Lotët
Nëse ma merr këndimin, nuk mund të ma marrish edhe vajin.
(Proverb popullor)
Lotët rrjedhin nga thellësia e zemrës dhe shpirtit
Lotët më së shumti na i nxjerrë dhimbja e afërt që kemi
Ata janë shumë të çmuar
sepse dalin-burojnë kryekëput prej trurit e ndjenjave të çdo njeriu
Lëngu loti që rrjedhë nga sytë
Shpesh here është loti i dhembjes
i hidhërimit, por më rrallë është lot gëzimi
Njeriu i gjallë qanë, por edhe qesh, kjo i ndodhë shpesh…
Lotët e ndarjes mes njerëzve, shpesh here na tradhtojnë e na mashtrojnë…
Thonë: Kur njeriu qanë lirohet nga mërzia e brenga
Loti i vdekjes është lot i ndarjes shumë i vështirë;
Loti i dashurisë dhe i bashkimit, është lot i mirë!
Thonë: Loti Nganjëherë është i shëndetshëm dhe ilaç për shpirtin e zemrën
Prandaj, jo më kot nuk thuhet:
Lotët shpojnë thellojnë;
drurin, murin, gruan, burrin, por edhe gurin
Jemi të uruar, nga një Zot
Dhe tani nuk do të derdhim më lot-kot
Tani jemi të bekuar e të çliruar, kemi hekur hallkat, nga qafa,
E zi ngjirët nga trupi, dhe nuk jemi të burgosur e t’ izoluar
Ngase shumë vite e shekuj ishim të robëruar..!


























