11.5 C
Zürich
Donnerstag, September 17, 2026

Familjarët e të pagjeturve, kthejnë shpresat ka qeveria e ardhshme

Njëra nga cështjet më të ndieshme e që ka mbetur më së paku e trajtuar që nga paslufta, është pikërisht cështja e të pagjeturve. Përgjatë këtyre 20 viteve të fundit nuk është bërë pothuajse asgjë në këtë drejtim dhe ata që më së shumti kërkojnë drejtësi, janë pikërisht familjarët e të pagjeturve. Familjarët kërkojnë që qeveria e ardhshme të diskutojë mbi këtë cështje gjatë diskutimeve në Bruksel dhe të veprojë në këtë drejtim për të gjetur një fije shprese për ta.

Madje, pos kësaj, ata janë shrehur edhe optimist duke thënë se shpresojnë që do të jenë edhe vet pjesë e ekipit negociator për dialogun me Serbinë. Këtë mundësi nuk e ka përjashtuar Vetëvendosje, por që fillimisht duhet të rishikohet marrëveshja e deritanishme e nënshkruar me palën serbe.

E lidhur me kërkesën e familjarëve të të pagjeturve që të jenë pjesë e dialogut me Serbinë, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi nuk e përjashton këtë mundësi, por thotë që fillimisht do të rishikohen marrëveshjet e deritanishme të nënshkruara me palën serbe.

Bislimi vlerëson se Lëvizja Vetëvendosje do të fillojë negociatat me të gjithë faktorët relevant vendor që janë të prekura nga bisedimet me shtetin serb.

“Për fazën finale të dialogut ulemi me faktorët relevant vendor që kanë një interes për negociata. Këta munden me qenë familjet e të pagjeturve, mundet me qenë sistemi bankar, sindikata e pensionistëve të cilët u kanë humbur pensionet edhe aty pastaj në bazë të negociatave shihet prej tyre se cili prej tyre duhet me qenë pjesë e ekipit negociator. Do thotë në këtë fazë ne nuk mund të jemi, ti do jesh pjesë e ekipit negociator e ti nuk do jesh. Qëllimi i Lëvizjes Vetëvendosje është së pari që ekipi negociator të jetë reflektim i një konsensusi të brendshëm politik brenda parlamentit, por edhe i konsensusit të brendshëm shoqëror që nënkupton që participantët në shoqëri të cilët janë të afektuar nga dialogu me Serbinë mund të kenë pretendime me qenë pjesë e dialogut”, tha Bislimi.

Edhe 20 vite pas luftës ende nuk duhet fati dhe vendndodhja edhe e 1 mijë e 650 personave të tjerë.