Blerim Hoxhaj me Kampionin Azem Maksutaj duke i dorzuar portretin e realizuar nga Gazmend Freitag, Winterthur, 2020
Blerim Hoxhaj, në Winterthur, më 29. 12. 2020
Sot bёra njё udhёtim drejtё Winterthurit tё Zvicrres. Ishte dhe do mbetet një ditë e vecantё e jetës sime, për mua sepse vizitova një njëri me vlera të mëdha, një Legjendë dhe Kampion të shumëfishtë. Një njëri, që për sukseset e të arriturat e tij duhet shumë kohë të shkruajmë e të flasim. Kisha nderin dhe kënaqësine të takoj z. Azem Maksutaj, 14 herë Kampion bote. Doja të falenderoja Kampionin për angazhimin, përkrahjen dhe ndihmen e tij, ndaj popullit tonë Shqipëtar. Poashtu erdha ti bashkëngjitëm nismës së tij për krijimin e fondit dhe ta përkrah në cdo segment bamirësie.
Sot unë i dorëzova Kampionit një punim artistik punuar me laps dhuratë e dedikuar pёr Kampionin tonё tё dashtun nga Piktori i njohur Gazmend Freitag.
Me sa arrita tё kuptoj e dua ta prek se z. Azem Maksutaj ka njё vizion tё qartё human qё si frymёzim e ka pasur nga e Ëma e tij. Ai ndjekё hapat dhe pёrmbushë Amanetin qё ia kishte dhёnё Nёna e tij. Lavdi e pёrulje që një Nëne rriti e të edukoj një burrë, djalë bujar e zemërgjerë si Azem Maksutaj! Ne jetojmë një herë kurse ata që bëjnë diqka të veqantë janë të pa vdekshëm, jetojnë gjithëmonë në dijen e zemrat tona.


























