15.5 C
Zürich
Mittwoch, September 16, 2026

Ansambli “Vatra” nderon me mirënjohje Konsullin Berisha

Në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, drejtuesit e Ansamblit të Valleve “Vatra” nga Bülach i ndanë një mirënjohje Konsullit të Republikës së Kosovës në Cyrih, z.Vigan Berisha, me rastin e 30-vjetorit të themelimit të Ansamblit.

Ansambli “Vatra”, i cili tash e tri dekada kontribuon në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare në Zvicër, është një ndër shtyllat më të rëndësishme të identitetit kulturor të mërgatës sonë.

Konsulli Berisha, falënderoi për këtë nderim dhe theksoi vlerën e madhe të përkushtimit të Ansamblit “Vatra” në kultivimin dhe përcjelljen e kulturës shqiptare ndër breza.