20.9 C
Zürich
Dienstag, September 15, 2026

Mentor Thaqi: «Ofshama e bardh malit»

Ofshama e bardh malit

N’nji kallxim

Qëndra albanologjike kërkime mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe themeluar nga At Bellushi, në muajin e letërsisë vazhdoi me rishikimin letrare të autorëve në diasporës.

Libri i radhës
Titulli “Ofshama e bardh malit»
Autori: Mentor Thaqi

Poetin Mentor Thaqi, e veçuam si lëvrues në tematikën «proza poetike, karakter folklorik», trasportues i atij “arti monumental” popullor dhe shpesh i konsideruar në të shkuarën “ kulturë primitive”.

Vepra e tij është një rrëfim, kallzim në një pentagram i ngarkuar plot me tinguj krahinor, ku çelsi i “Sol” nuk të le të ndihesh vetëm, por me arabeskun e saj të përcjellë në atë kallxim\kallëzim, ato fragmente që iu ngjanë rapsodive,e fjala merr peshën e duhur.
Nis e penetron në atë botë, ku të përcillë në kulla e mbahen gjallë ato konak, nga gra, amfisa, nëna fisnike , rrobat ngjyrate të cilave thurej universi; hëna, ylli, zambaku, e derdhej në trupin gjithë nurë xhubleta shekullore.

Oda.Burra me plisa të bardhë. Janë bijët e tyre, trima, nipa të Gjergjit, të Kelmentave, Gashit, Krasniqit, Thaqit, Mirditorëve, Hotit, etje. Burra të besës, të mbartur me një kulture të gdhendur në gurë, apo në memorjen e gojdhanave të gjyshërve e nënave të tyre, e të gatshëm për Atdheun. Shumë shpejt kupton që ai gjak të përket, e ndien që je pjesë e atyre rrënjëve dhe ti, rrënjë që të duhet ti mbash fort të lidhura në tokën mëmë sa herë hedh degët kudo që ndodhesh.

Libri“Ofshama e Bardhë e Malit”,është i ndarë në prozë e poezi. Renditja e Poezive gjithmonë para prozës, me sa duket shërbejnë si sintezë ose si “ Preambolo” të teksteve në prozë. Ngjarjet e skicave në prozë, me sa kuptova i përkasin ambjentit të Rrafshit të Dukagjinit;
Aty shohim burra të moçëm,
kulla prej guri,
erë barot mbi lot,
toka të djerra,
damari i shpirtit ku as u ligështua dhe as u korit,
zhytet,
Ushëtimën e gurit Boletini solli.
Në truell “tanin”, Perëndia jonë Hyu t’mjelli e t’pjellë,
e ku të terët janë më të huaj se ty.

Proza proza ka nuanca akti. Nuk ka paloshenik në strukturën porozaike, por çdo rresht është sikur ta shohësh një skenë. Herë paraqitet si një djalog midis një djalosh dhe i ati e herë herë sikur është gjyshi dhe nipi, është një “ loje skenike brezash”.
Brënda këtyre shtjellave, renditen “dromza të kallëzimi”, një shoqërie plot njerëz; zullmçar, hilexhi, allishverishe, por edhe politikanë të korruptuar.
Autori i mbërthen dhe i zbërthen në arsenalin groteske, figura që më kujtojnë deri diku personazhet e Molierit).

Në kallzimet e tij autori është drastik. Qëndrimi i tij është kritik, nuk jep “leksione”, por i vendos në rresht difektet, mangësitë duke ua “nxjerrë bojën” duke iu dhënë atyre epitet që iu shkojnë për shtat.
Në fakt hasim njerëz delenxhi, ku lakmmia njeri është Neziri e tjetri është Veziri, ku haen dokrra për kokërra,ku sherri del vegzë, e fjala mbet nye.
Në këtë vorbull ferri danteskë rradhiten edhe emrat si; Zorka, Velmiri, Curri , Mirasi, Kloshi, Miraku të cilët ziejnë në kazanin e të pamoralshmëve.

Në faqet e tij janë edhe Akte ku mblidhet ” filozofia popullore” ajo gurra e inteligjencës:
“Ah bre, a me e kajtë Malin a kalin”.
“Leh unë e leh ti, Cili jemi qen këtu”.
Autori nuk është thjesht ironik, satirik, kritik, por pas çdo rrëfimi\ Kallximi, ai shëndërrohet si ai njeriu i moçëm që di të jep mend e dritë çdo situatave.
“Paj nuk luhet loja e qenve, babo, se tevona
o duhet me leh o duhet me ciatë dhimtve”.
” i lig nuk është i pafuqishmi,por i pa nershmi”.

Autori nuk mbanë një linjë progresive as në kohë dhe as në përmbajtje, kallzimet e tij janë në një formë asimetrike, e paraqesin një sërë tematikash të cilat gërshetohen mes tyre.
Janë copëza jete, që mbartin moralin, besimin, karakterin, por edhe tiparet si miqësia e mikpritja .

Në tematikën e “besimit” autori e anashkalon kontrastin e drejpërdrejt antagoniste fetare, dhe me pikatoren e tij satirike, shkrin si kallaj “ Metalin e religjoneve”, iu kujton shqiptarëve aksiomen më të vërtët historike: Se ishim dy vëllezër të krishterë, por që tjetri mori drejtimin e besimit tjetër. (Në skicën “A u Gdhitë mirë?”. Tre familje i strehon Myzafer Spiro dhe tre të tjera i strehon Dhimë Dushku. Sinteza qëndron tek elementi, dhe elemeti janë emrat dhe mbiemrat e këtyre dy vëllezërve, ku gallëpi i secilit merr karakterin fetar, njëri ortodoks e tjetri myslyman

Si një vektor planimetrie, autori prek “Temën e Trojeve”, na çon në truallin e varreve, në lashtësinë e tyre, epitafe 700 vjeçare, dhe si një hosten kritikon atë njerëz të zhveshur nga identiteti.
Ku nuk u intereson as kultura, as kombi, por vetëm “ Perëndia -pasuri”.
“Eh, Mixho, ai truall u shit, u blen vorret.
Shteroi “pompa e benzinës”, ka një sherr.
Si një plakë i urtë autori gjen gjithmonë fjalën e urtë:
“I mjeri ai që lakmon me shtu iratë me hajratë”

Në ringun e tij Autori duket një atletë i lehtë. Afohet si një grerëz, por pickon si një gjarpër, pikërisht atëherë kur ndodhet përball faktit historik; rolit shkombëtarizues të Turqisë osmane ndaj shqiptarëve. Këtë e bënë në paralelizëm me rolin e Austrisë në ndihmesën konkrete në ruajtjen e identitetit dhe formimit të kombit shqiptarë.
Për autorin “Çështja e Kombit”, është fushë e karbonizuar ende, pjesë e një mozaiku të minuar, dhe autori shton aty një puzzle\ pazëll alabastre, epitafi i së cilës mbart emrat e shqiptarëve të zhdukur, të përndjekur të vrarë ne shekuj ku sot shumë shpejt u harruan.

Temën patriotike, e shohim të shkrirë në vargun për Gjergj Fishta. Autori mbërthen në këtë “kallxim” dhe figurat e tjera si; Hasan Prishtina, Azem Bejten, Beqir, Sulejman, Sylë Vokshin, Pjetër Bogdanin shton në listën e tij. “Eh, i nershmi nuk mun’ me rrin aty ku i turbullohet shpirti”

Krenarinë e një populli që për simbol ka shqiponjën dy krenare autori na i jep nëpërmjet një fabule “Sorra dhe Shqiponja”. Isolimi e shqiponjës nuk është një akt mizantrope,
por e denjë për të qëndruar më mirë vetëm, se sa të rrosh me një band horrash!

”Pak janë shqiponja dhe shumë ka sorra\
megjithatë gjithë secili bënë një jetë\
por është ndryshe të jesh mbretnesh”

Kulla, e diku lart është Oda.
Në fund të fundit, Çfarë ngeli nga ajo kullë e madhe?
“Ajo që ngelet nga ajo sofra e madhe,
është një fotografi,
breza mbetëm,
e një palë opinga, pesë numëra më të mëdha.

Ofshama i pleqëve me plis, ku kafshon Retorika;
“Pse Generatë?
Dikush të dha uratë,
përse jep lëngatë?”
dikush në vitin ‘99 dha jetën për mua, për ty, për këtë liri që gëzon sot Kosova. Dhe ti, ç’farë bënë për kombin tënd?

Cikli prozatik përfundon me “Darkën E Lames”, Shtëpia e Moçme, shëpia e Madhe, Kulla shqiptare, që pret Mysafir, ku mbizotëron fjala “besa”, ku shtëpia eshtë e Zotit dhe Mysafirit, ku respektohet të “ndihesh shqiptar”.
Plisi Bardhë është personifikimi i Bashkimit, Vëllazërimit, Dashurisë për këto troje, për gjuhën tonë, dhe lashtësia e këtij populli.
“Darkën e Lames tonë do ta mbajmë hon e don gjithmonë- përfundon autori!
Është kjo një frazë që tingëllon si një tesatament për brezat!

Prezenca e numerologjisë\ Simboli i numërave.
Edhe pse në formë të reduktuar këtë karakteristikë e gjejmë në vepërën e tij.
hasim Numëri 3,
Gjergj Gjon Gjin
e Gjin Gjergj Gjon.
Mendoj, se autori nuk e ka vendosur thjesht si emer shqiptari, ku rradhiten tre emra, në numërin 3 të përsosmërisë, por është hiperbola e identifikuar në breza.
Ky popull që është i lashtë sa njerëzimi, dhe i destinuar për mos tu shuar, janë sërnipat e Gjonit, Gjergjit, Gjinit.
Numëra të tjerë na shtron autori; 9, 12, 24.
12 mote në 9 motmote
Me t’24 e k’tij Motmoti e të 24 e K’tij moti çoju fjalët e 24’ër pleqnave.
Numërologjia, le të kujtojmë që është pjesë e folklorit të etnografisë shqiptare(nëntë vëllezër,nëntë male,(Doruntina e Kostandini) apo 12 numri i fiseve, mitologia na shënon 12 perënditë Zeus, Era, Efesto, Atena, Apollo, Artemide, Ares, Afrodite, Estia, Ermes, Demetra e Poseidone, etje. Ky numër që mbart karkterin e saj sa pagan aq edhe besimi.

Autoktoninë e territorit, autori e spërkat me emrat e presonazheve si; Lek, Bardh, Dash Shyti, Mal Dukagjini, Rrul Shkami, Cubë Zheli, Lush Gjon, Gjin, Gjergj. Emërat e tyre janë edhe fjalë një rrokëshe,rrëfejnë për gjuhën tonë të lashtë sa vetë njerëzimi.

Parathënia është bërë nga Poeti Musa Jopulli. U mundova mos ta lexoja që në fillim për mos tu influencuar, dhe sipas meje dua të them se ka bërë një parathënie të detajuar dhe profesionale.

Vëllimi Ofshama e Bardhë e Plisit. Titulli nis me togfjalësjin “ Of”, që përmban esklamcion dhimbjes, por është ajo “O”edhe pitograma e zanafillës e njeriut mbi tokë, ku ato plisa janë deshmia. Ky tekst është shkruar me një gjuhë të fuqishme,në gegërisht, e mbushur me stilistikë të gjallë.
Autori përfshinë edhe një numër huazime të karakterit osmanllishte( jo pa qëllim i ka bërë), ruan linjën e detajeve, të aspektit historik dhe etnik të kohës, duke i dhënë kështu vërtetësi ngjarjes, epokës, por duke i shtuar kështu edhe atë bukurinë artistike të gegërishtes tekstit.

Si përfundim, Autori “kafshon” mbi difektet e shoqërisë së djeshme dhe sotme shqiptare.
Krijon një kuti shahu, ku vë në rreshtat e tij satirën, nënvizon “ të metat” dhe bënë “Shah”vetëm atëherë,kur ka formuluar fjalën e urtë, bazuar gurrën popullore, virty i moralit.

“Arti i vërtetë popullor është art i komunitetit, dhe është e njëjta mënyrë si na mëson natyra, foletë e dallëndysheve, kosheret e bletëve, guaska e kërmillit. Produkte të artit të vërtetë kolektiv (Naumann 1921, f. 190).

I uroj këtij autori suksese në këtë krijmtari sa të bukur por edhe reale duke përcjellë kështu traditat, kulturën e një populli të lashtë , por edhe me një gjuhë të lashtë siç është gegërishtja.

Përgatiti
Ornela Radovicka
Qëndra Albanologjike mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe themeluar në Kalabri
nga At Bellusci 1980