Në fund të kësaj ngjarje të madhe kulturore juria nuk shpërbleu asnjë grup apo artistë nga Kosova, ndërsa paraqitja në skenë e grupeve shqiptare nga Zvicra u përjashtua nga xhirimi në RTSH, gjë që kjo nuk ndodhi edhe me grupet minoritare greke apo boshnjake!
Teksti e fotot: Rexhep Rifati
Në qytetin e Gjirokastrës që nga 10-16 maj mbretëroi atmosferë e vërtetë festive, ngase për një javë rresh në skenën e kalasë së këtij qyteti të gurtë, u mbajt edicioni i 10 i Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës 2015. Festivali, që u mbajt nën organizimin e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë, kësaj radhe emërtohej: ArgjiroFest_On – Festivali Folklorik Kombëtar Gjirokastër 2015. Kjo ngjarje që organizohet në çdo pesë vjet, padyshim paraqet veprimtarinë më të madhe kulturore të kombit.
Me rastin e hapjes, mbrëmjen e 10 majit, merrte pjese edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i cili në përshëndetjen e tij, pos tjerash përmendi se “Festivali vjen jo vetëm si vlerë kombëtare, jo vetëm si pasuri shpirtërore e popullit dhe e kombit, por edhe si një pjesë shumë e rëndësishme e kulturës universale në rajon dhe Europë”.
Në ketë edicion nga data 10 deri 16 maj, morën pjesë më shumë se 1700 konkurrues në të gjitha gjinitë dhe nga të gjitha krahinat si dhe nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi morën pjesë në garën e madhe të Folklorit. Gjithashtu Festivalin e përshëndetën grupe të ftuara nga arbëreshët e Italisë, shqiptarët e SHBA, Zvicrës, Turqisë me mbi 100 artistë, të cilët sollën zërin e jashtëzakonshëm të Diasporës shqiptare. Vlerësohet se më shumë se 100 kostume u rindërtuan sipas teknikave të artizanatit autentik nga Ministria e Kulturës dhe u prezantuan në skenën e Folklorit. Mbi 15 të ftuar specialë gjallëruan netët e Festivalit dhe gjithë qytetin e Gjirokastrës.
Injorim i grupeve shqiptare nga Zvicra!
Meqenëse isha në shoqërim të ansambleve artistike shqiptare nga Zvicra: Shkollës Shqiptare të Vallëzimit “Shota”, “Ilirët” nga Lozana, “Dardania” nga Winterthuri dhe “Rapsodët” nga Gjeneva, pak ma gjatë do të ndalem tek prezantimi i tyre. Për të përcjellë këtë ngjarje të madhe kulturore nga Zvicra kishin ardhur edhe Shukrije Ramadani, drejtuese e Qendrës së Kulturës së Kosovës dhe Mira Bregu, në cilësinë e koordinatores se grupeve.
Anëtarët e grupeve nga Zvicra erdhën me plot entuziazëm duke bërë përgatitje intensive dhe një udhëtim të gjatë. Madje duke u bartë edhe të gjitha shpenzimet e udhëtimit në regji private. Prezantimi i tyre në cilësinë e grupeve jashtë konkurrencës, u bë me 12 maj, filluar nga ora 18 e 30 minuta. Por për habi ndonëse në paraskenë ishin vënë kamerat e Televizionit shqiptar, programi i tyre , ndonëse u prit shumë mirë nga publiku, nuk u xhirua e transmetuar siç ndodhi me grupet tjera, në mesin e tyre edhe të një grupi nga Bosnja me këngë në gjuhen sllave (!), ndonëse festivali thuaj si kishte karakter gjithëkombëtar.
Meqenëse nuk u bë xhirimi, grupet nga Zvicra për dy orë rresht me këmbëngulësi priten që sërish të paraqiten në skenë, duke reaguar me kusht që programi i tyre gjithsesi të xhirohejë. Ndonëse kjo iu premtua nga organizatori, ata u deshtë të presin madje edhe një grup të vogël grek nga Himara, me një program të stërzgjatura prej afro një ore, më gjatë se të ndonjërit qark të Shqipërisë, brenda të cilit ishin përfshirë disa komuna.
Sidoqoftë kjo mbetet në përgjegjësinë e organizatorit dhe jurisë, por habit rasti sesi kjo e fundit, ndonëse përbërë me tituj të shumtë akademik, nuk e pa të udhës të ndajë as çmimin apo mirënjohjen më të vogël për grupet nga Kosova, e mos të flasim nga diaspora, pasi këta të fundit ishin jashtë konkurrence. Një mospërfillje totale.
Madje kur dolën në skenë, diku pak para mesnate grupet nga Zvicra, pas pak u ndërpre zërimi, sa në skenë të reagoj Agron Bajrami duke thënë se shumë do të donte që kjo nuk u bë me qëllim(!). Por, sipas anëtarëve të këtyre grupeve edhe më tej nuk është shfaq programi i rishfaqur për herë të dytë, kur shumica e publikut tash me ishte larguar.
Grupet nga Zvicra ndezin atmosferën në kala dhe qytet
Por kjo nuk i pengoi grupet nga Zvicra që të ri ndezin atmosferën në kala, duke fituar simpatinë e publikut të ngelur aty. Madje ata me daulle e surle e vazhduan vallëzimin nga kalaja deri në qendër të qytetit Ishte vërtetë një atmosferë e zjarrtë, të cilën më vonë edhe shtypi lokal e përshkoi me titullin sesi “Shqiptarët nga Zvicra pushtojnë kalanë”. Ndonëse tashmë kishte kaluar mesnata, mërgimtarët fituan simpatinë e vendësve, disa nga të cilët na thanë se një atmosferë të tillë rrugëve të Gjirokastrës nuk e ka kruar askush deri më tash!
Sikur me dashtë ta korrigjoj veten te nesërmen, RTSH, bëri në një nga sheshet e qytetit një xhirim me grupet nga Zvicra, duke marr edhe intervista nga drejtuesit e grupeve.
Paraqitje e denjë e shqiptarëve të Maqedonisë dhe Malit të Zi
Gjatë ditëve sa qëndruam në këtë manifestim sa masiv aq edhe madhështor, patëm rastin të shohim realizime shumë të suksesshme artistike jo vetëm nga grupet e ardhura nga çarke të Shqipërisë, por edhe nga shqiptarët e Maqedonisë e të Malit të Zi. Si mysafire ishte edhe Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota nga Kosova, në cilësinë e mysafirit. Komisioni Ja edhe një përmbledhje e shkurtër rreth pjesëmarrësve dhe vendimeve të jurisë. Grupet artistike të shqiptarëve të Maqedonisë dhe Malit të Zi ishin tejet masive dhe kishin përgatit edhe programe tejet cilësore me lojërat karakteristike burimore.
Gjirokastrës një skenë të madhe arti
Thënë shkurt, i gjithë qyteti i Gjirokastrës u kthye në një skenë të madhe arti e kulture, pasi pa ndërprerje pati ngjarje kulturore që përfshinë qytetin, por edhe mijëra vizitorë vendas e të huaj. Jo vetëm në skenën e hapur të sheshit Fantazia, por edhe në Qafën e Pazarit, në shtëpitë muze, në sheshin e Odeonit dhe në Kala. Thuaja se gjatë tërë këtij evenimenti pati shumë vizitorë të huaj. Ndërsa që festivali u përcoll me shumë interesim nga diplomatë e studiues të huaj, në mesin e tyre edhe etnograf me emër. Gjithashtu nga mërgata, përfshi ku edhe shqiptarë nga Zvicra, që nuk ishin pjesëe grupeve kishin ardhur për të përcjell festivalin që nga dita e parë.
Programi i festivalit u përmbush natën e fundit edhe me emra të mëdhenjtë të muzikës shqiptare, që veprojnë brenda apo jashtë vendit
Vendimet e jurisë
Natën e fundit, në mbrëmjen e ceremonisë përmbyllëse Juria e kryesuar nga:, kompozitori Zef Çoba, pas shumë dilemash dhe diskutimesh vendosi çmimet si më poshtë:
1. Çmimi i pare: Qarku Tiranë
2. Çmimi i dytë: Qarku Berat
3. Çmimi i dytë: Qarku Korçë
4. Çmimi i tretë: Qarku Lezhë
5. Çmimi i tretë: Mali i Zi
6. Rapsodi më i mire: Turk Mustafa, Qarku Shkodër
7. Orkestrina më e mirë e Veriut: Ansambli Mati, Qarku Dibër
8. Orkestrina më e mirë e Jugut: Orkestrina e Qarkut Korçë
9. Këngëtari më i mire: Egzona Salaj, Mali i Zi
10. Interpretimi më i mirë në valle: Valle dasme Lunxhiote, Qarku Gjirokastër
11. Valltari më i mirë Shefki Bekteshi, Ansambli Drita e Dervenit,
12. Shkup Instrumentisti më i mire: Zhani Struga, Qarku Korçë
13. Paraqitja më e mirë e veshjeve popullore:, Qarku Lezhë
14. Teksti popullor më i vjetër,: “Llaxoret”, Qarku Tiranë
Për habinë më të madhe për ketë juri nuk u gjete asnjë grup apo artist nga Kosova që të merr qoftë edhe çmimin më të vogël nga kjo juri profesionale! Organizatorit ndoshta do të duhej ti shkoj në mend, që nëse grupeve përshëndetëse, siç u quajtën ato nga mërgata, nuk u mundësohet konkurrimi, së paku ti shpërblejnë ato me ndonjë mirënjohje për pjesëmarrje, që ti ruaj si një trofe për pjesëmarrje në këtë festival, që trajtohet si gjithëkombëtar edhe pse nuk e lenë këtë përshtypje sidomos kur ne te këndohen edhe këngë në gjuhen sllave apo greke! Aq më parë kur grupet nga diaspora udhëtojnë me nga disa mijëra kilometra, siç janë SHBA-të, Zvicra, Turqia e të tjerë. Anëtarët e tyre si me rastin e ardhjes ashtu edhe të kthimit duhet ta ndiejnë gëzimin e jo zhgënjimin, duke shpreh pyetjen se a ka leverdi të udhëtohet ka gjatë derisa të trajtojnë si pjesëmarrës të dorës së dytë apo të tretë!










































