Shqipëria priti me emocion të madh vëllezërit e saj arbëreshë(natyrisht ata pak që mbërritën dhe ata që u skartuan nga Akademia e Shkencës)për të marrë pjesë në Samitin ose Kongresin arbëresh i cili u mbajt në Tirana më 22 Nëntor. Një Show i mrekullueshëm një mbrëmje gala. Shqiptarë të lumtur, atmosferë Galà!
Pjesëmarrja e komunave.
Në këtë Samit nga 50 komuna të botës arbëreshe morën pjesë vetë 15 komuna. Nga 33 Komuna arbëreshe të Kalabrisë morën pjesë vetëm 3 prej komunave. Siç e shohim që pjesëmarrja e kryetarëve e gjithë botës arbëreshe ishte një e treta, ndërsa pjesëmarrja e kryetarëve të bashkisë së Kalabrisë të cilët përbëjnë 50% të botës arbëreshe pjesëmarrja ishte me afërsisht 0,2 % .
Por le ta kthejmë tek epiqendra e ditës së Samitit. Paneli Arbëresh.
Lind pyetja. Çfarë u diskutua konkretisht në “Dita e arbëreshit ? Çfarë u propozua?
Me sa pamë nëpër videot në kohë reale u diskutua mbi të ashtuquajturën “Moti i Madh” bashkëpunim i Unifersiteteve si edhe me pjesëmarrjen e Fondacioni Solano. Një projekt ku flitet për ritet e pranverës arbëreshe, që me sa duke kërkon financime të mëdha, por për këtë mendojnë fondet që do të jenë lumë, ndërsa bota e gjallë arbëreshe me sa duket do të ngelet po shterp!
Me këtë projekt jemi në pritje që ti radhiten të gjitha petalet e trëndafilit ..?
Oh Zot, dhe sa dekada do dëgjojmë për këtë Mot të madh? Gavril Dara në Sicili na dha një “mal me trëndafila” dhe nuk iu deshën 30 vjet të merren me të ?
Të nderuar akademik ekselent! Në jetë ka edhe “priorità”!.
A jeni përqendruar ndonjëherë e të pyesni se kush është urgjenca e popullit arbëresh?
Mendoj se; edhe miu e di që hemorragjia arbëreshe qëndron tek arteria “Gjuha”.
UNESCO, ka vite që po ulurin e thotë: Gjuha arbëreshe po zhduket!!!
Ajo gjuhë që po lëngon, ajo gjuhë që po vdes, ajo gjuhë që nuk flitet më nga mosha 30 vjet e poshtë!
Të nderuar akademik duhet të kuptoni faktin se gjuha është primarja dhe ka urgjencën, sot për sot
një shprehje e popullit thotë: “Fshati digjet e kurva krihet”!
Ju individ të çmimeve, të karrierës suaj, por në fitoret mbi ruajtjen e gjuhës tek arbëreshit, që proklamoni punën gjigande që është bërë prej jush dhe kur vini në Arbëri e Sicili nuk e shikoni si është katandisur kjo Arbëri? Me sa duket jeni kthyer si Don Kishoti me mullinjtë e erës. Koha ikën, dhe tashmë keni prodhuar një identitet arbëresh bilinuistik por “analfabet” në gjuhën mëmë.
Të Nderur akademik, keni shkuar ndonjëherë më tutje se sa projekti juaj”Moti i madh?
Si arbëresh që jeni a jeni përqendruar ndonjëherë tek kultura arbëreshe?
A ju ra në sy se “shtojzovallet arbëreshe” me çfarë kostumi u paraqitën në Samit? Apo Fondacioni Solano iu ka zënë sytë dhe nuk shikoni më tutje?
Personalisht fërkova sytë kur dallova ato vellot e bardha në kokë, pastaj vëzhgova kostumet dhe vura duart në kokë dhe thashë me vetë çfarë po ndodh?
Një performancë e tillë ishte një “bastardim”, një përdhunim i kulturës shekullore arbëreshe.
Çfarë ju kushtonte që të thirreshin arbëresh nga Arbëria?
Nuk do ishte më mirë që ti ftonit këta arbëreshë se ta të bënit këto palaçollëqet ?
Bota arbëreshe nuk reduktohet në copa karte, as në manikin, as në imitime, apo në koferenca sterile, Bota arbëreshe përmban kodet e saj precize, janë njerëz, janë frymë janë shpirt, që i duhen Arbërisë për të çuar përpara pulsin e jetës. Edhe pse ata studiues , hulumtues, artistë e shkrimtarë nuk kanë ato trofetë tuaja, por ata arbërorësh doni apo nuk doni ju, ata janë shpirti dhe zemra e Arbërisë!
Pjesëmarrja e kryetarëve të Bashkisë të komuniteteve arbëreshe
Në Kongres u radhiten edhe 15 kryetar komunash arbëreshe. Si i thonë asaj fjale “ Të gjithë arbëresh në zemër, por flasim italisht. Një leksion të bukur ua dha edhe Trajneri i skuadrës kombëtare të futbollit nënshtetas Itali i cili kishte mësuar dy fjalë dhe u shpreh në gjuhën shqipe.
Të nderuar kryetar komunash mendoj se nuk ka problem se nuk flisni rrjedhshëm arbërisht. Mjafton sikur edhe dy fjalë arbërisht, por të paktën merrnin guximin dhe demonstroni se jeni të interesuar për variantin e arbërishtes. Pyeti dikush nga ju se çfarë do bëhet me gjuhën e komunitetit tuaj.
Pyeti dikush se nëse këta akademik se kush ishin ndonjë propozim konkret?
Mendoj se Jetojmë në botën demokratike. Nuk të gjen pse pyet!
Ju kryetarë të komunave arbëreshe jeni qytetarë italian, me mentalitet aksidental, ku nuk duhet të frikësohen nga asgjë, apo të bini në kompromisëm kur trajtohen fatet e komunitetit. Duhet të funksionojë kështu apo jo?
Pjesmarrja e kishës Bizantine.
Peshkopin e Lungro nuk ishte pjesëmarrës… por në pjesëmarrjen doli dhe një farë Gallaro “Peshkop i Piana degli Albanesi”,po edhe këtu duhen hijet e Headegar për të kuptuar disi.
Asociacionet
Në Kalabri jeni 70 asociacione. Në ditën 22 të dy federatat Të përmbledhura në Faa dhe në Uni Arb përcaktuan si një ditë Zije. Këto dy federata kanë në gjirin tyre individë të shkëlqyer Poet, artistë, mësues, shkrimtarë, hulumtues, shkencor, aktivistë, këngëtar, arkitekt Inxhinierë, antropologë, dhe janë një armatë e madhe operative që falë tyre mbahet gjallë Arbëria, dhe kjo u duk!
Në fund të fundit këta akademik demostruan edhe njëherë që falimentuan, dhe nuk janë asgjë përballë gjithë asaj kategorie mësues, artistësh, poetësh, hulumtuesish, që me sakrificat përballen për të nxjerrë në dritë e mbajtur gjallë gjakun Arbër!
Se ç` përfundim; Fshati s’do kallauz, dhe me ketë situatë u kuptua se kush e mbanë Arbërinë gjallë! Personalisht i doja t’iu kujtoja vëllezër arbëresh që ligji 482\ 99 është një ligj,(edhe pse i çalë, nuk ua jep mundësinë mësimin e detyrueshëm dygjuhësh dhe kjo është për të ardhur keq) por ndërsa luftoni për përmirësimin e ligjit ju mund të bëni diçka. Sepse Ligji 482\ 99 i iu jep mundësinë të regjistroni fëmijët tuaj në shkolla, të krijohen klasa për mësimin e arbërishtes! Bëheni këtë hap! Koha ikën Arbërishtja po vdes! Tani që po shikoni realitetin me sy ju lutem keni ju në dorë me shumë se askush tjetër fatin e gjuhës në dorë. Gratë e kanë lozur gjithmonë rolin në shoqëri. Ata kanë qenë dhe janë motori i shoqërisë! Të fillojmë të edukojmë çdo bir me gjak arbëreshi që të nesrmen të çojnë përpara e të mbajnë gjallë arbërinë! Sytë çdo shqiptar i diasporës i mban tek ju!
Ndërsa ju kryetar të bashkie arbëreshe të cilët keni alternativën që ua jep me ligjin 482\99 ndërsa luftoni për përmirësimin e ligjit mund të filloni e të shkruani aktet komunale(aktin e lindjes, apo të martesës në dy gjuhë(përjashtim bënë komuna Piana degli albanesi që e ka në përdorim administrate) ? Lëvizni, mos harroni së është detali ai që bënë diferencën!
I tregoni botës mbarë se Arbëreshi është i destinuar për të qenë i përjetshëm!!
Finale: një ditë dedikuar arbërrshëve, pa arbëresh dhe pa shpirtin e arbëreshëve!
Ju vëllezër arbëresh jeni të mbrekullueshëm. Ju jeni ajo pjesa më shëndetshme e popllit arbëror dhe ju konsiderojmë ajaka e Arbërisë.
Mos harroni se dy janë mitet në rruzull. Mitologjia dhe arbëreshi!
Rrofshi e përjetëqofshi!
Ornela Radovicka Qëndra albanologjike A. Bellusci themeluar 1980

























