19 C
Zürich
Donnerstag, September 17, 2026

Përjetimet evokuese të Gjyshës Miradije ishin histori e qëndresës së pashlyer!

Nga Sami ARIFI

Nga Sami ARIFI

Gjyshja Miradije (Bajrami) Arifi, e lindur në vitin 1905 në fshatin Ballancë (Viti), e martuar me Ahmet Arifin nga fsh. Sllatinë e Epërme (Viti), kishte histori të përjetimeve me vuajtje jatëzakonisht të mëdha, asaj iu vra burri në luftë  kundër ushtrisë kapetan Kaliqaninit, në vitin 1941, i cili (Kaliqanini) bënte masakra dhe terror mbi popullin shqiptar në Mitrovicë, në atë kohë të vështirësive Gjyshës Miradije brenda gjashtë muajve i ndërruan jetë edhe tre djemë e një qikë mbeti vetëm me djalin 4-rë vjeçar, e cila u detyrua ta vazhdojë jetën në opqinë (në shtëpinë e qikënisë) edhe për gjashtê vite së bashku me djalë katër vjeçar të saj, për t‘u kthyer pas dhjetëvjetorit të djalit në shtëpin e djalit, gjegjësisht në shtëpinë e burrit të rënë në luftë për Shqipërinë Etnike…

Gjyshja Miradije (1905-1997)

Mbretëria serbe nën udhëheqjen e kapiten Kaliqaninit në vitin 1941 i mori në mobilizim shqiptarët «kinse» kundër vërshimit të ushtrisë hitleriane dhe i grumbullojë me shumicë në Mitrovicë. Kaliqanini me ushtrinë e tij i terrorizojë duke bërë masakra mbi shqiptarë përmes therrjeve, vrasjeve, djegëjeve e çka jo tjetër…

Në këtë katrahur ishte edhe Ahmet Z. Arifi, i cili së bashku me deputetin Sherif Voca duke mos iu bind urdhërave të kapiten Kaliqaninit arrijnë të strehohën në një  shtëpi, aty të armatosen dhe të bëjnë përpjekje për të çarë rrethimin. Sherif Voca ishte hypur në kali i mbuluar me ferexhe, ndërsa Ahmeti kalin për dorë kinse ishin kalimtar të rastit si grua me burrë, i hetuan ushtria, i ftuan të ndaleshin por ata nuk u dorëzuan filluan rrezistencën ball për ball me ushtrinë e kapiten Kaliqaninit, pas një rrezistence gjatë luftimit, disa orësh, Sherif Voca kishte ndërruar jetë ndërsa Ahmet Z. Arifi ishte plagosur rëndë por që arrin ta çaj rrethimin, ai i plagosur rëndë, i cili nga gjakderdhja e madhe duke mos pasur mundësi askush ta ndihmonte, Ahmeti ndërron jetë në balkonin e xhamisë (hajatin e xhamisë) në Mitrovicë «Hysen Qaush» që në popull njihet si «Xhamia e Haxhi Veselit». Sherif Voca dhe Ahmet Arifi përfunduan jetën si dy fatos të Shqipërisë Etnike.

Vëllai i Ahmetit, Xhemajl Z. Arifi, u interesua me përkujdesje maksimale për familjen e vëllait të rënë për Shqipërinë Etnike derisa ishte vetë në jetë, meqë ishte Xhema një intelektual i mirëfillët, ai ishte madhështia e çështjes kombëtare, i njohur në popull Mulla Xhemë Sllatina, atë OZNA jugosllave e arrestuan dhe me 22 dhjetor të vitit 1944 u pushkatua së bashku me tetë mijë shqiptarë tjerë të burgosur në Gjilan.

Tash më dy familjet mbetën jetima pa mbikqyrjen e ashujt. Gjyshja Miradija pësojë edhe shumë pikëllime tjera, sepse asaj pas pushkatimit të vëllait të burrit nga sigurimi ushtarak serbo-sllav i vdiqën brenda gjashtë muajsh edhe tre djemët e një vajzë, ajo mbeti vetëm me djalin e saj Beqirin katër vjeç, prandaj Gjyshja Miradije (Bajrami) Arifi nuk gjeti rrugë tjetër pos të shkoj në opqinë te familja e qikënisë, ku aty me djalin Beqirin e vazhdojë jetën për gjashtë vite.

Familja e qiknisë, pra, vëllai i Miradis, Bajrami, e fejon djalin e motrës Beqirin në moshën 10-të vjeçare, ku, në këtë mos të djalit Gjyshja Miradia së bashu me djalin e saj kthehet prapë në shtëpi të burrit. Posa merr vesh vjehrra e Miradisë, që e quanin «Nëna Çamë», edhe ajo kthehet në shtëpinë e nipir Beqirit, gjegjësisht në shtëpinë e djalit të saj Ahmetit, tashmë i rënë dëshmor për Shqipërinë Etnikeme, sepse edhe ajo gjatë kësaj kohe qëndrojë në opqinën e saj.  Nëna Çamë uronte, renë e saj Miradin, me këto fjalë: «Paq dritë dhe shpërblime në këtë botë e në tjetrën që më krheve prapë në vendin e djalit këtu të jap shpirtë»., madje ajo merrte postoqinë e dashit në onorr dhe çdo hërë përsërite urimet.. Vëllai i Miradisë, Bajrami, e marton nipin Beqirin në moshën 16-të vjeçare, pas shumë vuajtjeve rikthehet prapë drita dhe kënaqësia e madhe e Gjyshës Miradie me përplot nipa e mbesa që e donin dhe i donte Gjyshja aq shumë, ajo i kishte rritur me kënaqësi dhe përkushtim të jashtëzakonshëm nipërit dhe mbesat e saj, derisa ajo ishte gjallë familja e Gjyshës Miradije arriti numërin e anëtarëve të familjes në 34- të. Siç thoshte populli «Sjelli Perëndia bereqet populli ynë me shtim biologjik u madhërua apet»…