Pikërisht para tri dekadash ndërroi jetë Esad Mekuli. Ne kushtet e robërisë së rëndë para luftës së II Botërore me poezitë e tija te fuqishme revoltuese paralajmëroi se është një popull qe nuk do te pajtohet me robërinë.
Pas Luftës se dyte botërore ai punoi fuqishëm që të krijojë masën kritike te intelektualeve qe do ta formësojnë vetëdijen kombëtare dhe institucionet që artikulojnë synimet dhe rrugën kah pavarësia. Me dekada udhëhoqi revistën “Jeta e Re” qe padyshim mund te konsiderohet si një shkolle e vërtetë e shkrimtarëve qe emancipuan kombin.
Krijues dhe udhëheqës i ASHAK dhe njeriu qe beri hapat edhe ne enciklopedi. Ishte sa i qete aq i vendosur. Shpërtheu si vullkan me poezie tij e pastaj lëvroi durueshëm rrugën e emancipimit për liri dhe institucione te shtetit.
Ai ka gjurmët dhe veprën qe e bën te paharrueshëm dhe me vend nderi ne Historinë tonë , por sikur mungon kujtesa e kujdesi i duhur institucional .
(Marr nga fb i kolegut tim nga “Rilindja”, Muhamet Mustafa )

























