Ai potencon se janë mbi 200 raste para gjykatës supreme zvicerane që përdorë këtë të drejt zakonore, ndërsa mentori i tij para panelit universitar të Freiburgut, Prof. Dr. René Pahd de Mortanges, vlerësoi lartë përmbajtjen e temës së Burim Ramajt,. Ndërsa nesër me 23 tetor), në një ceremoni në Cyrih, diploma e doktoraturës i dorëzohet Doriela Grabockës (Dori) nga Korça, që ka mbrojtur doktoraturën në ETH të Cyrihut.
Teksti fotot:Rexhep Rifati
Nga dita më ditë në shtetin helvetik, po shtohet numri i shqiptarëve të ri me tituj më të lartë akademik, kështu brenda tri ditësh kemi edhe dy doktorë shkence në Zvicër. Më 20 tetor në sallën solemne të Universitetit të Freiburgut, 7 kandidatë fituan titullin doktor shkence, me sa pamë gjysma e tyre me prejardhje nga vende të të ndryshme, një dëshmi kjo që shteti helvetik u jep mundësi të gjithë individëve pavarësisht nga vendi i prejardhjes.
Ndaj edhe ishte kënaqësi si për familjen ashtu edhe për mua që bashkë me poetin Musa Jupolli, kryetar i LKSHM-së morëm pjesë në këtë ceremoni të veçantë, aq më parë që Burimi dhe vetë Kosova ishin që në hapje tema e parë me radhë, ku Profesor i Historisë së të drejtës: Prof. Dr. René Pahd de Mortanges vlerësoi lartë përmbajtjen e temës së Burim Ramajt, si dhe foli për të drejtën zakonore që me shekuj ka gjet zbatim në trojet shqiptare.
Në një prononcim të shkurtër që i morëm Burimit, me të marr temën e doktoraturës, ai shprehi kënaqësinë që tema e tij kishte burimin edhe nga vetë Kanuni i Lek Dukagjinit, apo një temë shqiptarie siç potencoi ai. Aq më parë që pluralizmi juridik e në Kosovë, që përmendet si pluralizmi ligjor dhe se kjo e drejt zakonore ka gjet aplikim edhe në Zvicër, ku ka mbi 200 raste para gjykatës supreme, ku përdoret kjo e drejt zakonore, e që te ne në popull emërtohet si kanun. – Vendimin e kam marrë vet dhe kam arritë të demonstroj, e që mundemi me zbatua në praktikë. Mentori i tij, Profesori i Historisë së të drejtës, siç nënvizon Burimi : “ ka pas impakte prej meje për konceptin e pluralizmit juridik, ndaj edhe është i kënaqur me këtë rezultat.-
Burimi gjithashtu shpreson se kjo temë e tij do të gjej zbatim dhe nga ana e gjyqtarëve juridik edhe në vet shtetin helvetik dhe shpreh kënaqësinë që gjithnjë e më shumë po rritet numri i studentëve shqiptarë në kantonin ku jeton, krahas rritës së brezit të ri shqiptar në shkollim si në Zvicër dhe në mërgatë përgjithësisht dhe se duhet një përqendrim dhe angazhim serioz për të arrit atë që synon, duke aplikuar sa më shumë dije.
Ndërsa babai i Burimit që bashkë me të shoqen, djalin e dytë Kelmendin dhe të shoqen e Burimit me dy vogëlushet merrnin pjesë në ketë, ceremoni i përballur si edhe familjarët e tjerë me shumë emocione, tha se: Fal zotit, kohës, punës dhe angazhimit të tyre dhe përkrahjes sonë, por edhe mundësive që ofron vet, dy djemtë e tij i plotësuan ëndrrat prindore. Sepse, brezi i tij u deshtë të punojë shumë për të mbajtur familjen dhe se ai vet me të ardhur në Zvicër u përballë me punët më të rënda fizike, por që synim i tij ishte shkollimi i fëmijëve, ndaj edhe ia doli jo edhe pa sakrifica, derisa arriti majën e piramidës që ëndërronte: Burimin me titull doktor shkence (që solli si dyvjeçar) dhe Kelmendi që lindi në Zvicër e që mban titullin magjistër i shkencave ekonomike. Krahas shkollimit qëllimi tjetër ishte që krahas investimit te individi, paralel me te edhe ngritja e ruajtja identitetit kombëtar shqiptar, ndaj edhe do të doja që të investojmë më tepër tek të rinjtë tanë për arritje në të gjitha fushat e në veçanti në shkencë e dituri.
Gjatë aperos një bisedë të lirë e shumë të afërme e patë m edhe me Prof. Dr. René Pahd de Mortanges, para të cilit ka mbrojtur doktoraturën Burimi, nga i cili mësuam se ai disa herë ka vizituar Kosovën dhe se ka përshtypje shumë të mira nga vizita e tij. Sidomos nga Prizreni ku ka qenë i ftuar edhe në dasma dhe se përshtypjen e tij e ka edhe në saje të dy kulturave që ka pa në këtë qytet si dhe të afërsia njerëzve tanë në komunikim me te.
Ndërsa nesër me 23 tetor), në një ceremoni në Cyrih, diploma e doktoraturës i dorëzohet Doriela Grabockës (Dori) nga Korça, që ka mbrojtur doktoraturën në ETH të Cyrihut.

































