11.5 C
Zürich
Donnerstag, September 17, 2026

Dy poezi: Heroina ime, nanë!

NANËS SIME (Mirës)

(Për nder të Ditës Botërore të Poezisë…)

Emri yt, nanë,
asht fjala e shenjtë që s’peshohet,
asht pastërti, edukatë e frymëzim…
asht sa toka,
sa qielli,
sa dielli,
sa deti,
sa vetë natyra;
asht e përbashkëta ime,
unifikuesja dhe ndriçuesja e shpirtit tem,
emni yt që peshon aq randë.
O imja e shtrenjta,
e çmuemja,
o e shenjta dhe e dashtuna,
heroina ime, nanë!

Durrës – Pejë

Pejë, të desha e të dua,
për ajrin karagaçin, për Rugovën,
për birrën, për dashurinë, për ty.

Durrës, të desha e të dua,
për jetë, për histori, për universitetin,
për liri e dashuri
që m’i dhe ti — për Shqipërinë!