Jemi bima e Ilirisë!
Shkruan Sami ARIFI
Jo s’tundet nga tërmeti,
ndër shqiptarë humaniteti!
Ata n’vështirësi,
treguan zemërgjerësi!
N’dhembje t’thella shpirtërore,
qëndrojnë s’bashku prore!
Qëndrojnë n’qetësim shpirtëror,
t’qëndrueshëm n’dhembje arbëror!
Jo se mbytë shqipën mundimi,
n’ditë t’liga na mbanë durimi!
Derisa t’kem humanitet,
n’trup do t’kemi gjithnjë shëndet!
Si dorëzohemi t’merrit e zisë,
jemi bima e Ilirisë!


























