22.5 C
Zürich
Mittwoch, September 16, 2026

Kur mikpritja dhe dashuria për kombin, mbeten  binomi  kryesor i shqiptarit në emigracion

Në këtë botë të globalizmit, jo gjithshka rrjeth dhe izololohet brënda perimetrit të kibenetikës dhe as eklipsoht në qarkun e saj “emigrim” ku ndihesh i apastrofuar ndaj botës, por është edhe ajo pikatore humane, e gatar me vena e pulse që edhe pse rrjedh në linjën e segmentit,  egziston dhe mbijeton në formën e saj më të pastër. 

Dr. Ornela Radovicka
Qendra albanologjike pranë Bibliotekës A Bellusci \ Calabri

Stacionet e mëdha të japin përshtypjen e ftohta e sterile ndaj atyre vlerave humane, ku vetëm vrapohet apo të mbushura me rradha të gjata, e të duket sikur të rrethojnë njerëz indiferent, ku vendosin kufjet dhe humbasin në botën e tyre. Por kjo teoremë zgjat pak, sepse mjafton pak orë në tren dhe kupton se se nuk është ashtu. Studenti gjerman ndërsa hap pakon me biskota të fton dhe të thotë; Dëshironi ndonjë zonjë? Emigrantja italiane në Gjermani flet gjermanisht, por më vonë kur kupton që banon në Itali  fillon dhe flet gjatë e gjerë për krahinën e saj Venezia. Brailiana që vjen si turiste sa herë që ndesh shikimin të buzëqesh.

E ndërsa zbret në qytet, dhe kërkon dëshiron të bësh një foto në pjesët e tij më atraktive nuk heziton dhe ndalon dikë që e shikon të arsyeshme për të bërë një foto. Ndodh që personi në fjalë  në pamjen e parë të duket indiferente apo kryenec..Por ai\ ajo ndalon menjëherë,  Ti i dorëzon telefonin tënd, ai \ajo të jep një buzëqeshje, dhe jo vetëm të shkrep foton, por edhe kërkon të të kënaq me shkrepjen e tij.

Pikërisht pas këtyre çasteve kupton se jemi ajo “qënie sociale” me formën e saj më lartë “feeback” sepse nuk vendosim barrjerat tona, nuk tregohemi agnosticist, nuk vendosim as atë strukturë apo  model “ delir madhështie” për shkak të inferioritetit që na karakterizon njerëzit me komplekse, por ato pak sekonda ku ty njerëz që kurë nuk janë parë midis tyre sinkronizohen dy botë njerëzore, dy kultura të ndryshme, në respekt të njeri tjetrit në objektivin e shkrepjes.

Por, le të kthehem tek udhëtimi im për në Zvicër. Kur bëjmë ndonjë udhëtim në Zvicër shumë shpejte do të do të dëgjojmë nëpër rrugët e saj gjuhën shqipe dhe nëse do të futesh në kontakt me ta shumë shpejt do kuptoni që mikpritja dhe dashuria për kombin, tek ky popull shqiptar kosovar janë binomi që i karakterizon akoma ata.

Mendoj se një popull i kulturuar karakterizohet nga fisnikëria, ku bujaria e vërtet nuk vlersohet nga  sasia apo cilësia e pasurisë  vetjake të individit(që në fund të fundit atë pasuri e ke per vete) por varet nga “eksponenti i shpirtit”; si ofron këtë bujari.

Në datën 18 qershor Mik Rexhepi, më fton për promovimin e librit të tij në Luzern. Pasi mbaroj një sërë impenjimesh të mia pune, rreth orës 15 mbrrijë në Luzern. Për mos ta shqetësuar se ishte akoma shumë herët nuk i shkrova Z Rexhep që mbrrita, por kur hap telefonin shikoj që ai më kishte shkruar, që ishte nisur me vajzën, dhendrin dhe nipin e vogël e pas disa minutash ishte në stacion.

Është për të përmendur që stacioni Luzernit ndodhet në një zonë atraktive\ tërheqëse , ku fare mirë mund të dalësh pa problem në breg të liqenit e të vizitosh qytetin, e koha iken për bukuri, por mik Rexhepi në rradhë të parë është shqiptar, është kosovar, dhe miku për ta është i shenjtë.

Mendoni që Z. Rexhep i ka kaluar të 80, dhe pse temperaturat atë ditë arrijnë 31 gradë ai për korrektësi del e më pret. Ishte i shoqëruar me bijën e tij të Vogël Merita dhe nipin. Të përshëndesin dhe të përqafojnë sikur i njeh prej kohesh. Ajo çka është interesante përmblidhet në faktin se vogëlueshi komunikonte një shqipe toskë. Kur e pyeta se ku ke mësuar gjuhën shqipe ai më tha: Tata ime është nga Përmeti, por këtu në Gjermani jemi vetëm dy shqiptar?

Dy shqiptar? –  iu përgjigja unë si në automat.

Po! Janë nëna dhe Gjyshi- shtoi Ai.

Vogëlushi kishte krijuar këtë filozofi sepse gjyshin dhe nënën nuk i dëgjonte kurrë të flisnin gjermanisht, ndërsa të tjerët flisnin edhe gjermanisht, dhe për të shqiptar ishin vetëm këta dy.  Vura buzën në gaz.

Pasi bëmë një shëtitje të shkurtër me ta, Vajza e vogla e Rexhepit Merita thotë: Babi ne jemi të shoqëruar me djalin e vogël dhe ka dëshirë të shkojë tek lojnat këtu afër, prandaj të lutem merre  këtë kartëmonedhë dhe merrni diçka me Ornelën tek lokali pranë liqenit. Mu mbushën sytë me lot, për një çast e kisha bërë edhe unë me tim at disa herë dukur kur e kisha gjallë.

Është xhesti më i thjesht, por edhe më i këndshëm që mund të bëjë një bijë për karshi të atit, jo se prindi nuk ka, por i jep mundësinë atij që ndihet krenar që ka rritur një bijëz me vlera njerëzore; atë të mikpritjes.

Mik Rexhepi është njeri i kulturës, i arit, dhe fotografia për të është jo vetm elementi bazë e një fotoreporter, por është edhe një element pasioni. Ai më merr në shetitjen e tij si prindi që merr bijën dhe më përcjellë të shohim qytetin.

Atraktimi i parë në prani të stacionit është Kapellbrücke, e punuar me dru në kohët mesjetare, e dekoruar shumë me piktura dhe e konsideruar si një nga urat më të vjetra të mbuluara prej druri në Evropë.

Ai më thotë se kur u dogj kjo urë pikturat e kohës që gjenden brenda saj, riprodhimet e tyre ishin ruajtur në arkivat dhe ata për ta mbajtur sa më origjinale qytetin e tyre e ribën ashtu siç kishte qenë që nga fillimi i saj.  Midis atyre  kompozimeve ishte edhe shqiponja dy krenare. Këtë nuk e vura re por ma tha Z. Rexhep.

Një tjetër simbol i qytetit është Museggmauer, rrethimi me mure me kulla, i cili ka ruajtur pamjen e tij origjinale.

Marrim në të majtë, hyjmë në qëndrën pedonale te qendrës historike, ku bien në sy shtëpitë historike, të zbukuruara me afreske, të cilat inkuadrojnë sheshet, si ai i Weinmarkt. Lucerni është qyteti i shesheve dhe kishave.

Luani që vdes, i gdhendur në shkëmb për të përkujtuar heroizmin e zviceranëve që ranë në 1792 në Tuileries, është një nga monumentet më të njohur në Zvicër dhe emblema e tij.

Panorama Bourbaki, e cila shtrihet në një gjatësi prej 112 metrash, Lucerni ka një nga të paktat vepra monumentale të ruajtura në botë.

Edhe pse mosha biologjike bënë të vetën Z. Rexhep që ngelet në shpirtin e tij të etur për kulturë, art komb, ai është gjithmonë me aparatin e tij të reporterit dhe i vëmëndshëm.

Ndalojmë, në një lokal të këndshëm buzë liqenit,  ulemi dhe ndërsa presim atë që do të konsumonim tel At Belluscin. Ndihet disi i lodhur disi, por minutat që na i përkushton janë gjithmonë të shenjta.

Zvicera është e bukur por shpirti i mik Rexhepir është Kosova.  Më rrëfen me shumë ngrohtësi për miqtë e tij, për mësuesit e tij, dhe më flet me shumë e dashuri për ish kolegët, si dhe për punën e tij në gazetën Rilindja. Kujtimet e tij janë të shumta dhe të ngjeshura. E pyes për zonjën e tij Hamiden më thotë se është në Kosovë dhe se ai kishte ardhur në Zvicër vetëm për promovimin e librit.

Ora 19 mbrriti dhe vajza e tij  Merita së bashku me të shoqin dhe djalin e vogël Liani na shoqërojnë për në vendi ku do të mbahej Manifestimi ; Gjurmët e rrënjëve tona.

Oborri ishte mbushur plotë. Marrim rrugën për te salla.

Binte në sy skena. Dy pikturat e skenës ku do të mbahej fjalimi ishin kordinuar dy piktura dinjtoye si në përmbajtje edhe në formmë.  Nga njëra ana ishte vendosur piktura e Skënderbeu nga ana tjetër  ajo e nënë Tereza. Në fund të sallës një ekspozim me veprat mbi tematikën bërë nga artistë të rinjë Marigona Toma, Kristiana Martini Komani, dhe Arsim Berisha. Janë artistë edhe në shpirt. Të heshtur në fjalë, sepse flet vepra e tyre, flasin ngjyrat, linjat, format, dhe madhështia e shpirtit të tyre shkrirë në acquarrelën e dashurisë për kombin. Janë vërtet vepra cilësore, portrete në dimensione….

Emcionet  shtohen kur kori i Misionit në Lucern, të cilat kënduan himnin e Gjergj Fishtës e së bashkë me ta të rejat dhe të rinjtë e Ansamblit “ Shqiponja”

Porsi fleta e Êjllit t’ Zotit
Po rreh Flamuri i Shqypnís
E thrret t’bijt e Kastrijotit
Me u mbledhë tok nder çetë t’ushtrís.
Bini, Toskë, ju, bini Gegë!
Fjalën e hapjes e mbajti zoti Nue Zalli.

Shqiptari i Kosovës nuk i humbet rrënjët me tokën e tij, si edhe lidhjet e drejpërdrejta me të, këtë na e konfermon edhe ftesa e bërë Professor Doktor Blerim Latifit, i cili mbajti kumptesën “Arbëreshët model dhe fryëzim në ruajtjen e identitetit. Profesori ishte shoqëruar nga Bijëza e tij vogëlueshja Dafina. Ishte kënaqësi të shikoje edhe një vogëlushe në sallë.

Evenimenti ishte organizuar nga shoqata humanitare, Nënë Tereza me drejtuesin zotin Nue Zalli.

Zotin Zalli për herë të parë e shikoja, një njeri i thjeshtë aq edhe patriot, këtë e them për arsye se  menjëherë sa mbarova ligjëratën mua afrua dhe më kërkoi një kopje të artikullit.

Nikoqiri ishte Don Anton Uka  i cili insistoi dhe preku argumentin mbi peshën dhe rëndësinë që duhet ti japin akademitë e shkencave dhe institucionet vlerave të veçanta traditave kombëtare dhe humanitare.

Më erdhi keq vetëm për faktin se koha e pamjaftueshme penalizoi Mik Rexhepi që të thoshte edhe ai mbi përshtypjet, kujtimet  dhe punën e madhe të tij mbi vizitat në Kalabri.

Mik Rexhepi është paqësor, altruist, dhe e kaloi këtë moment, me formën më demokratike dhe inteligjente që bënë njeriu i zgjaur dhe ekuilibruar.

Janë poetët ata që dinë ti japin ngjyra fjalëve, shpirtit, dhe këtë çaste na i sjellë poeti Bardhec Berisha.

Kënga dhe muzika është shpirti i shqiptarit. Ai ka kënduar në vatra kur prist miqtë, në dasma, por edhe në vaje. Shpirti i shqiptarit ashtu si e arbëreshit nuk mund të qëndroj dot pa këngën, dhe këtë atmosferë në format më të larta profesionale  por edhe aq humane, na i përcjellë artistja pianistja shqiptare Ermira Lefor  tashmë e afirmuar në Zvicër, Kalabri ku janë arbëreshet por edhe nëpër Europë ku ka shqiptarë. Ajo është një zonjë bukuroshe, e fisme aq edhe e ngrohtë, amplituda e saj lëvis sa të një kontriubutë profesinal, por dhe me një repertor patriotik.

Pianistja Letfor ishte e shoqëruar nga këngëtarja Enkelejda Basha, me zë të bukur si bilbili, por edhe me shpirtin e saj të ngrohtë, të dyja së bashku përfshijnë publikun, ku ato vargje malli, malinconie, krenarie kombëtare, shkrihen në flatra, e të përcillnin në kaltërsi ku fabrikohen yjëza shpirtit të një popoll stoik.

Një rol adeguat kishte moderatori dhe aktori Ramadan Morina, i zhdërvjelltë, i ekuilibruar, i mprehtë në humor  aq edhe  profesional në pozicionin e tij.

E si mund të harrosh duar artat e kokteilit të personelit të guzhinës Kastriot dhe Vera Frrokaj, ku shija dhe eleganca  ishin faqet e një medaljeje, ata dallohen jo vetëm për profesionalitin por mbi të gjitha për humanitetin që i karakterizonte, mirësjelljen që jepnin, patriotizmin që treguan.

Thuhet që Zoti nga parajsa toksore la lulet dhe rininë. Në fakt këta djem e vajza, forca e natyrës edhe pse të lodhur, me gëzimin e shpirtit që kanë në zemër u kapën dorë për dore dhe nisën të kërcenin. Aty  ishte Iliria

Ajo që më  bëri të ndihesha  vërtet mirë mirë  ishin vajzat e Mik Rexhep Rifati. Janë vërtetë të mbrekullueshme që të gjitha. I njoha nga afër atë mbrëmje. Kisha qenë e bindur se vetëm kodi i gjenetikës mund të jep një sentiment të tillë, por ja që po gabohesha, këtë previlegj ta jep vetëm shpirti i art, fisnik ai akt sa simetrik aq edhe linear njerëzor, ajo farë që ta jem familja por po se vadite si një trëndafil fragranca e saj e shenjtë vyshket, dhe këro vajza këtë elizir e kishin.

Këto vajza ( Afërdita, Teuta, Merita )  i shikoja për herë të parë. Ishin vajza të realizuara, ishin  të zonjat e vetes:  Ishin shkolluar, kishin një punë të mirë, dikush bisneset e tyre, një pozicion ekonomik të qëndrueshëm, por kishin ngelur aq të thjeshta, sa ajo modesti  i bënte ato akoma më  fisnike.

Nuk mund të harrojë përkujdesjen e Teutës, njërën prej vajzave të Rexhepit e cila nuk e humbi si edhe për një minutë atë mirësi, atë buzëqeshje, atë elegancë, atë mënyrën e saj të qenit në dispozicion, performancë atyre njerëzve të formuar, altruist, ku nderon mysafirin, por në të njejtën kohë në një farë mënyre nderon veten.

Teuta, sot për sot ka vetëm një djalë, i dashur si shumë fëmijë , fliste shumë mirë shqip. Interesante është se kur e pyet se nga je, Ai të përgjigjet: Jam Shqiptar! Për këtë vogëluesh me prindër me origjinë nga Kosova, ndërgjegja e tij i kalonte caqet e kombit, caqet e trevave, ai shkonte më largë, ishte edhe më i thellë se sa ne të mëdhenjtë, sepse  për këtë vogëluesh  Shqipëria, ishte pa asnjë linjë kufiri me Kosovën dhe po ashtu me trevat e Malit të Zi si dhe  Maqedonisë së Veriu.Për këtë vogëluesh atdheu i tij ishte;Një dhe i vetëm,  dhe quheshin shqiptar!

Ishte një mbrëmje e ngrohtë, ku rrëfehet, ku ndahen emozionet, ku shpirti vendoset i “ lakuriqtë” dhe ku konfrontohesh me përpjekjet për jetën, apo edhe suksesin tënd, por dhe ku nuk druhesh se dikush të gjykon për atë që ndien apo thua, por ndërsa je mes tyre percepton ato veshtime të ngrohta e të sinqerta, e bashkrenditesh në atë sinfoni ku të gjitha shpirtërat, lëvizin, e plotësojnë harmoninë humane.

Vjen mëngjesi, dhe dëgjova zhurmën e hapjes së bravës së derës. Ishte Teuta. Një drithmë më përshkoi në zemër. Mu kujtua xhesti që bënte im atë sapo ngrihej, se ndoshta dikush nga familja vinte dhe dera duhet të ishte hapur.

Ishte Mik Rexhepi, kishte sjellë briosh të ngrohtë, ndërsa Teuta kishte ndezur furnellat dhe po përgatiste mëngjesin. Ndihej aroma e shtëpizës ku memorja si një anakond të mbështjellë e të ngacmon ato dromca fëmijërie kur shkoje tek gjyshja, tek halla apo xhaxhai, e përqark ato gra duar artë të shtronin atë ushqim që kishte shijen dhe aromën më sublime, atë të dashurisë.

Pastaj ndërsa përgatitesh për të ikur, Teuta të përcjellë si një motërz  me diçka në dorë, sepse je për rrugë të largët, dhe ndërsa ndahesh, të falenderon të përqafon  dhe të thotë: Derën tonë e ke të hapur sa herë të vish!

Në ato momente nuk bën gjë tjetër veçse buzëqesh, e fsheh ato lotë që mund të shpërthejnë  nga momenti në moment si tulipane kripe, për këta njerëz bujar e fisnik e patroit që të prekin shpirtin nga mirësia që i karakterizon dhe ke fatin ti njohësh qoftë edhe një herë në jetë.

Tashmë kam cantën mbi supe dhe ndërsa hedh hapat reflektoj: Me siguri që ishin shumë të lodhor, por mbi fytyrën e Teutës si Diell shkëlqenin ato sy, pasqyrë e shpirtit të saj esmerald.

Faleminderit Ju mik Rexhepi dhe gjithë familjes suaj, pér mikpritjen sa të ngrohtë dhe patriotike patriotik, virtu kjo që o ke o nuk e ke, sepse as nuk blihet e as nuk sajohet,por ai vetëm edukohet në vite në zjarrin e jetës.