka krijuar koha sotme për përmirësim të vazhdueshëm për kah më e mira e mundshme deri te fuqizmet e këtyre raporeteve më shumë se vetëm familjare.
Gjitha, na dalin akoma më mirë, por kërkohet paraprakisht organizimin jo vetëm të mendimeve apo ideve me një strukturën shumë më të qartë shkencërisht, por edhe veprimet praktike ligjore, konform atyre etike pra njerëzore.
Ndryshime këto që janë të domosdoshme, sepse rëndësia e gjyshërve në formimin emocional të fëmijëve nuk ju ka kaluar koha, përkundrazi, koha e shkencës po i vë ata në qendër të vëmendjes, për shkak të peshës dhe vlerave tejet të mëdha të gjashërve në lidhjet emocionale, dhe jo vetëm, të mbesave dhe nipërve të tyre.
Thash, jo vetëm, për faktin se gjyshërit ishin dhe akoma janë, shpresojmë edhe do të jenë në të ardhmën me ndikime të pazëvendësueshme në aspektin e ndikimit psikologjik dhe sociologjik. Pasatj roli i gjyshërve si mësues të jetës dhe ndërmjetësit më të devotshëm të brezave. Kjo, shkencërisht do të thotë se: çfardo transformimi social nepër kohë, roli pozitiv i gjyshërve do të jetë i fuqishëm edhe në epokën moderne, si të tillë gjyshërit janë e do të vazhdojnë të jenë një burim sigurie për fëmijët, duke përfshirë edhe faktorë nga psikologjia dhe sociologjia e zhvillimit.
Ndikimet e gjyshërve në zhvillimin e nipërve dhe mbesave, veç aspektit emocional, me kohë mund dhe duhet t’i shtohen edhe ndikimet pozitive nga gjyshërit, si thuhet në psikologji, në inteligjencën emocionale të fëmijës. Këto, i sigurojnë përmes gjurmëve që lënë ata në jetën e fëmijëve, trashëgimni kjo shumë shpirtërore, tepër morale që vazhdimisht është e gdhendur e gdhendet në kujtimet e brezave pardje, dje, sot dhe nesër. Në fakt gjithë kjo, është një pasuri e paçmueshme që gjyshërit i përcjellim te nipërit dhe mbesat e tyre.
Prandaj, terminologjia shkencore nuk thotë rastësisht se: Gjyshërit, ishin, janë dhe do të vazhdojnë të mbeten si ura emocionale dhe histori sa e vërtetë po aq edhe shpirtërore mes brezave. Ndikime këto që na vinë për faktin se, nga trashëgimnia e dashurisë së sinqertë, në mësues të jetës, me harmoni mes kohëve të ndërlidhura me kohë, në miq të përjetshëm, ndikimet e thella në shoqëri dhe në psikologjinë e fëmijëve, natyrisht që është ai transformimi logjik i rolit të pazëvendësueshëm të gjyshërve në formësiminsa e si duhet të brezave në ndërimin e ardhmësisë së tyre.
Rezultat i gjitha këtyre veprave madhore, na sjell në kohën kur secili nga ne, takohet me kujtesën, se vërtetë, gjyshërit ishin, janë dhe do të mbesin si shtylla më sigurt e familjes.
Ne sot po i përjetojmë praktikisht, të qenit gjysh apo gjyshe, vërtetë është më shumë se vetëm një nga privilegjet më të mëdha të jetës, sepse kjo është edhe një mundësi për të parë botën përmes syve të fëmijërisë së vetë, të fëmijëve të tyre edhe tash edhe një herë përmes mbesave dhe nipërve. Praktiksht, secili veprim, apo thjesht thën: udhëtimet me mbesat dhe nipërit janë eksplorime të dyfishta: për fëmijët, është një aventurë e re; për gjyshërit, një rikthim në rrugëtimin e tyre të dikurshëm.
Te secili/a gjysh/e, nuk ka si mos të ndjej thellësisht ato «shigjetat e dashurisë» përmes «udhëtimit të kujtesës», kjo rinon apo jo?
Apo, si e thonë me të drejtë sociologët dhe psikologët: «Ashtu siç arti dhe natyra takohen në harmoni të përsosur, ashtu edhe fëmijët dhe gjyshërit krijojnë një simfoni unike të ndjenjave dhe përvojave. Këto marrëdhënie janë të bazuara në një lidhje të pashmangshme të dashurisë dhe përkujdesjes, ku çdo fjalë, përqafim apo kujtim bëhet një fije më shumë në pëlhurën e historisë familjare.» (Citim i kombinuar lirshëm, duke pas si referencë, «Das Magazin Grrosseltern ’24, CH.»
Nuk mundemi pa shënuar se, një nga dhuratat të tjera më të çmuarat që gjyshërit u ofrojnë nipërve dhe mbesave është edhe edukimi moral. Nëpërmjet tregimeve të tyre, ata u mësojnë fëmijëve jo vetëm parimet e drejtësisë, por edhe si të ndjejnë e të kuptojnë emocionet e të tjerëve.
Studime të ndryshme në fushën e psikologjisë së zhvillimit (Helbling) tregojnë se fëmijët fillojnë të kuptojnë konceptin e drejtësisë që nga mosha 3-7 vjeç, por deri në moshën 8-vjeçare ata e shohin atë si të detyrueshme. Kurse, gjyshërit janë ata që, me durimin dhe mençurinë e tyre, ndihmojnë në përforcimin e këtij kuptimi, duke u bërë drejtësinë si model jete jete për ta.
Në të kaluarën, sfidat e gjyshërve ishin të paimagjinueshme për fëmijët e sotëm. Megjithatë, vlerat universale mbeten të njëjta: ndershmëria, respekti, dhe ndjenja e përkatësisë.
Bazuar nga këto, tashmë dihet se një fëmijë duhet të mësojë që «torta e ditëlindjes ti/saj» nuk është vetëm për të që e ka ditëlindjen, por për të gjithë, kjo është një mësim i thjeshtë mbi ndarjen dhe solidaritetin.
Dhe, natyrisht, këto fëmijët masëmiri i kanë mësuar dhe vazhdojnë t’i mësojnë nga gjyshërit si udhërrëfyes të drejtësisë dhe empatisë.
Jo vetëm sot, kur ishte dhe është në pyetje mosha dhe koha, për secilën nga to herë thurrin mite e herë realitete të tjera. Mitet ju lënë të moshuarve, realitet të rinjëve.
Në kohën e sotme ku dhe kur shpejtësia dhe rinia vazhdimisht glorifikohen ose lavdrohën, pleqëria shpesh shihet si një fazë e izoluar. Disa mendojnë se është një “peshë e kohës” që na bën të padukshëm. Por në të vërtetë, jeta është një ndryshim i përhershëm, dhe vlera e viteve të jetës është e paçmueshme.
Në shoqëritë moderne, gjyshërit nuk janë më thjesht kujdestarë të fëmijëve. Ata janë mbështetës emocionalë, udhëzues shpirtërorë dhe shpeshherë, ura që lidh brezat. Në shumë raste, ata janë po aq të përfshirë në jetën e nipërve dhe mbesave sa prindërit, duke marrë pjesë në aktivitetet e tyre shkollore, artistike dhe sportive.
Sot dhe jo vetëm, studime sociologjike kanë treguar se lidhja e fortë me gjyshërit ndihmon në rritjen e sigurisë emocionale te fëmijët, duke reduktuar ndjeshëm stresin dhe ankthin në periudhat e tyre të zhvillimit. Për këtë arsye, shumë prindër nuk duhet t’i shohin gjyshërit vetëm si “ndihmës”, por duhet t’i shohion si bashkë-udhëheqës të rrugëtimit edukativ të fëmijëve të tyre.
Në realitet, Gjyshërit e Shekullit XXI, duhet parë nga një tjetër aspekt interesant, sespe tani ndikimi i teknologjisë në marrëdhënien mes gjyshërve dhe nipërve është krejtësisht tjetërfare. Pasi që, në të kaluarën, distanca fizike shpesh i ndante brezat. Sot, përmes rrjeteve sociale dhe platformave dixhitale, komunikimi mes tyre është më i fortë se kurrë.
Dikur po, por sot mosha e gjyshërve nuk është më një barrierë. Ata jo vetëm që përshtaten me zhvillimet e reja, por shpesh bëhen pjesë aktive e tyre. Për shumë fëmijë, një video-telefonatë me gjyshërit mund të jetë një burim gëzimi po aq i madh sa një vizitë fizike. Ky evolucion i marrëdhënies mes brezave tregon se dashuria dhe përkujdesja nuk kufizohen nga distanca apo teknologjia, por vetëm forcohen më tej.
Gjyshërit nuk janë të përsosur – ashtu si nuk janë të përsosur as prindërit, ashtu si nuk janë të përsosur çdo njeri. Gjyshërit nuk janë makina të edukimit të përsosur, por janë burime të pasura të përvojës, mençurisë dhe dashurisë. Dhe mbi të gjitha, ata janë dëshmitarë të kohës, të kaluarës që ka ndërtuar të tashmen dhe që frymëzon të ardhmen. Për to, gjyshërit kanë frymëzuar dhe frymëzojnë fuqizimin e lidhjeve mes breazave, pra të sotmes me të nesërmën.
Dashuria për nipërit dhe mbesat nuk është thjesht një ndjenjë, por një formë mirënjohjeje ndaj jetës. Gjyshërit janë ata që shikojnë rrezet e diellit dhe ndjejnë ngrohtësinë e tyre në shpirt, sepse në ato rreze shohin të ardhmen, e shohin trashëgiminë që lënë pas, një trashëgimi të cilën e kanë ndërtuar me kujdes, përkushtim dhe një dashuri të pakushtëzuar.
Gjyshërit, e shohin edhe përfundin e tyre, por janë të lumtur se po lënë pas një trashëgimi e përjetshme. Kjo ndjernjë, ju lehtëson jetën.
Për fund mund të themi:
Nëse jeta është një shfaqje, aty «prindërit dhe fëmijët» (Grup Autorsës, «Recht und Gesetz», Zürich, f.187), dhe «autoriteti preindëror» (Grup Autorsës, «Recht und Gesetz», Zürich, f.187, 8, 9…), në këtë mes ligjor edhe nipërit dhe mbesat që janë aktorët kryesorë në skenën e zemrave të gjyshërve. Ata janë kujtimet e së ardhmes, trashëgimia e shpirtit, dhe mbi të gjitha, vazhdimi i një dashurie që nuk njeh kohë.
Kështu që, gjyshërit nuk janë vetëm një kujtim i së shkuarës, por një udhërrëfyes për të ardhmen e ndritur.
Roli i tyre nuk është vetëm të japin dashuri, por të formojnë karaktere dhe të përcjellin mençuri.
Një fëmijë që rritet me dashurinë e gjyshërve, rritet me rrënjë të forta dhe krahë për të fluturuar.
Krejt në fund, apo në fund të fundit, gjyshërit jetojnë përmes dashurisë së nipërve dhe mbesave të tyre, kjo një dashuri që nuk venitet kurrë, por vetëm rritet e bëhet më e fuqishme me kalimin e kohës.
Shkrun: Isa H. Dërmaku, Gjyshi, i dy mbesave të mrekullueshme: Ina dhe Alba
Muhen, 07.07.2023
_____________________
Literatura, burime, citime:
FGJSSH-I-, Prishtinë, 1981; FGJSSH-II-, Prishtinë, 1981
Grosesse Illustrierte Lexikon, von a-z”;
Sociologjia Familjare; Psikologjia;
Das Magazin “Grossseltern”, 2024;
David Myers“Socialpsikologjia”, Tiranë, 2003
Citime: Isa H. Dërmaku “Mendime -I-, Slloveni, 1994)
Citime: Isa H. Dërmaku “Mendime -II-, Eurorilindja, Tiranë, 1997)
Citime: Wik: wwwotenait.com;
F. Höpflinger; «Grup Autorësh, «Recht und Gesetz», Zürich, CH.; Capaul;
M. Rikli etj; «Sintaksa”, wik.: “Encikl. lirë”etj.)

























