Dy lulëkuqe!…
Shkruan Sami ARIFI
Dy lule t’çelura,
njërën e rritë Toka!
Tjetrën rritë dashnia,
Që se mposhtë dotë Bota!
Vendi shumë i gjerë për pellazgë që ishte,
N’tre kontinente lulëkuqet i kishte,
Por nga kusaria,
u zhduk shumë dashnia!
Dy lulëkuqet mbetën,
ato krejt su hoqën!
Edhe se u tkurrën prore,
dashninë s’lanë pas dore!
N’Tokë t’arbrit jetojnë,
me shqiprarë gjallërojnë!
Njërën lulëkuqe rritë Toka,
tjetrën rritë dashnia!
Që se ndanë dotë Bota!
Lulëkuqet n’shekuj,
jetuan s’u zhdukën dotë!
Njëra n’shpirt t’popullit,
tjetra n’Tokë me zot!
I mbrojti mbrendia,
veç nga dashuria!


























