Dëshmori Kemajl Hamdi Azizi
Nga Sami Arifi
Kemajl Azizi u lind, më 25 prill të vitit 1970, në fshatin Lubishtë-Komuna e Vitisë, shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmën Akademinë e Milicisë në Vushtrri, ai këtë detyrë si milic e kishte ushtruar vetëm dy maj, pas zhvillimeve në Kosovë të viteve 90-ta, Kemajli largohet nga puna, Kemajli, me rastin e shpalljes së Kushtetutës në Kaçanik, më 07 shtator të vitit 1990, merrë pjesë në sigurinë e organizimit të këtij Kuvendi. Pasi që pushteti serb tenton ta burgos, ai largohet nga Vitia, qëndron në Maqedoni për disa vite. Kemajli për t’i ik arrestimit të pushtetit serb, në vitin 1995, ai shkon në Zvicër. Kemajl Azizi, pas intensifikimit të luftës në Kosovë kthehet në vendin e tij dhe i bashkohet radhës së UÇK-së në Viti. Kemajli, në mes shumë aksioneve të UÇK-së, në një aksion të njësitit në Vërban, ai bie nga forcat serbe, më 05 qershor të vitit 1999. Kemajli u radhitë në përjetësi në radhën e dëshmorëve që përgjithmonë mbesin në kujtesën e popullit.
Sot Ansambli i Këngëve dhe Valleve të Vitisë mban emrin e dëshmorit Kemajl Azizi.
Dëshmori Kemajl Azizi!
Për lirinë e vendit tonë,
luftëtarë trima pati gjithmonë!
Kemajl Azizi n’Zonën Operative n’Karadak,
me pushkë n’dorë u ngjitë n’shpat!
Ishte trimi nga Lubishta,
nuk ka frikë nga shkit me bishta!
Luftoi trimi s’kurseu jetën,
që atdheu t’marr veten!
Nga pritat e korbave t’shkret,
n’Vërbanë trimi ndërroi jetë!
Shkon Kemajli n’përjetësi,
që atdheu t’ketë liri!
Krenari për shqiptari,
n’luftë ranë trimat për pavarësi!
Lindi Dielli dhe u kthjellë moti,
nga luftëtarë trima, liri sjelli Zoti!

























