20.9 C
Zürich
Dienstag, September 15, 2026

“Hareja” dhe “Gëzuar” e Komunitetit Shqiptar të Gjenevës në “Festën e Valleve” arbëreshe të Kalabrisë

Pas prezantimeve të shumta e të suksesshme grupi muzikor «HAREJA» e cila aktivitetin e saj kulturor e zhvillon nën ombrellën e shoqatës së Komunitetit Shqiptar të Gjenevës së bashku me Ansamblin «GEZUAR» – Gjenevë, tani më ka bërë të gjitha përgatitjet për koncertin e radhës në Kalabri te vëllezërit Arbëresh. Për ketë nderim të veçantë për ne, falënderojmë nga zemra organizatorin e këtij manifestimi, artistin Mimmo Imbrogno dhe grupin «VËLLEZËRIT ARBËRESH» e gjithashtu edhe Komunën Civita (Çifti).

Kjo pjesëmarrje dhe kjo performancë do të jetë një mundësi e mirë bashkëpunimi mes artistëve pjesëmarrës dhe si e tillë do të kurorëzohet me koncertin tonë të përbashkët.
Përveç koncertit grupi ka paraparë të qëndroj një javë për të vizituar një pjesë të kësaj treve ku gjuha shqipe, arti e kultura jetojnë e lulëzojnë edha pas 600 vitesh. Për kultivuesit e traditës kulturore e artistike shqiptare të Gjenevës ky takimi dhe bashkëpunim me motrat e vëllezërit tanë Arbëresh paraqet një kënaqësi e veçantë.

Aktivitet i dendur dhe krijimtari e pasur artistike e kulturore
Grupit muzikor «Hareja» themelet e saj i ka qe nga viti 2017 po si korali «NOSTALGJIA» emër qe i këndonte mallit shume vjeçare larg vendlindjeve tona.

Muzikantë e adhurues të këngës shqipe u bëmë bashke për të sjell një gjini te re te artit këtu në mërgatë dhe ishim i vetmi koral me plot aktivitete në Zvicrën Franceze. Nga viti 2019 ne vazhduam punën tanimë si grupi muzikor «Hareja» pikërisht se këtë mall donim ta përjetonim tashmë me nota të hareshme, siç ndikon në të përditshmen tonë kënga shqipe. E veçanta e grupit tonë është se që të gjithë jemi shqiptarë të ardhur nga viset e ndryshme te Shqiptarisë. Të mbledhur nën ombrellën e shoqatës së Komunitetit Shqiptar të Gjenevës jemi prezantuar me shume sukses në aktivitete të ndryshme kulturore këtu ne Gjenevë. Ne festat kombëtare, në promovimet e librave, filmave, në mbrëmjet muzikore të organizuara edhe nga shoqatat tjera.

Ashtu si edhe vijmë nga vende te ndryshme natyrshëm kultivojmë edhe muzikën e te gjitha krahinave tone.

Ne maj te vitit 2022 u prezantuam me shume sukses ne Aulona Intefolk Festival, edicioni 14. Festival shume prestigjioz me pjesëmarrës të shumë grupeve te ndryshme nga shumë shtete evropiane e botërore.

Prezantimi ynë brilant beri që edhe këtë vit të marrim ftesë për pjesëmarrje në edicionin e 15 të po këtij festivali.

Një popull qe s’këndon e vallëzon se meriton te jeton
Ansambli “Gëzuar” zanafillën e ka qysh nga viti 2003 në lokalet e ish UPSH-së në Gjenevë. Fëmijët artistë janë nga mosha 6 deri 25 vjeçare, kemi një numër të konsiderueshëm anëtarëve, që janë nën kujdesin e Shota Fejzës dhe Agnesa Kurteshi. Ansambli udhëhiqet nga një kryesi e mrekullueshëm me kryetar Fadil Avdija.

Në vitin 2007 merr emrin Ansambli Gëzuar Gjenevë dhe qysh nga ajo ditë, nga aktivitetet kryesore janë ruajtja dhe trashëgimia e valles dhe këngës Burimore shqiptare si dhe përcjellja tekë brezat e ri në mërgim të këngës dhe valles folklorike të stërgjyshërve te tyre.

Deri më tani janë bërë me dhjetëra paraqitje si brenda ashtu edhe jashtë Gjenevës.
Nga data 9 deri 13 prill, me ftesën e komunës Civita (Çifti) të Italisë do jenë pjesëmarrjes në manifestimin tradicional mbi 5 shekullor “Fesat e Valleve” në Çifti (Civita), Frasnita (Frascineto) në Kalabri, ku edhe do shfaqë program në kuadër të këtij manifestimi tradicionale kulturore arbëreshe të Kalabrisë.

Gjithnjë me moton: Një popull qe s’këndon e vallëzon se meriton te jeton. Andaj te këndojmë e vallëzojmë e mos te ndalemi kurrë.

Shpejtim Krasniqi, Gjenevë, 7 prill 2023