13.5 C
Zürich
Donnerstag, September 17, 2026

Festivali “Kosovarja këndon” i kushtohet viktimave të gjenocidit në Kosovë

Edicioni i sivjetmë i festivalit «Kosovarja Këndon» iu kushtua viktimave të gjenocidit në Kosovë. Skenografia e realizuar nga artistja Pranvera G. Sylejmani, vajza e dëshmorit Gursel Sylejmani, u ndërtua mbi simbolin e Lulëkuqes me katër petale – një metaforë e plagës së hapur të shqiptarëve të Kosovës dhe gjenocidit të kryer nga shteti serb gjatë luftës së fundit.

Të gjithë pjesëmarrësve iu dhurua një bexh me simbolin e gjenocidit, krijuar nga veprimtari Adnan Asllani, i njohur gjerësisht si autori i emblemës së UÇK-së.

Përmes këngëve, skenografisë dhe angazhimit të publikut, festivali u shndërrua në zë për më shumë se 10 mijë civilë të vrarë, 20 mijë të përdhunuara dhe mbi një milion shqiptarë të dëbuar dhunshëm nga shtëpitë e tyre. Mesazhi qendror i këtij edicioni ishte i fuqishëm dhe i pandryshueshëm:

Drejtësi për viktimat e gjenocidit në Kosovë – Ne nuk harrojmë!