17.7 C
Zürich
Mittwoch, September 16, 2026

Hysni Muharrem Rudi (1919-1947)

Kapiten Hysni Muharrem Rudi deri në vdekje, kundër çetnikëve pushtues serbo-malazez, në mbrojtje të trojeve shqiptare

Shkruar nga Sami ARIFI

Hysni Rudi, ishte atdhedashës i shquar në shumë fusha për mbrojtjen e trojeve shqiptare, ai dha kontribut të veçant edhe përmes veprimtarisë në Organizatën e Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare (LNDSH-së). Atdhetari Hysni Muharrem Rudi, kishte mbaruar Shkollën e Lartë Ushtarake të Inxhenierisë në Romë. Kapiten Hysni Rudi, ishte komandant dhe luftoi energjikisht për mbrojtjen e kufijve etnikë nga sulmet çetnike serbe e malazeze, por i ndihmonte edhe të ashtquajturës Luftës Nacional-Çlirimtare (LNÇ-në) nga nazifashizmi.

Mbas vitit 1944 u caktua komandant i Komandës së Vendit në Istog dhe komandant i Divizionit të Artilerisë në Prishtinë. Si anëtar i Komitetit Qëndror (KQ) të LNDSH në Shkup u përpoq për formimin e Ushtrisë Demokratike Shqiptare, por ai u arrestua në vitin 1947 dhe u dënua me vdekje/ pushkatim.

Lavdi atdhetarit Hysi Muharrem Rudit, i cili ishte në luftë i paepur për çlirimin e atdheut, lavdi gjithë të rënëve për lirinë e atdheut.