21.5 C
Zürich
Donnerstag, September 17, 2026

Bunë – histori më vete

Bunë – histori më vete

Bunë e legjendave dhe historive,
Bunë e qëndresës dhe trimërive.

Shumëherë ujin ta kanë turbulluar
sulltanë, carë, gospodarë e krajla,
por rrjedhën s’ta ndërruan kurrë.

Je skuqur me gjakun e djemve shqiptarë
të masakruar në Tivar.

Të ndanë nga trungu me shpata, thika e topa,
të shigjetuan nga të gjitha anët,
por rrjedhën nëpër Ulqin, Shkodër, Velipojë e Shëngjin
prapë e vazhdove.

Bunë e Oso Kukës,
e Jakup Ferrit,
e At Gjergj Fishtës dhe Filip Shirokës.

Kala e pamposhtur atëherë dhe sot.
Bunë unike. Bunë burim jete.
Bunë – histori më vete.

Nga Arfi Ejupi
Gjenevë, 8 dhjetor 2025
Foto autoriale: 8 shtator 2025