Mos aprovimi për votim me postë i pothuajse një të pestës (1/5) së aplikimeve për regjistrim në listat e votimit për shtetasit e Kosovës jashtë vendit (pa asnjë arsyetim) është një shkelje e rëndë që mjerisht është gëlltitur nga të gjithë pjesëmarrësit në proces!
Ruzhdi Ibrahimi, Zvicër, më 04.02.2021
Përderisa pas vendimmarrjes nga KQZ për verifikimin e identitetit me telefon kishte një jehonë të pazakontë publike dhe ankesa nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Germin-i në PZAP dhe në gjykatën supreme. Ankesa këto që u hodhën poshtë si të pabazuara.
Për mos aprovimin e së drejtës për votim me postë të mbi një të pestës së aplikimeve nga jashtë vendit, heshtin të gjithë pjesëmarrësit duke gëlltitur kështu një padrejtësi dhe një shkelje të rëndë kushtetuese!
Pas votimit të suksesshëm në zgjedhjet e vitit 2019 jemi regjistruar më 14 Janar 2021 dhe kemi pranuar përgjigjen automatike se aplikimi është i pranuar. Ashtu si një e pesta e personave që aplikuan për regjistrim nuk kemi pranuar asnjë telefonat. Vendimi i KQZ, për fajin e vet, miratoi vendimin për të pranuar edhe personat që nuk janë thirrur në telefon.
Në listën e emrave të publikuar nuk e gjeta askund emrin tim! Mirëpo kjo duket se i ndodhi, siç thuhet nga KQZ, 1/5 e të gjithë aplikimeve pa dhënë as edhe një arsyetim të vetëm.
Me gjithë kërkesave pranë KQZ, animimet pranë PZAP, tek avokati i popullit dhe shkesës në adresë të Organizatës Germin, deri tani nuk kam pranuar asnjë përgjigje.
Heshtja e të gjitha partive garuese në fushatë dhe grupeve që do të duhej të ngrinin zërin, të ankoheshin publikisht si dhe formalisht në gjykatat adekuate është dëshmia e radhës se kur janë në pyetje interesat partiake e grupore mbretëron heshtja tmerruese.
Kjo të shpie domosdo drejt mendimit se interesi i tyre nuk është shteti i së drejtës dhe prosperiteti i vendit por vetëm votat dhe pushteti!

























