13 C
Zürich
Donnerstag, September 17, 2026

Adem Ameti – inovatori nga Tetova me 33 zbulime shumë të dobishme

Adem Ameti është lindur dhe rritur në qytetin e Tetovës, shkollën fillore dhe të mesme ka kryer poashut në Tetovë, me origjinë nga fshati Gradec (Gostivar). Studimet bachelor të kryera në Universitetin e Tetovës, dhe në Stamboll të Turqisë. Ai tani vazhdon studimet e ciklit të dytë (master).

Profesioni, zhvillimet e karieres, mbështetja institucionale

Tani për tani Ademi është ligjërues `profesor` – inxhinier i mekatronikës. Inxhinier i mekatronikës është një fushë e inxhinierisë që kombinoni njohuritë e disiplina të ndryshme. Gjithashtu mund të krijoj produkte dhe aplikime inovative në fusha të ndryshme, si nanoteknologjia, inteligjenca artificiale dhe robotika, duke ofruar mundësi për të zgjidhur probleme komplekse dhe për të ndryshuar jetën e njerëzve në mënyre të rëndësishme.

Institucione e vendit ofrojnë mundësi për të studiuar këtë fushë, por kushtet laboratorike nuk janë të mjaftueshme, fatkeqësisht.

Sa i përket ndihmës ai shprehet: “…nga persona fizik nuk kam kërkuar ndihmë, pasi që i kam pasur mundësin që t`i realizoj vet,  kurse kam propozuar tek institucionet që të realizojmë projekte, por gjithmonë ka qenë mungesë kushtesh, duke përfshirë edhe ata materiale”.

Si një inovator i ri në një vend të vogël, e të tillë si Maqedonia e Veriut

Ai shprehet i shqetësuar, pasi që Maqedonia si një vend i vogël dhe pa një zhvillim të tillë të stimulon drejtë kryqëzimit të duarve dhe shuarjes drejt qëllimit; “Është diç e bukur, po sikur je  në burg disi… ku je i rrethuar vetëm nga muret (nën mungesë materialesh dhe pajisjeve tjera) etj…”

Nga lindi kjo ide, një zgjidhje e gabuar ose jo

“Pyetja më e vështirë për tu përgjigjur”! Mendohet të jetë më tepër çështje iluzioni, zgjedhje a një gjëje të tillë nga ana e Ademit. Madje shprehimisht mundësit – njohurit që ti ofron inxhinieria nuk ti ofron asnjë drejtim tjetër joinxhinierik.

Ai ua propozon të rinjve një drejtim si inxhinieria, sepse mundësit e aplikimit janë të mëdha pavarësisht kushteve, madje edhe si drejtim është i kërkuar. Padyshim edhe mbështetja familjare pa mos munguar…

Ai mendon se po të vijë shansi për ta prezantuar vendin (Maqedoninë) në ndonjë event si inovator i ri, do të merrje pjesë me vullnetin më të madh, pa mos u kursyer aspak.

Struktura ditore e një zbuluesi-shkencëtari

Struktura e tij ditore ndryshon sipas obligimeve ditore apo planit javor, ku normal ndryshon sipas situatës.

“Zgjimi mëngjes nga ora 4:30 duke kryer obligimin fetar-shpirtëror, pastaj vijon ushqimi dhe parapërgatitje për udhëtim, pasi që në institucionin ku ligjëroj është gati 26 km”.

Duke planifikuar aktivitetet dhe detyrat që duhet të bëhen gjatë ditës: shkruarja e ideve, studimi i fushave tjera, ushtrimet fizike, etj.

Për lexuesit tonë Ademi ka ndarë një prezantim (inovacion shkencor) nga 33 inovacione që ka bërë deri më tani

Implanti i mikro-çip-it 

“Çipi inplant mund të përdoret si një mjet për monitorimin e shëndetit të pacientëve në mënyrë të vazhdueshme. Ky çip mund të jetë i pajisur me sensor të ndryshëm, që mund të monitoron shpërthime në presionin e gjakut, nivelin e sheqerit në gjak, pulsacionin, dhe shumë parametra të tjerë të shëndetit”.

“Për shembull, një pacient me diabet mund të vendos një çip inplant që monitoron nivelin e sheqerit në gjak të tyre, duke mundësuar një intervenim efektiv nëse nivelet e sheqerit nuk janë në rregull. Po ashtu, në raste emergjenca, këta pacientë mund të mbani një historik të detajuar të shëndetit të tyre që mund të ndihmojë mjekun të ofrojë trajtimin e duhur”.

“Aplikimet e tjera të çipit inplant përfshijnë identifikimin e personave, pagesat elektronike, dhe qasje të sigurt në ambiente të ndryshme. Në vendet ku kartat e identiteti nuk janë të përhapura ose mund të vjedhin lehtësisht, një çip implant mund të jetë një zgjidhje më e sigurt për të identifikuar veten”.

“Në përgjithësi, aplikimet e teknologjisë së çipit inplant janë të gjëra dhe shumë premtuese. Si me çdo teknologji të re, është rëndësi të diskutohen edhe çështjet e sigurisë dhe privatësisë kur bëhet fjalë për përdorimin e kësaj teknologjie në jetën tonë të përditshme”.

Përpjekjet për ta patentuar dhe mbrojrur zbulimin

Nuk ishin aspak të realizueshme nga Ademi: “Nuk ka pasur një përpjekje të tillë, pasi që nuk e kam parë të arsyeshme deri tani”! Kurse sa i përket pyetjes që i parashtruam rreth një shoqate të tillë, që mbron të drejtat e këtyre inovatorëve të rinj, ai shprehet se nuk ka njohuri për ekzistimin e ndonjë institucioni në fjalë. “Nuk kam info që ka ndonjë”!

Përdorimi i AI në punën ditore

Sipas Ademit përdorimi i AI në punën ditore nuk mungon asnjëherë, pasi që vet profesioni me domosdoshmëri e kërkon.

Si inovator i ri e ardhmja juaj në Maqedoni apo drejt Europës

Padyshim drejt Evropës, pasi që me mundësit që jep vendi ynë janë të pa mjaftueshme (qofshin ato materiale apo morale).

Mungesa më e madhe është furnizimi me pajisje laboratorike, padyshim që ka edhe mungesa të tjera që neve si shoqëri gjithmonë na kanë munguar (e realiteti dhe ajo që flitet është si nata me ditën në Maqedoninë e Veriut), FATKEQËSISHT!

Nëse nuk do të ishit ky qe jeni, kush do te ishit tjetër

“Ndoshta ndonjë kirurg”.

Mesazhi për të gjithë të tjerët konkretisht rininë

Mbështetuni dhe besoni  Zotit, vazhdoni punoni, lexoni, SEPSE sfidat nuk kanë fund, pasi që vet jeta është sfidë,  dhe me më shumë rëndësi është që të besoni se gjithçka do rregullohet një ditë.

Arsimohuni, por më e rëndësishme se arsimimi është edukimi dhe logjika”.