Filozofia dhe Sociologjia jetës na tegojnë se jeta është kjo që është.
Nga Isa H. Dërmaku
Për derisa për Sokratin në antikitet “jeta ishte një provë” dhe “hamë që të jetojmë dhe nuk jetojmë që të hamë”, provë që sprovon njeriun në secilin çast jete, për të vazhduar me Aristotelin, po ashtu në antikë, jeta ishte dhe në fakt do të mbetet vetëm një “mendje” e zhvilluar sa e si duht, por kjo çasje ndryshon radikalisht për Dostojevskin, për të cilin jeta ishte dhe do të mbetet hiq më pak se një “ferr i vërtetë”.
Dostojevski, jetën e ka lidhur në çdo skaj të saj me jetën nepër burgjet ruse, ku ka vuajtur gjatë dhe tmerrisht, kryesisht në burgjet Siberiane të Rusisë. Kur gjithnjë mendonte për një lloj jete, që si thotë: Edhe unë, veçanarisht të burgosurit ata tjerët ishin “dënuar me burgim të përjetshëm, ëndërronin për jetën si diçka të pamundur.”
Për te, jeta ishte diçka si “myk” dhe, gjithësesi “acar i akullt i pa përballueshëm”, është jeta edhe si “mister”, sepse njerëzit janë të tillë, pra krejtësisht të mistershëm.
Në realitet jeta për Dostejevskin ishte torturë mizore, sepse torturohej barbarisht dhe vazhdimsht nga regjimi rus i kohës tij.
Me asnjërin, që u shkruan më lartë, nuk pajtohet Niçe, sepse për te jeta nuk është as provë, as mendje, as ferr i vërtetë, as torturë…, por ishte, është edhe do të mbetet një “pushtet” i fuqishëm, që edhe jetën e dënon me vdekje, pikërisht ashtu si do të vërtetoj katërcipërisht këtë tezë edhe Frojdi i shquar, i cili nuk bënte lojna në definim kur pyetet se çka është jeta?
Pa ngurrime, Frojdi shton: “Jetë është vdekja”, pra ky nuk bën kalkulime në këtë drejtim, sikur që do të veproj Marksi, i cili jetën e definoj me teori ndoshta si diçka më shumë se vetëm abstrakte, kur tha: “jeta (si jeta) është ideja”, dhe as më shumë as më pak se aq, Jeta është Ide.
Nuk shkoj shumë më larg as Shopenhaueri, i cili jetën e definoj vetëm si “vuajtje” dhe ate tepër të rëndë, që herë-herë kjo vuajtje ishte hiq më pak se vdekje.
Me këso idesh, natyrisht që nuk dakordohej asnjëherë, as me ata para tij, ata të kohës ti, dhe pas ti, në fakt për te jeta nuk ishte asnjëra nga këto që u thanë deri me tani, sepse, për Gandin, jeta ishte dhe do të mbetet vetëm “Dashuri…, por edhe ideal si anija pa drejtues”, fjala është për dashuri njerëzore dhe krejtësisht të sinqertë, apo të pastër si loti, ama jeta është për te edhe anije pa drejtues, por edhe “Jeta e jetur vërtetë vlen më shumë se librat.”
Nëse jeta ishte art, pra “art i vërtetë”, për Pikason, kjo nuk ndodhi te Rasëll, për të cilën jeta është krejtësisht vetëm “konkurrencë” dhe ate konkurrencë ekstreme.
Natyrisht që “Jeta si besim”, edhe mund të jetë, si që pretendonte me shumë vendosmëri Stiv Xhobsi, por para tij Ajnshtajni tha diçka tjetër për jetën, duke e quajtur si diçka të shejtë, sepse “jeta është dije”, por nuk harroj t’ja shton edhe relativitetin, pra pikërisht sikurse edhe te Hokingu, që jeta nuk shkon më larg se “të qenurit shpresë” e përhershme, dhe, me asnjë nga këto përkufizime për jetën nuk u pajtua Kafka, kur vendosmërisht tha se, jeta është “vetëm fillimi”, dhe asgjë më shumë se aq.
Jeta “është vetëm punë këmbëngulse” që gjendej te Virgjili për të shkuar më pas se ajo, pra jeta nuk është asgjë përtej “një ideje udhëheqëse për zhvillimin dhe ruajtjen e qenies”, shton me entuziazëm Klod Bermardi.
Ështëi i ndjeshm fakti, sepse në asnjë rrethanë pra kurr nuk shmangu dhe nuk shmang vlerësimet që na dalin në sheshë nga definimi nteresant që i bër te Llaroshfuku, kur thonte: “jeta është shpresë e rreme”, për të vijuar me Krosh “jeta është njëfar lloj lëmosh dhe brengë”, përtej gjitha këtyre shkon Kornefildi i cili jetën e definon “me masën e mjerimit, pra që zgjon këndelljen”.
Nuk po them se teprohet as atëherë kur jetën e defionon edhe mençuria popullore, veçanarisht kur e quan “jetën si diçka më shumë se dalldisje”.
Te rilindasi ynë, Sami Frashëri, jeta ishte dhe mbeti jeta si “shpresë, por kush jeton vetëm me shpresa, vdes urie”. Gati të njëjtat i thotë dhe i famshi Sartri, për të cilën në ralitet e ka bindjen se “jeta është definitivisht e pamshirshme”.
Si shihet, ashpërsia definuese për jetën është shumë e madhe, pra kjo ashpërsi nuk vërehet vetëm te Maksim Gorki, i cili me bindje të pathyeshme thonte se “jeta është e thellë dhe më e madhe se sa urtësia”, ani se triat i cilësonte si të domosdoshme për te.
Të thuash se jeta është ashtu e kështu e të mos pranosh faktin se “jetë pa kontradikta nuk mund të ketë”, është më tepër se vetëm i bindur Bjelinski. Ky mendim, nuk mund as të hudhet por as të hyjnizohet, por gjithësei që kritika me të drejtë e vlerëzon bukur lart.
Jeta e lirë është “e lartë që na jep kënaqësi” dhe si e tillë zhvillon njeriun dhe shoqërinë, sikur është më shumë se i bindur Çehovi. Me këso mendimesh, sikur e kritikon në mënyrën civilizuese Kurt Vildhajmin, i cili kishte bindje tjetër për jetën, duke konsideruar ate si krejtësisht “një pasiguri e madhe… si dje ashtu edhe sot”.
Me gjasë dy-të, dhe jo vetëm këta, kur shkruanin për jetën nuk mundshin t’i tajkalojnë mendimet popullore për te, ta zëmë si të tillë mendimin “se Zoti e çmon tejmase vlerën e jetës, por së pari duhet ta kuptosh ate” e tek më pas edhe vlerësimi bazuar nga mësuesja jetës, pra praktika.
Prandaj, jo rrallë nuk ecej para në jetë, sepse për te mendonin se në fakt ishte dhe është vetëm një “mërzi e gjatë”, ndoshta këso bindjesh pesimiste ushqeheshin nga filozofia e Tagores, për të cilin “jeta ishte robëri zinxhirësh të cilat i ka kurthuar keq tirania” e secilës kohë.
E vërteta e jetës e don mbi të gjitha të vërtetën, pra të vërtetën që as nuk e zbukuron as nuk e shëmton, por e trgon ashtu si është, pra me saktësinë e bazuar në përditësi, me çka bëhet përpjekje maksimale që ta vëjë atë ekuilibrin për qëndresë të vërtetë, duke menjanuar aq sa është e mundur dinakërinë e cila përpiqet që të bëj të pamundurën për ta nxirë ndershmërinë në jetën e vërtetë. Kjo natyrisht, pra ekuilibri i vërtetë, do dije dhe guxim të vazhdueshëm në jetë.
Po, sepse në realitet “jeta është si vizatimi ku asesi nuk mund të përdorim gomën për ta fshirë”, thonte me bindje të fuqishme Bergmani.
Gjitha këta na udhëzojnë sa e si duhet se ne asesi nuk duheta ta kalojm jetën “pa asnjë qëllim të qartë, sepse po ndodhi kjo, atëherë ne nuk ecim nepër jetën reale” (Senaka), sepe ne dorëzohemi te era… që të na fluturon kah ajo don.
Natyrisht që ka rëndësi “gjallëria e përjetshme, dhe jo jeta e amshuar” si me vendosmëri na udhëzon filozofi i shquar, Niçe.
Me të drejtë Kamy, thonte: “Koha do t’i japë jetë kohës dhe jeta do t’i shërbej jetës”, me të drejtë na tregon se ne vet duhet t’i japim formë dhe përmbajtje në kohë e me kohën jetës tonë të përditshme, sepse jeta vet ishte, është dhe do të mbetet një ta themi “gjyq i pafund”, vetëm si e tillë dhe ngjashëm si kjo, jeta është më shumë se vetëm e bukur, për faktin se duhet të jetoj në harmoni të plotë me arsyen e natyrshme humane, sepse ai që nuk e çmon jetën si dashuri jetike, në fakt ata ate e përbuzin me injorancë, dhe kjo është më shumë se brutale, natyrisht e papranueshme për qenien racionale.
Nëse duam racioanlitetin e jetes, nuk mund të mos cekim Ajnshtajnin, i cili për mrekulli ka shënuar “Jeta është suksesi, jeta është punë, jeta është prehje, jeta është pushim dhe, jeta është mbi të gjitha mbajtja e gjuhës midis dhëmbëve”, kjo pra është definimi brilant për jetën, dhe pikërisht këtu dhe në këso mendimesh gjeniale e gjejmë jetën si diçka më shumë se vetëm “fara e ardhmërisë së trurit” të njeriut për atë jetën e “gjallë dhe shumë aktive” (Xhek Londoni), për të dalur vendosmërisht te “jeta si mirëkuptim që rezulton te përputhjet e mendimeve me përputhjen e vullneteve” (Sh.Thomaj)
Mendime gjithësesi të drejta dhe me vlera, por janë të tilla vetëm nëse gjithë “jetën ja kushtojm me vendosmëri të vërtetës”(Juvenilit), pra jo gjithmonë kur i qëndron prapa ajo “jeta si garë shpërblimesh” të Eisenho-s, me këso bindjesh nuk pajtohet as Volteri i madhi cili nuk shkon mëtej se “jeta është puqje absolute me të vëretetën, me lirinë dhe me virtytin”.
Nëse me kujdes i analizojmë mendimet e vlerta, atëherë arrime të mendimi brilant i popullit shqiptar i cili në kujtesen kombëtare ka mbjellur këshillën për jetën: “Jeta na dëshmon se, vetëm delet han bar, kur shoqes së tyre i pritet koka”.
Mendimi epik shqiptar, se që ma kujton Remekun, ci cili me krenari prej mendimtari për jetën shpjegon se “vërtetë jeta është e bukur por vetëm nëse njeriu jeton i tëri dhe jo vetëm me një pjesë të tij”, kjo në fakt na tregon se jeta e don me vete edhe “dëshirën, gëzimin, lumturinë, pasionin, të vërtetën, fatin, lirinë, mirëqenien dhe jo vetëm”, gjithnjë pa frikën “sepse frika jetën na e bën përrallë” si e tillë kjo është më shumë se “kancer i jetës” (Dasi Kresh)
Nëse mendon ndokush se në jetë ka zgjidhje magjike gabon, sepse jeta ka rrugën e saj të natyrshme, e cila don edhe pleqërinë, pra pleqëria anise fare nuk është e mirë, kjo është e vetmja mënyrë për të jetuar pak më gjatë.
Kjo e fundit na tregon katërcipërisht edhe dëshirën e madhe të Betovenit, i cili merkullinë e jetës e shihte te shpresa “…sikur të jetoja njëmihëherë përsëri do të mbetet mrekulli”.
Betoveni foli, për arsye se kishte bindjen tillë, por dhe London, vlerësonte tejmase jetën por për te “jeta nuk është e atyre që heshtin, sepse ajo është krejtësisht intenzive dhe luftë kundër vdekjes”.
Jeta do seriozitet, sepse ajo defintivisht nuk mund të jetohet dyherë, jo për faktin se “Jeta është një rastësi fatlume” (Cezari), kurse vetëm fatkeqët e mëdhenjë “jetojnë vetëm për vete e tyre”, kishte bindje të pathyehsme Ttolstoi.
Gjithësesi “jeta pa shpresa as që mund të quhet jetë”dhe “jeta jetohet për të krijuar”, porosiste Sami Frashëri, mendim ky që në fakt është urti popullore shqiptare, realisht gjithnjë këto na thonë se jeta ishte dhe ka mbetur “gjurmë e pashlyeshme, sepse jeta nuk duron skena blofesh…, anipse jo rrallë jeta është vazhdimisht përshtatje, bile edhe atëhreë kur ajo është dhembje, por jetën e meriton vetëm nëse për te gjithmonë punojmë, dhe jeta ndëshkon ata që vonohen…, sepse jeta mund të jetë ndryshe edhe e trishtë…”
Kushdo që jeton me vese, shpifje, marrësira…, ai/ata në fakt e minojnë jetën e vet dhe jetën e të tjerëve. Realisht, nuk është jetë ajo kur ua nxinë jetën të tjerëve, kjo është më shumë se ligësi, pra është krim kundër jetës.
Mendimet janë dituri, në fakt janë edhe urtësi ashtu si dikton arsyeja, për faktin se si njëra ashtu edhe të tjerat janë “meditim për jetën” (Spinoza), pa të cilat njeriu as që mund të ketë jetë, jo së pakut jetë humane.
Po, për faktin se kjo ndërthurje mendimesh apo mençurish për jetën, shpjegon shumë kjartë se “të jetohet vetëm për vete është më shumë se shpërdorim” (Shekspiri) i jetës e cila priret nga racionalizmi, pra nga ajo jetë që sundon vetveten.
Jeta e kontradiktes me vetveten, nuk duhet të kaloj në armiqësi, përkundrazi kjo kërkon më shumë dinjitet edhe në rrethanat kur jeta na duket se është fundosur në humnerën që nuk ka shtekdalje.
Megjithate, asgjëja nuk ka mundësi që ta lë jetën pashtekdalje, veçse kjo kërkon që jeta të mos konsiderohet vetëm numëra, pra kërkon angazhim dhe vendosmëri për bëmirësi dhe të vërtetën që priret nga mendja e këthjellët, gjitha kjo bazon në faktin se jeta ka rregulla strikte dhe disiplinë të natyrshme, që tejkalon bindjet se jeta është hiq më shumë se vetëm pritje nga rastësitë.
Jeta, si “luftë e pakompromis për ekzitencë”, mendim që me vendosmëri e mbrojti Darvini, të cilin e bazonte kryesisht te ai vullneti i domosdoshëm për tejkalimin e fatkeqësive për hirë të jetës normale të cilën I duhet evolucioni, dhe natyrisht“ndërtuar në çdo rast”(Turgenjevi), me bukurinë e dashurisë dhe virtyteve humane, sepse vetëm si e tillë jeta është dhe do të jetë dhunti e vërtetë e “artit të shenjtë të natyrës” (Syarei)
Kushdo që jetën e vet e konsideron si “diçka të pavdekshme”(Pindor), është në fakt viktimë e vërtetë e paditurisë së vet, si të tillë mbeten problem jete.
Në fund të fundit, mirë e ka thënë Jeronim De Rada se “Në nder, jeta qëndron, sepse edhe gëzimi lind nga jeta”, anise secili e din që nuk jetohet vetëm duke kënduar si gjinkallat…, për faktin se “Jeta është punë dhe libëri më i mirë për njeriun”(Migjeni), e cila nga dikush lexohet si fakt që “kush shpreson duron, ata fitojnë që të jenë të lumtur” (Poullore)
Dikur, Seneka sikur shkonte përtej mendimeve të kohës, sepse me vendosmëri udhëzonte që “Mos mëso për shkollën, por për jetën”, me te mësoni për të jetuar jetën, do shtonim ne.
Jo gjithmonë, sipas Mur, “të jetosh, do të thotë edhe të ekzistosh”, ai sikur e lidhë këte me faktin se kush ka frikë ndoshta edhe mund të jetë fajtor, apo edhe jetën e definon si diçka shumë egoiste, por që ate si të tillë duhet jetuar jo me vite por me punë, punë dhe vetëm punë, pra jeta mbetet orvatje e pafund, por jeta mbetët jetë kur ka qëllimin e (q)artë, si të tillë jetën duhet jetuar për aq sa kemi vepruar mirë e mbarë për veti e për ngjeti.
Jeta, pra kjo mrekulli “që ngjanë në yllin e agimit” të Petëfit, nuk duhet jetë robëri, sate natyra e ka pagëzar me të shenjtën liri, e cila udhëzon “mëso dhe puno natë e ditë”, sepse jeta është koprrace e natyrshme, asgjë nuk na jep pa punë.
Pikërisht duke bazuar në këso faktesh konkrete të jetës, Balzaku i famshëm, tha me vendosmëri se “Jeta nuk është gjë tjetër veçse një zakon i ushtruar në një ambient të preferuar…, ku lumturia qëndron në ushtrimin e aftësive tona për t’u përshtatur me realitetin…, jashtë këtyre dy mësimeve për jetën, çdo gjë është gënjeshtër”.
Në fakt, më shumë se gënjeshtër, sepse si do të thonte Stendali, jashtë mësimeve sapo i shënuam më lartrë, “Jeta ikën; sepse ajo nuk lejon t’i bëhet naze lumtursië që na del përpara, gëzoje të sotmen”, për ndryshe ajo ikën dhe nuk e zë kurrë më, jo pra nuk zihet më dot kjo “Jetë që është vetëm lojë fati”, e shkruan me krenari Shileri.
Po nuk je i kujdesshëm, “jeta bëhet në fakt greminë” (Oskar V.), kur mbetesh pa nishanin e lavdisë, sepse ka rrezik që të gjitha gjurmët t’i humbasish. Kështu zakonisht ndodhë, nëse nuk jemi vigjilent, sepse “jeta nuk na lind të ligj, por fatkeq”, parshihte alternativat e tilla Rusoi.
I pamshirshëm në definimin e jetës është Gjuzepe Tuçi, i cili e definon hiq më pak se sa “jeta është vetëm dhembje në çfardo forme të saj”, pra në të gjitha drejtimet e përshpejtojmë rënjen tonë atje ku kurrë nuk e dëshirojmë, dihet, në vdekje. Gjitha këto përjshtojn mendimet se jeta është humor, ca të tjerë e quajnë komedi, adoptim dhemjesh, zhgënjim, ca të tjerë e quajnë jetën shpirt, kurreshtje, bindje dhe çka jo tjetër. Në fund të fundit, jetën që po e kërkojmë, nuk ka asnjë mundësi të e gjejmë, jo sepse “jeta është gënjeshtër grandioze” sipas Alfred Uçit.
Fakt është se gjithë “kuptimi i jetës si universale e gjejmë askund tjetër pos në veten tonë”, e gjejmë në “Ekzistencën tonë njerëzore dhe krejtësisht të zakonshme” (Tu Wej Ming)
Jeta as që mund të ketë fare suksese pa pasur në esencën e saj si “kurorë shëndetin e mirë”, kjo është domosdoshëri e patjetërsueshme.
Nuk duam ta teprojm me asgjë punën e jetës, as me mendime të pafundme, sepse gjithçka që teprohet, ngec si mos më keq.
Jeta pa mençurinë e arsyeshme dhe durimin si domosdoshmëri, është identike me punën e “peshqëve në rërë”,përfundimi dihet.
Prandaj jeta është e tashmja dhe e ardhmja e atyre që dinë, veprojnë, guxojnë dhe kujdesen maksimalisht.
Në fund, po e mbylli me mendimin e Heglit: “Të jetosh, do të thotë të gjallërosh” sepse vërtetë jeta nuk dhuron asgjë pa punuar me kohë, me mend dhe me vend, do të shtonim ne.
Asgjë nuk jeton nga asgjëja.
Jeta ynë është Liria!
Muhen, 12. 02. 2026

























