15.5 C
Zürich
Mittwoch, September 16, 2026

Rreth 50 vizitorë nga Kosova, Ditën e Pavarësisë e pritën te Hora e Arbëreshëve

Atyre iu bë një pritje e përzemërte në godinën e Bashkisë, ku u pritën nga bashkiaku Rosario Petta i cili shkruan se: Në takimin që pati me mysafirët nga Kosova në dhomën e këshillit ishte një bashkëbisedim i ngrohtë dhe se u diskutua  për historinë dhe veçoritë e komunitetit tonë, ndërsa shkrimtari Gani Mehmetaj që ishte në këtë vizitë thotë se: gjetëm shumë histori e trashëgimi në pak vend, e që është diçka që rrallë ndeshet diku në botë.

Bashkiaku Petta pos që falënderon mysafirët nga Kosova që zgjidhën 16 Shkurtin, Ditën e Pavarësisë së Kosovës për të festuar bashkë me vëllezërit arbëresh, falënderon  njëherësh edhe koordinatorin Aldo Messina dhe Proloco Piana me presidentin Giorgio Cuccia për organizimin e shkëlqyer të kësaj vizite  ndërvëllazërore.

“Është me të vërtetë kënaqësi të takosh thuajse çdo ditë turistë nga e gjithë bota, kurioz për të vizituar një komunitet shqiptar të Piana degli – Horës së Arbëreshëvet, i cili është vërtet një ishull brenda një ishulli dhe unik për nga historia, kultura, zakonet, ritet dhe traditat.”, potencon në fund Kryetari i Bashkisë së Horës së Arbëreshëve z. Rosario Petta.

Lidhur me këtë vizitë , publicisti dhe shkrimtari Gani Mehmetaj që ishte në mesin e organizatorëve , thotë se ishte kënaqësi që Festen e Pavarësisë të pritem në Hora e Arbëreshëvet (Sicili), ku  ditët e qëndrimit në Palermo dhe në Hora e Arbëreshëvet ishin katër ditë të paharruara, sepse gjetëm shumë histori e trashëgimi në pak vend, e që është diçka që rrallë ndeshet diku në botë. Shpjegon gjitha se ishim 50 vizitorë nga qytete të ndryshme të Dardanisë në organizim të kompanisë turistike “Aventuro” të Prishtinës.

Ne nga Shoqata «Hora e Skënderbeut», në Zvicër të angazhuar për dërgimin e shtatores së Heroit tonë Kombëtar te Hora, presim që kjo agjenci të organizojë udhëtime të tilla edhe me 30 gusht të këtij viti kur bëhet inaugurimi shtatores. 

(përgatiti R. Rifati)