21.5 C
Zürich
Donnerstag, September 17, 2026

Volumi satirike poetik: Akademia e Zuzarëve

Autori Faruk Tasholli

Dy fjalë mbi autorin:

Faruk Tasholli lindi në Gadime të Rrafshit të Kosovës më 1958. Mësimet e para i kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Ferizaj. Fakultetin Filologjik, Degën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe e përfundoi në Prishtinë.Në viti 1980 ishte gazetar, redaktor i rubrikës së kulturës në gazetën e studentëve "Bota e re" të Prishtinës. Më vonë nga viti 1988 kaloi në Redaksinë e Programit Kulturor të Radio Prishtinës, ku punoi deri më 5 korrik 1990, ditën kur forcat policore serbe mbyllën Radiotelevizionin e Prishtinës në gjuhën shqipe.
Ka bashkëpunuar me gazetat e përkohshme në Kosovë si, «Fjala»; «Zëri»; «Kosovarja». Në vitin kurse më 1994 emigron në Gjermani. Atje vazhdoi bashkëpunimin me Programin satelitor të Radiotelevizionit Shqiptar në Tiranë, dhe më vonë u angazhua në organet e shtypit shqiptar në emigracion si "Ora", "Bota sot" dhe "Fakti", duke vazhduar të punojë një kohë edhe në Radion shtetërore gjermane "Deutsche Welle", programi në gjuhën shqipe në Këln.
Ka botuar: poezi për fëmijë "Mos u rrit pa mua" (1978), Ferizaj, «Rosat mësojnë patinazh»; (1990).
Veprat për të «Drita të largëta»; (1984) dhe «Tjerr fusharaku»; (1988). Ka shkruar vargjet për qindra këngë, shumica e të cilave janë bërë hite në njëzet vitet e fundit. Aktualisht jeton në Ahen të Gjermanisë.

Vëllimi poetik: Akademia e Zuzarëve
Sot, është vështirë të lexosh humorë duke ruajtur rregullat e satirës, por vëllimi poetik “Akademia e Zuzarëve”na jep të gjithë ato kritere ku Satira, ajo kaustike, therëse, e tërthortë, që nuk ka
detyrim të na bëjë të qeshim, por në të vërtetë duhet të na bëjë të reflektojmë, qoftë edhe të indinjuar, të na çojë në një një dimension tjetër, ku nuk fsheh po zbulon atë me gjithë lakuriqësinë dhe vrazhdësinë e saj. Satira e Tashollit në Akademinë e Zuzarëve është ajo satira që trashëgon nga Aristofani modelin e lirisë së fjalës dhe të mendimit, brënda ka moralin e Horacit dhe
Juvenalit. Në efektin e saj shumë therës i përmbahet asaj franceze, dhe në ideale përmban satira përmban kodin të demokracisë athinase. Ajo që ai nuk anashkalon janë figurat
Presidencialët, e cila afrohet me satirën politike angleze e na kujton epitafin burlesk që John Wilmot, Earl of Rochester postoi pa turp në derën e dhomës së gjumit të mbretit Charles II:
"Këtu qëndron Mbreti, Zoti ynë Sovrani ynë / Fjalët e të cilit ai nuk i beson askujt, / Kurrë tha marrëzi, / Kurrë nuk e praktikoi urtësinë, mënçurinë”.
Satira e Tashollit, është edhe vazhdimësi e satirës të asardhësëve të tij Konica, Fishta, Çajupi, bazuar në një informim dhe kulturë të larmishëm që zotëron autori si dhe mbështetur në teknikat gjuhësore, që zotëron në lojërat fjalëve, citate, anekdoda.
Libri Akademia e Zuzarëve nuk është e grupuar me kapituj. Këto satira, janë të vendosura në një hapsirë boshti i të cilit ruan një fill logjik dhe organik midis tyre . Ato janë në një linje progresive,
por në të njëjtën kohë edhe ndërthuren midis tyre, e metamorfozohen në puzzle të asaj atlante ku rrugëtohet bota shqiptare.
Satire politico-sociale Akademia e Zuzarëve ku në kazanin e saj zien personazhe të ndryshme, përman nota të thjeshta, ku dallohet se kush është i brishtë dhe kush është i fortë, kush pëson një padrejtësi dhe kush e bën atë, dhe herë herë një satirë progresive ironike deri në groteske mbërthyer në atë dozë e vlere artistke të cilën e bënë të aftë e të kuptueshme për të gjitha
moshat.

Vëllimi poetik Akademia e zuzarëve është një feniks: Satira e tij pushton dhe e rrafshon magmën satirike e të qeshurës empirike dhe të një qëllim në vetvete, ajo merr krah dhe bëhet globale"

Le të shohim konkretisht disa tema të trajtuara nga autori në këtë vëllimi poetik Në penën e tij autori ka kapur të gjitha sferat: shteti, shoqërinë, politikën, veset e shoqërisë shqiptare. Satira e tij kthehet në anekdota të thjeshta, ku deputetë, ministra, bussnesman, si një stil dantesk grupohen në ferrin “Dhifqat e Kosovës” . Në këto parodi, mbizotëron sarkazma që
spërkasin nota groteske, dhe e lejojnë lexuesin të zhvillojë kërkimin e një "ligji moral" pa prishur kalibrin “ekuilibr” në kriteret e masës.
Satira e tij është një teatër, ku hosteni arrin herë si denoncim, herë si gjykim, dhe herë herë si reflektim. Personazhet e tij janë politikanë të fryrë e të pangopur, pinoku është pushtetari por edhe opozitari, deputeti në parlament i paaftë por edhe anti kombëtar sa arrin dhe shan Skënderbeunë heroin legjendar kombëtar Akademia e Zuzarëve përmbanë parodi e skece të një degradimi kulturor, ku trajtohen plagët e shoqërisë shqiptare të sotme: diplloma të blera, akademikë me tituj e plagjatura të vjedhura, personazhe në politikë që dije barinjë sot pushtetarë, por edhe politikan maskarenjë, “baballarë të kombit” që kanë shitur atdheun.
Satirën e tij mbi Kosovën dhe Kosovarët është e dhimbshme, ka derdhur lot aq sa tani satira e tij shëndërrohet në ortek kripe, bëhet më fortë, mbështjellë pa mëshirë, ushtron trysni, nuk bënë moral por të çon në linjën e reflektimit.
Në satirën e tij autori nuk jep direktiva, por vë në dukje veset shoqërie shqiptare, të dehur ndonjëherë nga krenaria boshe, herë fudull, herë kryeneç, me tendencën e mburravecit, një Kosovë që sytë i mban më tepër nga Turqia dhe harron të kthej shikimin nga Shqipëria. Pena e tij kap probleme që i njohin shumë mirë, por shpesh apaostrofohen, herë anashkalohen, apo kthehen strateg të situatës.
Mbizotëron monologu, i cili bazohet më shumë në dialog të shkurtër. Një monolog prerëse, me notat therëse, shprehje sintetike por plot kuptim, që e bëjnë lexuesin të ballafaqohet me
apologje të cilët variojnë nga problemet morale, qytetare, pseudopatriotike , deri te sjelljet më të përditshme dhe të zakonshme.
Shumë nga skenat komike e thumbuese rrjedhin jo nga maja e pjedestalit, por nga një soditja personale e tij ndaj shoqërisë, zbërthen veset e saj, dhe vazhdon e thumbon pa marrë një
pozicion superior.
Akademia e Zuzarëve është një antologji e vogël, domosdoshmërisht e paplotë, me satirë të thellë me një tematikë të gjerë pjesë historike të kombit tonë, me një penë të fuqishme ku herë herë tëkujton Fishtën, herë Konicën dhe herë Çajupin.
Satira që autori bënë ndaj politikanëve të sotëm, është një satirë e drejpërdrejtë, pa doreza, e guximshëme. Ai zhvishet nga ai xhamadan Via- Via që i përket, lë menjanë rapsoditë që ato mos
të ndoten, mban larg plsin prej çallmave, vendos kurorën e ndershërisë intelektuale që e karakterizon, dhe qëllon me një folklor popullor:
“Dhin Kosovën, dhin edhe miqësinë jasht e mbrena.
Merr kurajen populli im, jepi pare për pelena.”

Satira bëhet sa groteske aq edhe e dhimbshme kur flet për Nënë Kosovë
Kush zenë i pari anën
Ripeni me hez nënën
nga Padshtriku në Çakorr,
mos i lini vend as Vorr.
Satira i drejtohet në mënyrë të drejpërdrejtë popullit shqiptar se ai po humet çdo ditë e më tepër puzzl prej atij mozaiku kombëtarë, ku është thurur me gjakun e të parëve: Besa, feja e Shqiptarit është shqiptaria! Sot zihemi për fe, vishemi si arabë, përshëndetemi si ta. Harruam veshjet e stërqyshërve tanë, kulturën, rapsoditë, dhe kostumin e një populli më të lasht atij Dardano Ilir.
“Jemi popull fantastik,
dy shqiptarë e katër sekte
kishë apo xhami çfarë po bëhet në Aja Sofi.?”
Një tjetër plagë e popullit shqipar hemorragjia “Parti”. Është e çuditshme që nuk ngrihemi në demostrata për të drejtat tona të mohura, por kur flitet për Parti:
“Kur është fjala për parti
dy shqiptarë e tre parti
Thyejmë dhëmbë e thyejnë bri”
Në Akademinën e Zuzarëve merr nuanca edhe kultura e Lindjes, akoma jemi ai luledielli i Titos që sytë e dhe zemrën do ta kthejë nga lindja. Në nuancat e kësaj tematike janë një sërë poezish.
Në satirë nuk kursehet as edhe karakteristika e shqiptarit e ashtuquajtur “Burrëria”. Në satirë shprehet nëpërmjet “Burrëria trasplante” një burrëri Burracash, që janë kaq trima të cilët
kthehen në Don Kishota, ku nuk rrinë dotë pa luftë, dhe që shohin armikun edhe atije ku nuk egziston .
“Lutje zotit për shqiptarët që nga koha e Ilirisë mos i lërë pa armiq”
Shigjeta e Tashollit nuk është e mollës së Vilehem Telit, kthehet në disk, ku fluturojnë tepsi në sofra, e zuzarët me raki e fli përpara bëhen trima me pallavra.
“Jemi specje si askush
Cfarë na duhet parlamenti?
Kur me shekuj kishim oda
Oda të vogëla oda të mëdha
veç për burra veç për gra
Jemi burra gurë katundi, rreth tepsisë me besa besë
Ku as gëk ja bëjnë gratë.”
Në satirë përfshihet edhe tema e emigranti.Ata që emigrojnë për arsye ekonomike apo për të shpëtuar nga një realitet i hidhur shpesh arrijnë të gjejnë mirëqenie ekonomike ku të fillojnë një
jetë të re. Por, cili është çmimi për të paguar kur kthehen në tokën e tyre të përmalluar?
“Dilni shani mërgimtarët
Në dyluftim me njëri tjetrin
Harruam ujkun atë- të vjetrin.”

Është për të ardhur keq se i Shqipëria dhe Kosova shpesh kanë ulur numrin e varfërisë me remitancat e emigrantëve dhe Tasholli këtë realitet e përmbledh:
Ne budallët e diasporës rrit me mallin e Kosovës
Me djersën tonë zbutet vorfnia,
e merita merr qeveria.
Satira bëhet e hollë, kur trajtohej problemi i koron virusi të 2020.
Është për tu çuditur se sa me lehtësi i marrim ne shqiptarët disa fenomene, si ajo e Kovit 19 dhe jo vetëm por sa të papërgjegjshëm përballë një problemi kaq dramatik
“Nuk çajmë kokë për kovida
hudhra plot ka Rahoveci,
të shpëtoj si do mileti. “
Satira e Tashollit prek edhe temat aktuale të karakterit ndërkombëtar si Serbia, Jerusalemi, Ballkan i hapur, Kremlini, Ukraina. Janë tematika të vështira, delikate, por autori me penën e tij ka ilustruar duke mbajtur si një ekuilibër po ashtu edhe një qëndrim sa kritik, real por edhe grotesk.
Një tjetër satirë e fortë është “Hiq dorë Kadare nga Nobel”. Autori nëpërmjet një esklamacioni si dhe një shkrirje midis lojës satirike dhe të së vërtetës vë në pahë, jo Kadaren në vetvete, por kërkon të evidencojë makinacionet, që bëhen në këto rangje në zgjedhjet e individëve të iu dorëzohen çmimet ndërkombëtare në rastin konkret ai i “Nobelit”.
“Të të shoh në një rradhë nuk ndjehem mirë hiç
Me një Peter Handke një Ivo Andriq”
Letrat më të bukura ngel ajo për Presidentin Rrugova e cila përmban fjalët më të ngrohta, më të sinqerta, ndjenjat më fisnike përmbledhur në binomin “mik dhe president” shprehje këto të pa hedhura në letër, por që kuptohen nëpërjet antitezës së satirës.
Satira e tij prek dhe vëllezërit e Tiranës. Me tematikat si Enveri midis nesh, parodia O moj Shypni, satira groteske godet mbi politikën antikombëtare dhe drejton shigjetën mbi thikat e ngulura pas shpine që është bërë këtij populli duke shitur trojet shqiptare.
Në pushtet janë oligark që konkurrojnë me miliardarët nëpër botë, një President Skrapali, e ironizon me komuna me shpresën “ të ngata si Lazarat”. Një akademia e zuzarësh ku bënë pjesë
edhe Mass media e cila në vend të sensibilizojnë hallet e popullit të cilët vuajnë e mezi nxjerrin bukën e gojës kthehen në pelivane në duart e pushtetarëve.
“Në mbrëmjet e lodhura Shqipëria në ekran
Konferenca, shtypi gazetar, politikanë
Të gjithë pas mikrofonit kush qet fjalë i pari
Si t’vekrronin dhitë për një cjapë Skrapari” (Satirën me këto vargje e ka titulluar Dhitë e Skraparit)
Satira e Tashollit merr ngjyrime universale: Njerëzimi ka evoluar në teknologji, por substanca ngelet po ajo, është e njëjtë. Korrupsion, shpërdorim detyre, përdorim të fondeve publike për
qëllime private, gjyqe që fillojnë dhe nuk mbarojnë kurrë, qytetarë të paditur apo të dëbuar. E gjithë kjo mund të përmblidhet vetëm me një titull “Kushtetuta e Athinës” nga Aristoteli.
Tasholli godet degradimin që i bëhet gjuhës shqipe. Gjuha shqipe fatkeqësisht ka hyrë në nj rrugë të kaosit të pakthyeshëm gjuhësor në të gjitha nivelet e cila reflektohet edhe në sjelljen e,
akademikëve, parlamentarëve, gazetarëve të cilët duhet të japin një shëmbull për gjuhën tonë të artë e më të lashtë në Europë. Kaq të pa shpirt e të pa kulturuar jemi ne që kemi gjuhën më lashtë në Europë që të tjerët e ëndërrojnë ta kenë gjuhë të tyre, që arbëreshët e mbrojnë për më tepër se pesë shekuj, ndërsa ne popull inferior dhe me komplekse na vjen turp ta flasim? Akoma nuk e kemi kuptuar se Anglishtja, me stilin e saj të thjeshtë dhe thelbësor, është bërë modeli vetëm komunikimi ku gramatika dhe sintaksa e kësaj gjuhe janë reduktuar për shkak të nevojave të komunikimit financiar dhe tregtar; që do të thotë se për të qenë e përdorshme nga folësit në të gjithë botën, ajo duhej të reduktonte një pjesë të madhe të rregullave të saj gjuhësore, duke u shndërruar nga anglishtja (gjuha e vërtetë e Mbretërisë së Bashkuar) në anglishten e thjeshtë (gjuha e komunikimit ndërkombëtar, një i përdorur brenda Parlamentit Evropian). Është gjuhë bisnesi gjuha e bukës por jo gjuhë e shpirtit, gjuha e etimologjisë ajo është vetëm shqipja.
Stili i satirës së Tashollit ngelet me strukturë poetike, herë me varg të shurtër herë me vargun e gjatë. Titujt e poezive satirike shpesh herë mbajnë sintezën, si në satirat: Për një both presidenti, Për dy lekë pa dy gisht fytyre etje. Në të përmbledh elementet e anakdodave: Dhitë e Skraparit, Doktor Adhamudhi, Dhia E Marefcit.
Akademia e Zuzarëve fillon me satirën “Himnin e Uçkurit”. Autori Stilistikon më fjalën Uçk-uri dhe ironizon me vargjet:
Të gjithë atje duke u nënshtruar.
Të lidhim besën për relaksim!
Autori, jo pa qëllim e bënë këtë,sepse mbylljen e ciklit e përfundon me satirën “Grevë”.
Nuk është paradoks, është ky çelsi i leximit si edhe të veprimit.
Forma më e larte e demokracisë për të kërkuar të drejtat si dhe e për të përmbysur të pa aftin, janë grevat, demostratart, e jo të qenit pasiv.
Satira e Tashollit siç e shohim na bënë t’i shohësh gjërat nga këndi rreptë, vendosur në një liqen të valëzuar ku pasqyrimi ngelet simetrik me origjinalen. Satira e tij është transversale, e acart, çpon godet drejtpërdrejt, dhe bëhet objektive.
Suksese të mëtejshe.

Poeti Faruk Tasholli
Faleminderit për këtë vepër kaq të bukur dhe të veçantë shkruar nga Ju!
Ornela Radovicka Qëndra albanologjike mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe, themeluar nga A.Bellusci 1980