Gjithë ata që e njohin apo kanë pas rast të takohen në St. Gallen me profesor Shenasi Aliun me prejardhje nga Vaksinca e komunës së Likovës (Maqedonia e Veriut) i diplomuar në vitin 1995 në Universitetin në Prishtinë dega Biologji, ndjejnë kënaqësi për një ndejë të përbashkët, sepse ke çka të dëgjosh por edhe të përfitosh nga ai, sidomos nga fusha specializimit të tij, atë të bimëve aromatike mjekësore. – Në Zvicër migroi në vitin 1990, ku prej 20 vjetësh është anëtar i shoqatës së Ekologëve për Mbrojtjen e Natyrës dhe Ambientit
Nga Rexhep Rifati
Ai këtë nuk e bënë vetëm përmes këshillave duke u tregua njerëzve për efektet shëruese që kanë bimët që rriten në shumë vende në natyrë, e sidomos në kantonin ku edhe jeton Shenasiu, në kantonin e St. Gallenit. Ai vet e ndonjëherë i sheqeruar edhe nga e shoqja apo bashkudhëtarë tjetër de dhe mbledh bimë të cilat i përpunon në mënyrë të thjeshtë apo duke i përdorur edhe si çaja për kurimin e sëmundjeve të ndryshme.
Sa i përket jetës në mërgatë, Shenasiu në Zvicër ka migruar në vitin 1990 dhe ka punuar 16 vite dhe së fundi ka punuar në një pompë benzine. Karakteristike është se që nga viti 2000 është anëtar i St. Gsller Naturschutznachrichten, shoqatë kjo e Ekologëve për Mbrojtjen e Ndotjen esë Ambientit, ku edhe ka emra eminent nga fusha e biologjisë. Ai thotë se duke qenë për 20 vjet anëtarë ei kësaj shoqate edhe më tej e ka perfeksionuar fushën ne të cilën ka studiuar, duke pas kontakt edhe me biologë dhe ekologë jo vetëm brenda Zvicrës, por edhe nga jashtë që kanë ardhur për të ligjëruar apo marrë pjesë këtu në qytetin e ST. Galenit ku edhe jeton prej vitesh Shenasiu.
Krahas kësaj si rrallë ndokush në Zvicër, Shenasi Ali ka vizituar edhe pikat më atraktive kulturore, historike e turistike në Zvicër, që paraqesin perle të veçanta për vizitorë jo vetëm për brenda shtetit helvetik.
Po ashtu gjatë dy tri viteve të fundit krahas viseve shqiptare dhe monumenteve të personaliteteve historike e kombëtare të shqiptarëve ai ka vizituar edhe vendlindjet apo vendbanimet e figurave të shquara botërore që kanë lënë gjurmë në histori, shëndetësi, apo art e kulturë, arsim e sport.
Mjafton që vetëm të hyhet në fb e profesor Shenasiut dhe të sheh njeriu se ç ‘pamje të bukura e magjepse kap ai me celularin e tij, jo duke ndenjur këmbëkryq në banesë, por duke udhëtua edhe në kushte të papërshtatshme atmosferike dhe në lartësi mbidetare. Kjo thotë se i ka ndihmuar të ruaj edhe kondicionin, tash kur ka kaluar të 60-tat dhe ndihet tejet vital.
Ndaj edhe duke parë tërë këtë punë e pasion të këtij biologu në mërgatë, portali ynë, prontegra.ch tash e tutje do të sjellë shënime nga udhëtimet e profesor Shenasia Aliut, duke i dëshiruar njëherësh, gjitha të mirat në jetë e familje, me këtë vitalitet që ka.
Përndryshe, ai prej 6 muajve mban emisionin e drejt për drejtë çdo të diele nga ora 20:00 deri në ora 22:00 në Radio Lyra nën moderimin e Hysni Baliut dhe të udhëhequr nga nga ana e tij. Emisioni titullohet: “ Shëndeti dhe bimët aromatiko-mjekësore”, ndërsa ata që kanë interesim më të madh për këtë fushë mund ti drejtohen edhe adresës së tij: Shenasi Aliu Burgstrasse 85 9000 St. Gallen.
(Këtu krahas disa fotove që kam shkrep gjatë takimeve me Shenasiun, po jap edhe ca foto të tiaj që ai ka shkrep gjatë udhëtimeve në vende të ndryshme)









































