Veprimtarët e dalluar të Komunitetit shqiptar të Gjenevës, përpos aktiviteteve kulturore, artistike e atdhetare, mbështejen e mësimit shqip, bashkëpunimin për rrejtëzimin e fuqizimin e komunitetit shqiptar në Gjenevë dhe Zvicër, shënimin e datave historike dhe nderimin e të gjithë dëshmorëve pa dallim, së fundi me vetiniciativë kanë kontribuar suksesshëm edhe për regjistrimin e qytetarët e Kosovës, të cilët jetojnë në Gjenevë dhe kantonet përreth. Këtë aksion ata e bënë në bashkëpunim dhe në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Gjenevë.
Prore në shërbim të mëmëdheut dhe komuntietit
Dihet se veprimtarë të dalluar të komunitetit, krahas jetës profesionale e familjare, mbështetjes të shumanshme të familjarve e farefisit, lagjes, fshatit e komunës së tyre të vendlindjes, mbijetesës e kontributeti logjistike e personale edhe të luftës politike dhe asaj çlirimtare si dhe rindërtimin infrastrukturor, ringjalljes ekonomike e mirëqenies sociale edhe sot e kësaj dite në atdheun e tyre.
Kështu, për t’ju bërë krah proceseve isntitucionale dhe përmbylljes së procesit të pavarësisë e shtetësisë, në këtë rast për të quar përpara regjistrimin aktual të qytetarëve të Republikë së Kosovës edhe jashtë atdheut, Shoqata – Komunitieti shqiptar i Gjenevës përmes të dy nga drejtuesit e saj, Nasuf Nuhiu e Linda Rexhaj Maliqi, me katër kujdestari vullnetare janë vu në shërbim të Kosullatës së Republikë së Kosovës në Gjenevë e rrethinë për të mbështetur bashkatdhetarët, që kanë nevojë për të kryer obligimin qytetar, gjegjësisht regjistrimin e tyre dhe famijarve të tyre në diasporë.
Kështu falë këtij angazhimi përkushtues të ketyre dy vepritmarëve të mirënjohur të Komunitetit shqiptar të Gjenevës, brenda 4 gjysëm ditëve u arrit që të regjsitrohen edhe rreth 200 qytetarë të Kosovës, kryesisht nga pjesa frëngjishtfolese e Zvcirës, nga këta rreth 30% edhe qytetarë nga Franca fqinje. Mirënjohje e respekt për të gjtihë ata që u angazhuan vullnetarisht në mbështejtje të ketëij procesi institucional të Republikës së Kosovës.
Edhe më tej ambasadorë vullnetmirë
Pjesëtarët e diaporës sonë, që nga gjenerata e parë e tyre, si punëtorë e veprimtarë të vyer e të respektuar, me anagzhimin e palodhur e fisnik për prosperitet e mirëqenie shoqërore për të gjithë, mbeten edhe më tej ambasadorë të respektuar te komunitetit dhe të dy shoqërive e vendeve. Prandaj, në përputhje më këtë fakt, institucionet e të dyja vendeve duhet që në mënyrë të strukturuar dhe institucionale ti trajtojnë e perfshijnë meritueshëm ata në zhvillim-bashkëpunimin e gjithanshëm edhe ndërshtetëror.
Instutucionet politkbërëse, qoftë ato legjislative apo ekzekutive, e veçanërisht ato zbautese, që kanë të bëjnë me diapsorën tonë, pa përjashtuar edhe përfaqësitë diplomatike e shtetërore, duhet që të përfshijnë më aktivisht dhe në mënyrë të strukturuar veprimtarët dhe rrjetet përkatëse të diasporës për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me ta, pasi që vetëm kështu përmbyshin mandatine tyre publik e shtetëror për të qenë më inklusiv, duke marr parasysh nevojat e intersat si dhe potencialet e mundësitë – jo vetëm financiare e elektroale – të diasporës sonë. E gjithë kjo, jo së fundi, për të mënjanuar mangësitë demokratike në rritje dhe lështimet e mudnshme – siç është rasti me pyetësorin digjital që ka te bëjë me regjistrimin e diasporës tonë, e cila del se nuk është përfshirë në koslutime paraprake.
Në vijim, këtë aktivitet, mudn ta ndiqni përmes storien filmike e dokumetuese të Alb’swiss TV, nga e cila kemi hauzuar të dhënat kryesore si dhe imazhet shoqëruese të këtij shkrimi.



























