22.5 C
Zürich
Mittwoch, September 16, 2026

Thirrje për të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës që jetojnë brenda dhe jashtë vendit

Republika e Serbisë ( Lugina e Preshevës), bënë APEL për të gjithë mërgimtarët shqiptarë të Republikës së Serbisë të marrin pjesë në regjistrimin e tyre duke i paraqitur të dhënat e tyre personale, që nga 1 deri 31 tetori i 2022.

Të gjithë ata që posedojnë shtetësi të Republikës së Serbisë, të njëjtin dokument të ia dërgojnë familjarëve të tyre, të cilët janë me vendbanim në vendlindjen e tyre, që të evidentohen në fletëregjistrat e regjistrimit të popullsisë në tetor të 2022.

Regjistrimi i popullsisë shqiptare në Kosovën Lindore është me interes gjithëkombëtar, prandaj bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, të mos hezitojnë, por të kryejnë obligimin kombëtar.

Pjesëmarrja në regjistrim është ligjërisht e detyrueshme, por edhe me rëndësi të veçantë për të ndalë pasivizimin si dhe shlyerjen nga evodenca ekzistuese që po i bën Serbia për shqiptarët.