11.5 C
Zürich
Donnerstag, September 17, 2026

Dreka sot, speca të mbushur

Tava e specave të mbushur është një tavë që thuhet të përgatitet më shumë në rrethin e Anamoravës, por që përdoret jashtëzakonisht nga të gjithë.

Për përgatitjen e kësaj recete nevojiten:

  • 3-4 qepë të mëdha
  • 1 gotë oriz
  • 1kg mish i bluar
  • Speca dollma
  • Kripë, piper i zi, piper i kuq, majdanoz, nenexhik dhe vaj ulliri

Mënyra e përgatitjes:

Qepët i grijmë imët dhe i fërgojmë në vaj derisa të zbuten, në temperaturë jo shumë të lartë. Pastaj ia shtojmë mishin e bluar dhe përziejmë vazhdimisht, duke ia shtuar kripën, piperin e zi dhe erëzat. I lëmë të fërgohen mjaftueshëm, por jo të skuqet mishi dhe ia shtojmë orizin, të cilin më parë e kemi larë mirë. Përziejmë vazhdimisht dhe në fund ia shtojmë një lugë gjelle piper të kuq, sa të marri masa ngjyrën e nevojshme.

Ndërkohë, pasi që kemi pastruar specat dollma dhe i kemi hequr bishtin dhe farat, i marrim dhe i mbushim me masën e përgatitur me mish të bluar. Specat i rendisim në tavë të lyer më parë me gjalp, dhe i shtojmë një gotë ujë. I fusim në furrë të nngrohur paraprakisht në 250 gradë dhe i lëmë të ziejnë. Kur specat të jenë skuqur mirë nga sipër, i rrottullojmë dhe i lëmë të ziejnë akoma derisa të shterret uji dhe të skuqen specat edhe nga ana tjetër.

Ju bëftë mirë!