20.9 C
Zürich
Dienstag, September 15, 2026

Dashuro…

DASHURO…

(Mos ndalo, kurdo e kudo…)

Më kujto. më mendo, më dashuro kurdo…
Më ndjej e të ndjej, s’i gjakun ndër vena
Unë do të kujtoj ty gjithnjë, si një luaneshë
Në çdo stinë, në dimër e verë, qoftë jashtë, ose brenda
E vetmja dhe veçanta, për mua në këtë jetë, kujto kudo…
Ti, do të mbetesh e vërtetë, një princeshë e mbretëreshë!

Mirëpo, vetëm me kaq mos u mjafto…
Prandaj, më përqafo, e fort më shtrëngo
Kështu pa ndalur dhe pa reshtur vazhdo…
Unë të mbetem gjithmonë, yti shok e besnik
Je mikja e shoqja, më e mira e jetës time, do s’i do…
Si njeri, si dashnor, por edhe s’i më i miri i yti mik!

Ti më je, më e dëlira, në mes t’ shoqeve më e mira
‘’Je si një hënë, ku natën bënë dritë në qiell;
Ndërsa ditën rrezaton, me rreze që ngroh, si një diell!’’
Ty të mbaj fort në mendje, n’ shpirt e n’ zemër thellë
Me jetë, emër, vepër, me punë më të mirë
Do t’ jetojmë së bashku, në Shqipërinë tonë t’ lirë!

Ne do të jemi kudo; në det, në tokë dhe n’ mal t’ vjetër
Do të thosha kurdo: vazhdoj e vazhdo, kurrë mos ndalo…
Kjo është një besëlidhje, e fisme, e domosdoshme dhe e pjekur
Me një dashuri të rrallë e për mall, dytë për njëri-tjetrin…
Më do, të dua gjithmonë: kuptohet, edhe nëse ka një botë tjetër?!