Edicioni i parë i Festivalit Ndërkombëtar të Valleve për Fëmijë FERFOLK 2019, përfundoi me sukses në Ferizaj, meqë rast vendin e parë e zuri SHKA «Shqiponjat» nga Saraji i Shkupit, të dytin SHKA «Ibe Palikuqi» dhe vendi i tretë AKV «Kemajl Azizi» nga Vitia
Teksti e fotot : Rexhep Rifati
Në mbrëmjen e 22 Qershorit 2019 përcjella për portalin tonë, transnacional.ch, këtë manifestim tejet simpatik kulturore në sheshin e qytetetit të Ferizajt, ku u mbajt për herë të parë ky festival me karakter ndërkombëtar i valleve e ku morën pjesë 7 ansamble artistike nga vendet ballkanike
Grupet artistike në këtë festival fëmijësh që ishin nga Kosova, Maqedonia, Turqia e Bosnja sollën jo vetëm një freski kulturore në këto ditë të nxehta qershori, por edhe një kolorit vallesh, përmes kostumeve tradicionale kombëtare, varësisht se cilin shtet e përfaqësonin.
Në hapje të festivalit, si nikoqir u prezantua Grupi i Fëmijëve «Shamikuqet» me Laura Sopën, që ishin edhe organizator i këtij festivali që përmes valleve bashkoi fëmijët e përkatësive të ndryshme kombëtare nga rajoni i Ballkanit. Me një fjalë përshëndetëse iu drejtua të pranishmëve në manifestim edhe drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës, Xhemile Murati Shabani
Si zakonisht edhe kësaj radhe fëmijët treguan se me çiltërinë dhe dashurinë që sjellin janë ura më e mirë për ofrimin e kulturave të ndryshme, duke krijuar kështu një mozaik shumëngjyrësh që i ngjasonte një spektakli.
Në përfundim të këtij edicioni të parë të Festivalit Ndërkombëtar i Valleve për Fëmijë FERFOLK 2019, juria e përbërë nga: Dilaver Kryeziu, koreograf, Bajram Tahiri-koreograf, Anduena Tahiri-këngëtare, shpallën rezultatet. Edhe atë vendi i parë: SHKA «Shqiponjat» nga Shkupi, vendi i dytë: SHKA «Ibe Palikuqi», po ashtu
Nga Shkupi, ndërsa vendi i tretë: AKV «Kemajl Azizi» nga Vitia; Koreografia më e mirë u shpall ajo e SHKA «Bajram Curri»-Prishtinë, Valltarët më të mirë «Mirçe Acev» nga Maqedonia; paraqitja skenike «Dogroyolu» Turqia; kostumet më të mira- «Sharski Behar» nga Bosnja.
Ishte kjo një ngjarje kulturore që si nismë, meriton një lëvdatë të veçantë, ndaj edhe përgëzoj organizatoren dhe gjithë pjesëmarrësit e këtij evenimenti, që duhet të gjej në të ardhmen një mbështetje edhe më të madhe, ku nuk do të mungojnë as ansamblet vendase, sidomos ai i “Kastriotëve. Të shüresojmë se viteve të tjera nuk do të mungojë edhe grupi i fëmijëve të këtij ansambli.























































