Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për Artin dhe Kulturën. Ky projektligj është miratuar me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Me miratimin e këtij Projektligji do të ofrohen zgjidhje për problemet shumëvjeçare për institucionet publike të kulturës dhe po ashtu edhe për ato të skenës së pavarur.
“Si projektligj që trajton skenën kulturore më të përgjithshme, politika e re kulturore me të cilën është hartuar ky projektligj ofron zgjidhje për probleme shumëvjeçare si për institucionet publike të kulturës po ashtu edhe për ato të skenës së pavarur. Korniza ligjore momentale është e komplikuar, është tejet burokratike dhe shpesh herë edhe ngufatëse për lirinë kreative dhe artistike”, tha ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.
Me me ligjin e ri, Çeku tha se do të krijohet një politikë e re kulturore, me vizion të qartë zhvillimor.//Transnacional.ch//Observerkult//.

























