Dje në Bibliotekën e qytetit të Ferizajt, “ SADIK TAFARSHIKU” u promovua libri “ ZANA E SHËN MARTINIT”, roman i autorit Muharrem Blakaj (me banim në Zvicër), botuar nga Shtëpia Botuese “Rozafa”, Prishtinë 2022. – Në serinë romaneve dhe publikimeve të tjera të këtij autori që jeton e vepron prej vitesh në Zvicër, kjo vepër zë vend të veçantë si për kah përmbajtja dhe cilësia.
Teksti: Ismet Krasniqi- Lala& fotot Gani. K. Musa
Para një numri artdashës ferizajas e të tjerë, promovimin e moderoj Afrim Demiri, ndërsa për librin foli poeti, shkrimtari e kritiku letrarë Prend Buzhala, në emër të botuesit foli shkrimtari Ramadan Mehmeti, aktori Ismet Krasniqi Lala deklamoj pjesë nga libri.
Autori i librit “Zana e Shën Martinit”, Muharrem Blakaj i falënderoj të pranishmit për pjesëmarrje në promovim, në një ambient të veçantë, në një bibliotekë që ka libra dhe karrierë të gjatë në qytetin e Ferizajt. Më pastaj autori i librit i dhuroi bibliotekës një komplet libra të cilat i pranoj, Teuta Demiri drejtoreshë e bibliotekës, duke shpreh kënaqësinë që ky promovim bëhej në një institucion libri që mban emrin e atdhetarit dhe libërshpërndarësit më të madh në Kosovë, Sadik Tafarshikut. Promovimin e përcolli RTV Fontana.
Do theksuar se prozatori Muharrem Blakaj, që ka migruar në Zvicër për shkaqe politike, deri më tash pos tregimeve ka nxjerr në dritë edhe 4 romane mjaft voluminoze: “Misioni sekret”, “Thesaret e humbura” , “Atentat brenda germës L” dhe “Paraardhësit”, si dhe librin monografik “Rrugëtimi Fatal”.
Në përmbyllje të promovimit në ambientet e bibliotekës u shtrua një koktej rasti për të pranishmit si dhe rapsodi Nazmi Hajdari me bujarin e ti nuk lejoi të shpërndahemi pa e pi kafen e pasdites në njërën nga kafenetë e qytetit. Një falënderim shkon edhe për Ismet Salihun për mikpritje. U përshëndetem me dëshirë të takohemi së shpejti në promovime të tilla.

































