13.7 C
Zürich
Freitag, September 18, 2026

Blerim Rrecaj: Lot kristali (cikël poetik)

Barkë në borë

Në një mjedis bore
Një barkë rrinte e patrazuar
Sa na mori malli për detin
Aq sa i merr malli anadetasit për borën
Dhe aq sa na merr malli i dyanshëm
Për njëri-tjetrin kaq bukur

Prej Prevalle

Prevallë prej përralle
Na përshëndet me zemër
Borë-e-re-bardhe

Lot kristali

Një lot i kristaltë
Në syrin e një dege
Vetulla e saj e bardhë prej bore

Zbulim për zgjim

Në tokën e bukur zemërbardhë
Të cilës i rrjedh gjak nëpër damarë
Ku vlon mirësi e dashuri e saj
Zbulohen lulet për te na zgjuar ne