Ekler të mushur me spinaq dhe mish të thatë
Ky lloj i eklerëve është një përgatitje të cilën mund ta servoni si paragjellë për familjarët apo miqtë tuaj. Për përgatitjen e brumit të eklerëve iu nevojiten:
400ml ujë
100ml vaj
300gr miell
1 pluhur për pjekurina
5 vezë
Për mbushjenn nevojiten:
400 gr spinaq
200gr shmand
1 lugë djathë
Kripë dhe piper I zi
Mënyra e përgatitjes:
Fillojmë me përgatitjen e eklerëve. Ujin dhe vajin i hedhim në tenxhere dhe i lëmë të vlojnë. Kur të vlojnë i largojmë nga zjarri dhe ia hedhim miellin duke përzier vazhdimisht. Këtë brum e lëmë që të ftohet tërësisht. Pasi të jetë ftohur, ia hedhim vezët një nga një duke përzier vazhdimisht. Masën e vendosim në shiringë kuzhine dhe mbbi letër për pjekjë hedhim brumin në formë të rrumbullakët. I pjekim në furrë të ngrohur në 180 gradë për 15-20minuta. Pasi të piqen, i largojmë nga furra dhe i lëmë të ftohen tërësisht. Ndërkohë përgatisim mbushjen. Spinaqin fillimisht e ziejmë pak pastaj e hedhim në mikser, ku i shtojmë ajkën, djathin, kripën dhe piperin e zi dhe i përziejmë të gjithë bashkë.
Eklerët pasi të jenë ftohur i prejmë në mes dhe i mbushim me masën e fituar nga spinaqi dhe djathi, ia vëmë sipër një copë mish të thatë dhe i kemi gati.






























