12.5 C
Zürich
Freitag, September 18, 2026

Grupi prej 54 nxënësish nga Kosova për hospitim në Gjermani

Ky grup nxënësish nga shtatori do të fillojë me shkollim/punë, përmes projektit të realizuar nga APPK në bashkëpunim me Diakonie Baden-Württemberg, që  siguron që gjatë tri viteve të ardhshme nxënësit të kryejnë shkollime profesionale në fushën e kujdesit ndaj të moshuarve. 

Stuttgart, 01.06.2016

Siç u njoftuam nga Konsullata e Kosovës në Shtutgar, sot , më 01.06.2016 ne aeroportin e këtij qyteti  arriti një grup i nxënëseve prej 54 kandidatëve të cilët do te qëndrojnë në hospitim, fillimisht prej 10 ditëve, ku do te njoftohen me punën dhe punëdhënësit e tyre të ardhshëm. Ata nga shtatori i këtij viti do të fillojnë me shkollim/punë.

Projekti i realizuar nga APPK në bashkëpunim me Diakonie Baden-Württemberg siguron që gjatë tri viteve të ardhshme nxënësit të kryejnë shkollime profesionale në fushën e kujdesit ndaj të moshuarve.  Nxënëseve do t`u ofrohet një shkollim dual, ku krahas ligjëratave ata do te kenë edhe punën praktike. Organizatorët kanë siguruar, që këtyre kandidateve t’u behet ekuivalenca e diplomave shkollore nga Kosova dhe këta do të trajtohen të barabarte me nxënësit e tjerë të mësimeve përkatëse në Gjermani.

Gjate tri viteve të shkollimit, kandidatëve iu është siguruar banimi dhe paga mujore. Pas përfundimit të këtij shkollimi trevjeçar, kandidatët të cilët përfundojnë me sukses shkollimin, do te kenë mundësinë e vazhdimit respektivisht lidhjen e një kontrate pune dhe qëndrimit në Gjermani.

Për t`iu dëshiruar mirëseardhje, në aeroportin e Shtutgardit ishin të pranishëm edhe konsujt nga Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgard z. Arjan Kashtanjeva dhe z. Besnik Miftaraj, të cilët falënderuan organizatoret nga APPK z. Bedri Xhafa me stafin e tij dhe nga Diakonie Baden- Württemberg z. Johannes Flothow, si dhe punëdhënësit e ardhshëm të kandidateve.

Gjatë fjalimeve të tyre Konsulli z. Kashtanjeva dhe z. Miftaraj vlerësuan rendësin e këtij bashkëpunimi dhe shprehen gatishmërinë, që bashkëpunimet e tilla te intensifikohen në të ardhmen. Po ashtu argument mbështetës ishte edhe prezantimi nga z. Flothow, i cili potencoi që 27 kandidatët nga viti i kaluar janë duke e ndjekur me sukses shkollimin profesional. Z. Xhafa prezantoj ecurinë e projektit dhe që dyfishimi i numrit të kandidateve pasqyron suksesin e kandidatëve paraprak, po ashtu falënderoj bashkëpunëtoret në APPK për punën e tyre ne realizmin e këtij projekti.

Konsujt  Kashtanjeva dhe  Miftaraj gjatë bashkëbisedimit me kandidatët ofruan gatishmërinë e tyre për të qenë në dispozicion, kur këta kanë nevojë. Kandidatët ishin shumë të lumtur për mundësinë e dhëne dhe së bashku më punëdhënësit e tyre të ardhshëm u shpërndanë nëpër qytetet e ndryshme të Baden- Württembergut.

(Disa imazhe nga pritja në aeroportin e Shtutgardit)