19.2 C
Zürich
Mittwoch, September 16, 2026

Një e arritur shkencore për ekonominë kosovare, nga Dr. Shqiprim Jashari

Edhe një sukses për ekonimin kosovare në mbrojtjen e temës së Doktoraturës nga Shqiprim Jashari, në fushën e „Ndikimit të straregjive të marketingut digjital në sektorin e gastronomisë në Kosovë“.

Shkruan Sami ARIFI

Më 20 shkurt 2025 në përbërjen e komisionit profesional: mentor i temës Prof. Dr. Nail Reshidi dhe në përbërje me kryetarin e këtij komisioni Prof. Dr. Besim Beqaj si dhe nga anëtarët e komisionit Prof Dr. Raman Ismaili dhe nga prof. Dr. Saranda Kajtazi, mbrojti temën Shqiprim Jashari në fushën e „Ndikimit të Strategjive të Marketingut Digjital në Sektorin e Gastronomisë në Kosovë“.

Dr. Shqiprim Jashari u lind në fshatin Vërban komuna e Vitisë, shpresojmë se të arriturat e tij në fushën e shkencës do të jenë të pandalshme, meqë mosha e re e tij do të sjellë prurje edhe në fusha tjera për ekonominë e vendit…

Komisioni në mbrojtjen e Doktoraturës së Shqiprim Jasharit, në përbërje:
Mentor Prof. Dr. Nail Reshidi, kryetar komisioni
Prof. Dr. Besim beqaj, anëtarë
Prof. Dr. Raman Ismaili dhe 
Prof. Dr. Saranda Kajtazi