20.9 C
Zürich
Dienstag, September 15, 2026

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë: të mirat dhe të metat

Dr. Xhevat Hasani, Me 9 gusht 2025

Protesta masive e mbajtur me 7 gusht të këtij viti 2025 në qendër të Prishtinës, në mbrojtje të  krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe Kadri Veselit), të cilët tani më për pesë vite me radhë, po mbahen padrejtësisht në burgun e Hagës, në disa aspekte ishte madhështore.

1.Para së gjithash madhështor kanë qenë protestuesit të  cilët, me të pjesëmarrjen e tyre masive kanë hedhur një fije shprese dhe optimizmi,  në mesin e të gjithë shqiptarëve në një kohë kur ata,  sipas mendimit tim, kanë rrëshqitur kolektivisht në një oputunizëm dhe indiferentizëm të paparë.      

2.Madhështor  kanë qenë edhe organizatorët e protestës  të cilët, nën presionin e temperaturave të larta dhe të ngarkesave të brendshme, nuk e kanë pasur aspak të lehtë tërheqjen e një mase aq të madhe njerëzish në protestë. 

Por protesta e 7 gushtit i ka pasur edhe të metat e veta:

1.Për mendimin tim këshilli organizativ i protestës 7 gushtit,  është dashur t`i dërgonte një letër-ptotestë kryetares së gjykatës speciale në Hagë, zonjes Trëndafile, duke ia thënë asaj troç të githa farsat e  asaj gjykate që kryeson ajo, dhe duke kërkuar prej saj që t`i shpallë të pafajshëm të pafajshmit.

2.Po sipas mendimit tim  këshilli organizativ i protestës së 7 gushtit, është dashur t`ia dërgonte një letër-ptotestë edhe Këshillit të Evropës, i cili duke rënë në lajthitje  nga shërbimet sekrete serbe dhe nga vegla e tyre, senatori zvicran Dik Marti, ka vendosur padrejtësisht që të themelohet Gjykata Speciale e Kosovës, që vetëm e Kosovës nuk është.

Në mungesë të dërgimit të këtyre dy letrave mendoj se prot-eststa e 7 gushtit, ka pasur vetëm efekt për opinionin e brendshëm shqiptar, por nuk ka pasur efekt ndërkombëtar.

Është e natyrshme se akush nuk i di te gjitha gjërat, por njerëzit e urt për të dal punët mirë konsultohen edhe me të tjerë.

Në Prishtinë janë së pakut tre avokat të cilët ato dy letra do t`i hartonin shumë mirë, si në rrafshin juridik ashtu edhe në rrafshin politik.

Tjetra që më ka rënë ne sy në protestën e 7 gushtit ka qenë mungesa e Nasim Hjaradinajt, i cili ka protestuar kundër gjykatës specila si askush tjetër, dhe i cili për mendimin tim ka mbetur njëri nga ata idealistët të pakët, që nuk i ka ra shqelm kombit të vet shqiptar dhe Kosovës.

Më ka ardhur mirë që në tribunën e protestës së 7 gushtit fjalën e morri edhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti. Por ky poltikan do të bënte mirë sikur ta mbante një protestë gjithëpopullore  si kjo në Prishtinës, në qendër të qytetit Shkupit, për t`i kundështuar padrejtësit e shumta që qeveria antishqiptare e Hristjan Miickoskit, po ushtron ndaj shqiptarëve.  Në Maqedoni të drejtat e shqiptarëve po kositën çdo ditë!