Prevalla është një fshat që gjendet 28km larg Prizrenit dhe rreth 12 km larg Brezovicës. Ky fshat kufizohet me një pyll të madh, ku gjatë verës ka një pamje mahnitëse gjelbëruese gjithandej dhe me një freski që rrallë se e gjenë diku tjetër. Prandaj, edhe gjatë muajve të verës, ky vend vizitohet jashtëzakonisht shumë nga turistë, që duan të shfrytëzojnë dhe shijojnë bukurinë dhe freskinë e këtyre pyjeve. Por, kreativiteti i këtij fshati nuk është më i vogël as gjatë muajve të dimrit, ku poashtu numri i vizitorëve është i madh, të cilët shkojnë për të kaluar vikendet dhe për të shijuar pamjen e maleve të mbuluara nga bora, ndërkohë që shfrytëzohet edhe për alpinizëm dhe skijim.
Prevalla ështtë padyshim një vend që duhet dhe ia vlenë të vizitohet.
































