14.5 C
Zürich
Freitag, September 18, 2026

Haxhiu thotë se Haradinaj po viktimizohet, Gjykata Speciale nuk është arsyeja e dorëheqjes së tij

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje! Albulena Haxhiu, ka reaguar pas veprimit të radhës së kryeministrit në dorëheqje Ramush Haradinaj. Ky i fundit ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për interpretim të dorëheqjes së tij nga posti i kryeministrit si dhe definimin e kompetencave dhe funksionimit të Qeverisë.

Deputetja Haxhiu ka reaguar me një postim në facebook ku ka thënë se ai po viktimizohet me ftesën e Gjykatës Speciale, e cila nuk ishte as arsyeja e dorëheqjes së tij.

“Kur pa që nuk mundet më të përfitoi në emër të luftës, duket se i ra pishman për dorëheqjen. Tani i drejtohet Gjykatës Kushtetuese sepse mundohet të gjej një deriçkë për të ruajtur pushtetin që e kishte dhe që e keqpërdori aq shumë”, ka shkruar ajo.

Haxhiu ka thënë se tash më nuk ka kthim mbrapa dhe se e vetmja zgjidhje për popullin mbetet Lëvizja Vetëvendosje!.