Paraqitja e artistes së madhe shqiptare, që jeton prej vitesh në Gjermani, mbrëmë në qytetin e Cyrihut, bëri që të krijohet një atmosferë vërtetë entuziaste, sa i tërë publiku në sallë të ngritët në këmbë për ti duartrokitur gjatë kësaj këngëtare që ka ngritur këngën shqipe në piedestal evropian
Teksti e fotot : Rexhep Rifati
Prej dy dekadash, sa përcjelli manifestimet e këtij lloji të artistëve shqiptarë, në këtë metropole të shtetit helvetik, nuk kam parë e përjetuar një atmosferë kaq të ngrohtë dhe një korresponduam kaq të afërte e të përzemërte të një artiste me publikun.
Edhe prania e artistes së madhe shqiptare, me banim në Zvicër, Elina Duna, bëri që për një çast këto dy artiste ndër më të mëdhatë shqiptare në mërgatë, ti japin vulën e spektaklit ambientit ku u mbajt koncerti.
Duke pas në përcjellje një orkestër të shkëlqyeshëm, Edi Zari, që pos si një këngëtare e mrekullueshme njihet edhe si producente e kompozitore, e denjë për respekt, bëri që kjo artiste me tërë madhështinë e saj të paraqitet para publikut, kryesisht shqiptar (ardhur nga kantone të ndryshme), por edhe të një pranie të dukshme të publikut artdashës zviceran.
Programit të Eda Zarit i paraprinë dy grupe artistësh të ri me kitarë, ndërsa që për vonesën në fillimin e programit, Eda , përkujtoi se sapo kanë udhëtuar me Elina Dunin, nga vizita në Shqipëri ku ishin në krye të një aktivitetit muzikor- humanitar në Valbonë, për të shprehur kundërshtinë për ngritjen e hidrocentraleve në këtë pjesë të mrekullueshme të Alpeve shqiptare.
Me këtë rast përshëndeti edhe drejtoresha e Qendrës së Kulturës zonja. Shukrije Ramadani, ndërsa në cilësinë e organizatorit, falënderoi Fatmir Haziri, duke shpreh dëshirën për sjelljen e artistëve me renome para publikut të Cyrihut e më gjerë.
Madhështinë prej një artisteje e njeriu, Eda Zari e shfaqi edhe në fund të programit kur doli të takohet e përshëndetet nga afër pjesëmarrësit e këtij programi, që vështirë do të mbahet mend nga ata që patën rastin ta përcjellin nga afër.





















































